Përmet, investime të rëndësishme në zemër të lagjes historike për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmet, investime të rëndësishme në zemër të lagjes historike për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm

Qendra historike e Përmetit, një prej zonave më të rëndësishme të qytetit, por gjithmonë e padukshme si pasojë e mungesës së investimeve, tashmë me investimin madhor për rikonstruksionin e saj do të shpalosë vlerat reale arkitektonike dhe historike të saj, si një atraksion i vërtetë turistik.

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi në terren investimin, i cili është një nga më të mëdhatë e bëra prej vitesh në Përmet, me 4 projekte specifike; pjesa historike, lidhja me qytetin modern, sistemimi i Përroit të Bardhë si dhe sinjalistika e infrastruktura e dedikuar për turizmin.“Këtu jemi në zemër të lagjes historike, praktikisht Përmeti e ka patur gjithmonë qendrën historike, historikisht po asnjë nuk e dinte. Në 2016 e shpallëm qendrën historike, aty e përfshinë Përmetin tek Programi i Zhvillimit të Turizmit e Të trashëgimisë Kulturore, ku është Gjirokastra, Berati dhe Saranda. Punët kanë ecur shumë mirë, në bashkëpunim të FSHZH-së dhe bashkisë së Përmetit, edhe ka pas  shumë mosbesim për hir të së vërtetës. Po që nga hoteli, vila Përmeti, edhe shtëpitë e tjera kanë filluar të kthehen në bujtina, duke transformuar banesat e tyre.Për hir të së vërtetës bashkia i ka ndejtur në kokë dhe ka ende shumë punë për të bërë . Projekti nuk është vetëm qendra historike, por është edhe qyteti poshtë përfshirë edhe kinemanë.” – shpjegoi Ministrja Kumbaro, teksa shtoi se restaurimet kanë ruajtur elementët origjinalë të objekteve.

Pjesa e dytë e këtij investimi do të jetë jetëzimi i gjithë  zonës, përmirësimi i destinacioneve turistike me qëllim që të krijohet një turizëm të qëndrueshëm.

Previous Përmet, më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës për përballimin e sfidave të kohës