Postimi i atribuar Kryeministrit Edi Rama për ligjin për Zonat e Mbrojtura është i rremë

Në lidhje me një postim të shpërndarë nga deputetja Jorida Tabaku, duke supozuar se është i publikuar nga Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “X” dhe ku pretendohet se Kryeministri i është përgjigjur kërkesës së Parlamentit Europian se qeveria nuk do të shfuqizonte ligjin për Zonat e Mbrojtura, pasi populli shqiptar ka zgjedhur rrugën e referendumit, Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinionin publik se ky postim është i rremë.

Statusi në platformën “X” është i falsifikuar, nuk është publikuar nga Kryeministri Edi Rama dhe përmbajtja e tekstit nuk ka asgjë të vërtetë.