Prezantohet politika e re e Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve / Ministrja Kushi: Bazuar në konkluzionet do të përmirësojmë politikat tona - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Prezantohet politika e re e Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve / Ministrja Kushi: Bazuar në konkluzionet do të përmirësojmë politikat tona

Pas një pune disa mujore, Ministria e Arsimit dhe Sportit së bashku me Agjencisë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimin Parauniversitar (ASCAP) ka përfunduar procesin e hartimit të një paketë treguesish dhe procedurash për të realizuar një politikë të re për renditjen kombëtare të gjimnazeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të Parlamentit të Nxënësve, ekspertë e bashkëpunëtorë të tjerë, u mblodhën për të prezantuar, diskutuar dhe dëgjuar sugjerimet rreth kësaj politike të re, e cila synon rritjen e mëtejshme të cilësisë në arsim dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë për nxënësit e gjimnazeve.

“Renditja e gjimnazeve është shumë rëndësishme dhe u intereson vetë gjimnazet, për të bërë një krahasim me veten e tyre, cilat janë pikat e dobëta, pikat e forta, ku duhet të përmirësojnë më tej punën e tyre. U intereson padyshim vetë nxënësve, prindërve e familjeve. Por mbi të gjitha na intereson dhe ne, politikëbërësve, në mënyrë që bazuar në këto konkluzione, të hartojmë politika të reja apo të përmirësojmë politikat tona ekzistuese,” – u shpreh ministrja.

Renditja kombëtare e gjimnazeve erdhi si një prej sugjerimeve të grupit të punës që u ngrit vitin e kaluar për të analizuar thellësisht Maturën Shtetërore. Kjo renditje është menduar që të bëhet një herë në 3 vite, megjithatë periodiciteti do të vendoset përfundimisht pas vlerësimit të opinioneve dhe sugjerimeve që pritet të paraqesin palët bashkëpunëtore.

Previous Dita Ndërkombëtare e Romëve, Manastirliu: Në fokus punësimi dhe integrimi i komunitetit Rom