Programi "Shkollat e Shekullit 21"/ Ministrja Kushi: Nxisim tek nxënësit mendimin kritik dhe përdorimin e teknologjisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Programi “Shkollat e Shekullit 21″/ Ministrja Kushi: Nxisim tek nxënësit mendimin kritik dhe përdorimin e teknologjisë

Konkursi Kombëtar i Kodimit i zhvilluar në ambientet e ‘TechSpace’ në Tiranë ka shënuar dhe fundin e programit arsimor rajonal “Shkollat e Shekullit 21”. Në këtë konkurs programimi ku u përdorën pajisjet ‘mikrobit’ morën pjesë fëmijë të moshës 11-15 vjeç.

Në ceremonisë e dorëzimit të çmimeve morën pjesë Ministrja e Arsimit Znj.Evis Kushi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z. Alastair King-Smith

Ministrja Kushi i quajti shumë frymëzuese projektet e paraqitura nga të gjitha shkollat pjesëmarrëse në Konkursin Kombëtar të Kodimit në kuadër të programit “Shkollat e Shekullit 21”.

“Shumë faleminderit British Council, Ambasadës Britanike dhe të gjithë mësuesve të angazhuar në këtë program që aftëson më shumë nxënësit për mendimin kritik dhe përdorimin e teknologjisë në zgjidhjen e problemeve,- shkruan ministrja në një status në rrjete sociale.

Gjatë këtij aktiviteti 20 grupet më të mira të shkollave fillore nga gjithë Shqipëria treguan aftësitë e tyre më të mira të fituara në lidhje me zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik. Aty u prezantuan rezultatet këtij konkursi dhe u ndanë çmime për grupet pjesarrëse.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe British Council Albania kanë qenë bashkëpunuese në mbështetje të plotë të Programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili ka vendosur themele të forta për ndryshime të mëtejshme pozitive në sistemin arsimor të Shqipërisë.

Previous Ministeriali i Berlinit, Xhaçka: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën

Leave Your Comment