Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2023 miratohen nen për nen në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2023 miratohen nen për nen në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Projektbuxheti i vitit 2023 dhe paketa fiskale që e shoqëron atë janë miratuar në  nen për nen në  komisionin parlamentar për ekonominë dhe financat.

Në mbledhjen e sotme, komisioni mori në shqyrtim raportet e komisioneve të tjera parlamentare mbi projektbuxhetin dhe projektligjet e paketës fiskale të vitit të ardhshëm dhe më pas i miratoi ato me disa ndryshime.

Projektbuxheti i vitit 2023 parashikon një nivel të ardhurash prej 631.7 miliardë lekë dhe 687.2 miliardë lekë shpenzime, ndërkohë që rritja ekonomike planifikohet të jetë 2.6 %.

Një vëmendje e veçantë në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm i kushtohet përballimit të efekteve të krizës, ku rreth 50 miliardë lekë do të alokohen vetëm për mbështetjen sociale.

Drejtimet kryesore të projektbuxhetit 2023 janë: përforcimi i sistemeve të mbrojtjes sociale për të mbrojtur shtresat më në nevojë; garantimi i furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike dhe mos ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike; vijimi i investimeve në rritjen e kapaciteteve digjitale të ekonomisë dhe të qytetarëve.

Sa i përket paketës fiskale 2023, ajo synon të rrisë miradministrimin e të ardhurave dhe të përafrojë legjislacionin tatimor me direktivat e bashkimit europian, ashtu si edhe të reflektojë disa korrektime në ligjet aktuale, sipas rekomandimeve të fmn dhe diskutimeve me grupet e interesit. Parashikohen ndërhyrje dhe rregullime në disa ligje që zbatohen aktualisht:

projektligji “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e shqipërisë’, i ndryshuar”;
projektligji “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012 ‘për akcizat në republikën e shqipërisë’, të ndryshuar”;
projektligji “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920/2008 ‘për procedurat tatimore në republikën e shqipërisë’, i ndryshuar”.

Projetbuxheti 2023 dhe paketa fiskale që e shoqëron do të kalojë për miratim nen për nen në seancën plenare të datës 24 nëntor.

Previous Shkodër, krahasuar me vitin 2010, përballë prurjesh të ngjashme të ujit, situata në terren është krejt tjetër