Projekti “Qëndro në Shkollë” / Ministrja Evis Kushi: Për parandalimin e braktisjes shkollore bëhet një punë voluminoze nga të gjitha strukturat arsimore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Projekti “Qëndro në Shkollë” / Ministrja Evis Kushi: Për parandalimin e braktisjes shkollore bëhet një punë voluminoze nga të gjitha strukturat arsimore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe UNICEF Shqipëri mori pjesë në takimin e organizuar në kuadër të projektit “Qëndro në shkollë”, një projekt tre vjeçar i cili po zbatohet në partneritet me qeverinë italiane dhe UNICEF Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi theksoi rëndësinë e këtij projekti që mbështet mjaft mirë politikat dhe programet arsimore në vend për parandalimin e braktisjes shkollore, duke minimizuar efektet negative dhe dëmet që mund të vijnë, jo vetëm për vetë nxënësit, por edhe për familjet e tyre dhe shoqërinë.

Ministria e Arsimit bën një punë voluminoze nga të gjitha strukturat arsimore, duke nisur nga fillimi i çdo viti kur bëhet edhe identifikimi i nxënësve që kanë potencial të lartë për braktisje. Znj. Kushi theksoi se mësuesit kujdestarë, mësuesit ndihmës, punonjësit e shërbimit Psiko-Social, Oficerët e Sigurisë, në bashkëpunim edhe me prindërit, përpiqen maksimalisht që të krijojnë një klimë sa më familjare, të dashur dhe të ngrohtë për të gjithë.

Programe si Arti dhe Zejet, Ekipet Sportive, Shkolla Qendër Komunitare e bëjnë shkollën më tërheqëse duke ndikuar drejtpërdrejt tek ata nxënës që kanë tendencë braktisjeje, pasi shkolla krahas mësimdhënies, identifikon edhe talentet e tyre, duke i angazhuar, motivuar dhe zhvilluar në mënyrën e duhur, pavarësisht suksesit në mësimnxënie.

Në përfundim të fjalës së saj ministrja theksoi se të gjitha institucionet, ministritë e linjës, punonjësit arsimor dhe e gjithë shoqëria duhet të kontribuojë në parandalimin e hershëm të rrezikut për braktisjen.

Previous Mbledhja e Këshillit të Ministrave, miratohet projektligji për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis