Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 5 Shkurt 2025:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 90/2016, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË AUDITIMIT TË PROGRAMEVE TË ASISTENCËS, AKREDITUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj, fjalët “… Zyrtari Kombëtar i Autorizuar …”, “… drejtor i Agjencisë …” dhe “… zëvendësdrejtor i Agjencisë …” zëvendësohen me “… Zyrtari Kombëtar Autorizues …”, “… drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë …” dhe “… zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë …”.
Neni 2
Në fjalinë e dytë, të pikës 1, të nenit 5, emërtesa “… Bashkimi Evropian …” zëvendësohet me “… Komisioni Evropian …”.
Neni 3
Shkronja “c”, e pikës 3, të nenit 8, shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Këshilli mbikëqyrës monitoron funksionimin e sistemeve të qeverisjes e të kontrollit të brendshëm në Agjenci.”.
2. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Këshilli Mbikqyrës përbëhet nga tre anëtarë, të cilët emërohen nga Kryeministri për një mandat katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.”.
Neni 5
Shkronja “a”, e nenit 11, shfuqizohet.
Neni 6
Shkronja “c”, e nenit 12, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Të ketë të paktën 7 vjet përvojë pune në profesion ose të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë në fushën e auditimit.”.
Neni 7
Në shkronjën “ç”, të pikës 1, të nenit 15, fjalët “… si dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të punonjësve në veçanti.” hiqen.
Neni 8
Në nenin 16 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 1 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
a) Shkronjat “a”, “b”, “e” dhe “ë” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) Miraton dokumentet strategjike dhe të planifikimit të auditimit;
b) Miraton metodologjinë e auditimit dhe ndryshimet e mëtejshme të kësaj metodologjie, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të auditimit;
…
e) Siguron funksionimin efektiv të sistemeve të qeverisjes e të kontrollit të brendshëm në Agjenci;
ë) Është përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore, sipas marrëveshjes kuadër, dhe lëshon opinionin vjetor të auditimit, bazuar në raportin vjetor të aktiviteteve audituese;”.
b) Në shkronjën “dh”, pas fjalëve “… kontrollit të brendshëm …” shtohen “… në Agjenci …”.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Drejtori i Përgjithshëm harton një raport vjetor për veprimtarinë dhe drejtimin e Agjencisë, brenda muajit prill të çdo viti.”.
Neni 9
Në fjalinë e fundit, të pikës 7, të nenit 22, fjalët “… pasi të ketë marrë mendimin e Këshillit Mbikëqyrës …” hiqet.
Neni 10
Në nenin 25 bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 1, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “b.1”, me këtë përmbajtje:
“b.1) Auditimi i llogarive, që kanë si qëllim plotësinë, saktësinë dhe vërtetësinë e raporteve ose pasqyrave financiare vjetore dhe llogaritë vjetore të tyre;”.
2. Në pikën 2 bëhen këto ndryshime:
a) Në fjalinë e dytë, fjala “… pajtueshmërisë …” zëvendësohet me “… përputhshmërisë …”;
b) Fjalia e fundit shfuqizohet.
Neni 11
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.90/2016, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË AUDITIMIT TË PROGRAMEVE TË ASISTENCËS, AKREDITUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA