Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 7 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR INSTRUMENT HUAJE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE TË ZHVILLIMIT (HUADHËNËSI), PËR PROJEKTIN “PËRMIRËSIMI I ITUN DURRËS DHE REHABILITIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE TË UJËRAVE TË PËRDORURA NË ZONËN HISTORIKE TË QYTETIT TË DURRËSIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes për instrument huaje, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (huadhënësi), për projektin “Përmirësimi i ITUN Durrës dhe rehabilitimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të përdorura në zonën historike të qytetit të Durrësit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
NIKO PELESHI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR INSTRUMENT HUAJE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE TË ZHVILLIMIT (HUADHËNËSI), PËR PROJEKTIN “PËRMIRËSIMI I ITUN DURRËS DHE REHABILITIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE TË UJËRAVE TË PËRDORURA NË ZONËN HISTORIKE TË QYTETIT TË DURRËSIT””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për instrument huaje, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (huadhënësi), për projektin “Përmirësimi i ITUN Durrës dhe rehabilitimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të përdorura në zonën historike të qytetit të Durrësit””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA