Përshëndetje!
Vazhdon kjo ditë e kaq shumëpritur me mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtpërdrejtë të punës me negociata formale.
Ajo që ka shumë rendësi të thuhet sot, është që në ndërkohë siç e kemi thënë më parë, ne nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur të fillojnë formalisht negociatat për të shkuar më tutje, njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Kjo është edhe arsyeja pse sot Shqipëria jo vetëm hyn në katërshen e vendeve të Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin më të rëndësishëm të këtij procesi që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve.