Propozohen çmimet e reja të energjisë për furrat e bukës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Propozohen çmimet e reja të energjisë për furrat e bukës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me OSHEE dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave kanë arritur dakordësinë sa i takon faturimit të energjisë elektrike subjektet e furrave të bukës të cilat vitet e fundit kanë zgjeruar ndjeshëm aktivitetin e tyre, duke tregtuar edhe produkte të tjera.

Gjatë një tryeze të organizuar, ku e pranishme ishte Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSHEE, Enea Karakaçi si dhe përfaqësues të Shoqatës u diskutua formula e re që do t’i propozohet ERE sa i takon skemës që do të ndiqet për këto subjekte.

Administratori OSHEE tha se propozimi ka 3 çmime, duke u nisur nga aktiviteti që ka secili prej subjekteve. “Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me përfaqësues aty dhe kemi bërë një lloj tipologjie që besoj dhe me Shoqatën e furrave të bukës kemi gjetur dakordësinë. Sot ne vijmë me një propozim që ka 3 çmime. Ka një çmim që është 7.6 lekë për kilovatorë që është vetëm për ato subjekte që kanë vetëm furrë buke, asgjë tjetër. Kemi një çmim 9.5 lekë që është për ato ambiente që kanë furra buke por që kanë dhe aktivitete pak më të integruara siç mund të jetë shitja e pastiçerisë apo dhe e produkteve të tjera të brumërave. Dhe kemi një çmim tjetër që është 12 lekë që është për ato ambiente që janë më të zgjeruara që kanë të përfshirë bar dhe kafe”, u shpreh Karakaçi.

Ministrja Balluku tha se formula e propozuar, me dialogun dhe konsensusin e të gjithë aktorëve, i jep zgjidhje një problematike disa vjeçare. Balluku tha se furrat e bukës kanë një konsum të rëndësishëm i cili shkon në rreth 66 milionë kilovatorë në vit.  Zgjidhja, u shpreh Balluku, ndihmon si bizneset ashtu edhe OSHEE.

“Furrat e bukës konsumojnë rreth 66 milionë kilovatorë në vit. Është një nga konsumatorët më të rëndësishëm që ne kemi të lidhur në sistemin tonë dhe nga ana tjetër ka qenë gjithmonë një debat i hapur, pa një zgjidhje permanente që sigurisht do të akomodonte edhe nevojën e shoqatës tuaj, por nga ana tjetër nuk do të dëmtohej edhe OSHEE-ja. Ju e dini shumë mirë luftën e madhe që kemi bërë për të shëndoshur këtë sistem qoftë nga ana teknike, Operatorin e Shpërndarjes, qoftë nga ana e një shëndoshjeje financiare e cila ka të bëjë edhe me faturimin edhe me mbledhjen e të ardhurave. Ndaj i gjithë procesi është bërë duke treguar kujdes për të dy palët, edhe për furrat e bukës dhe biznesin, por edhe për OSHEE-në sepse siç ju thashë 66 milionë kilovatorë në vit janë një shifër e rëndësishme e përkthyer në 500 milionë lekë për kompaninë”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se sfidë është edhe zbatimi në terren duke e vendosur theksin tek nevoja e bashkëpunimit edhe me vetë shoqatën. Teksa vlerësuan dialogun dhe gatishmërinë e treguar, përfaqësuesit e shoqatës shprehën falënderimet për angazhimin e Ministres Balluku për ti dhënë zgjidhje këtij shqetësimi të tyre.

“Kemi rënë dakord për ato fasha që i përgjigjen kushteve konkrete të furrave të bukës dhe pastiçerive në terren. Kemi bërë dhe propozim konkret edhe tani vjen puna, me besimin që kemi tek ju, që kjo punë të marrë një zgjidhje përfundimtare”, u shpreh Gëzim Peshkopia.

Previous Shqipëria 15 vjet në NATO, ministri Peleshi: Fatlumë që jemi pjesë e kësaj hapësire, vlerësim për kontributin e përfaqësuesve tanë