PUNONJËSIT PËRFITUES NGA REFORMA E RE E RRITJES SË PAGAVE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

PUNONJËSIT PËRFITUES NGA REFORMA E RE E RRITJES SË PAGAVE

Nga rritja e pagës së parashikuar në projektligjin “Për pagat, shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të Institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar”, përfitojnë:

– Rreth 18 mijë punonjës të Administratës Qendrorepër të cilët rritja e pagës bruto do të jetë në masën 24-61%

– Rreth 25 mijë punonjës të Administratës Vendore, për të cilët rritja e pagës parashikohet e shtrirë në dy vite. Në vitin e parë rritja do të jetë minimalisht 6,000 lekë për çdo punonjës, duke filluar nga 1 Prill 2023. Vitin e dytë parashikohet rritje më e ndjeshme me efekt financiar 3.2 miliard lekë/vit.

– Rreth 36 570 punonjës të Sistemit Arsimor Parauniversitar, të cilët do të kenë një rritje mesatare prej 23-36%të pagës bruto.

– Rreth 4,237 punonjës të Sistemit Arsimor Universitar, duke nisur nga 1 prill 2023 për të cilët do të realizohet rritja me 20% e kufirit minimal të pagës për titull.

– Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do të realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26-34% të pagës bruto.

 6,756 punonjës të Forcave të Armatorura që përfitojnë  rritje të pagës për gradë me 4-22% përvitin2024;

– Rreth 12,120 punonjës të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7 % për vitin 2023 dhe 21-35% në vitin 2024

– Rreth 3.566 punonjës të Policisë së Burgjeve, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7% për vitin 2023 dhe 22-36% në vitin 2024.

– Rreth 1.181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7% për vitin 2023 dhe me 12-40% në vitin 2024.

– Rreth 367 punonjës të Shërbimit Diplomatik, të cilët përfitojnë rritjen e pagës për titull në masën 20 % dhe rritjen e shtesës së pagës për kosto jetese me 20%.

– 171 punonjës të AKSHI-t, të cilët përfitojnë rritje të pagës bruto nga 13-49% dhe i fillon efektet prej datës 1 prill 2023.

– 9,000 Punonjës Mbështetës, të cilët përfitojnë 9.3%-17% rritje të pages.

 

Previous Komunikim i Kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave mbi planin për rritjen e pagave