Qeveria miraton vendimin/Ministri Çuçi tregon sa rritet paga për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe Gardën - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Qeveria miraton vendimin/Ministri Çuçi tregon sa rritet paga për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe Gardën

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha sot, pas mbledhjes së qeverisë detaje për vendimin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës.

“Kjo ishte faza e dytë e rritjes në rreth tetë muaj, dhe si rezultat i dy rritjeve në sektorin e Zjarrfikësve, paga shkon rreth 14 % rritja për të gjithë nivelet e këtij sektori. Për sa i takon Gardës së Republikës në këtë fazë kemi një rritje sipas gradave, ku grada më e ulët pëson një rritje rreth 22 % pra në fazën e dytë, pra që nga shtatori. Dhe në gradat e tjera më të larta shkon deri në 7 – 10 %. Dhe tek sistemi i Policisë së Shtetit kemi një rritje që shkon nga 7 % për nivelet e larta, deri në 25 % për nivelet inspektor, inspektor i parë apo inspektor i dytë”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm theksoi se do të kemi një tjetër rritje page për këto kategori.

“Dhe në 2024 është parashikuar që rritja që do të bëhet në të tre fazat, pra duke e marrë që nga tetori i vitit të kaluar e deri në 2024, rritja do të bëhet deri në nivelin rreth 40 % për të gjithë sistemet. Besoj se është një nga rritjet më të mëdha historike që kanë pasur të tre këta sektorë, që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për sa i takon mbarëvajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, u shpreh ministri ministri.

Fjala e plotë ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë – VIDEO:

Mirëdita,

Sot qeveria mori vendim, në vazhdën e rritjes së pagave të punonjësve publikë, për rritjen e pagave edhe të gjithë sistemit të punonjësve zjarrfikës, të punonjësve të Gardës dhe të punonjësve të policisë.

Kjo ishte faza e dytë e rritjes në rreth tetë muaj, dhe si rezultat i dy rritjeve në sektorin e zjarrfikësve, paga shkon rreth 14 % rritja për të gjithë nivelet e këtij sektori.

Për sa i takon Gardës së Republikës në këtë fazë kemi një rritje sipas gradave, ku grada më e ulët pëson një rritje rreth 22 % pra në fazën e dytë, pra që nga shtatori. Dhe në gradat e tjera më të larta shkon deri në 7 – 10 %.

Dhe tek sistemi i policisë kemi një rritje që shkon nga 7 % për nivelet e larta, deri në 25 % për nivelet inspektor, inspektor  i parë apo inspektor i dytë.

Kjo ishte faza e dytë dhe siç e kemi miratuar më përpara në ligj, do të kemi një rritje tjetër të të tre këtyre sektorëve kaq të rëndësishëm për komunitetet.

Dhe në 2024 është parashikuar që rritja që do të bëhet në të tre fazat, pra duke e marrë që nga tetori i vitit të kaluar e deri në 2024, rritja do të bëhet deri në nivelin rreth 40 % për të gjithë sistemet.

Besoj se është një nga rritjet më të mëdha historike që kanë pasur të tre këta sektorë, që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për sa i takon mbarëvajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Duke iu bashkangjitur kjo rritje, edhe reformave të tjera që po marrim në Policinë e Shtetit, mendojmë që modernizimi i Policisë së Shtetit po ecën me ritme mjaft të shpejta, dhe besoj se do kapim nivelet europiane në një kohë shumë të shkurtër.

Previous Miratohet vendimi për rritjen historike të pagave për mjekët dhe infermierët, Manastirliu: Përfitojnë 22 mijë profesionistë të shëndetësisë, rrisim cilësinë e shërbimin ndaj qytetarëve