Reforma në sektorin e ujit, nis faza e dytë, Kryeministri Rama: Prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Reforma në sektorin e ujit, nis faza e dytë, Kryeministri Rama: Prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar

Operatori Kombëtar i Ujit, është një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentët, – krijimi i të cilit u prezantua sot nga Kryeministri Rama dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, në kuadër të reformës së ujësjellës –kanalizimeve.

Në takimin e zhvilluar me këtë rast, Kryeministri Rama tha se me investimet e deritanishme në sektor është arritur të përmirësohet performanca dhe të rritet përgjegjshmëria në administrim, ndërkohë që theksoi se prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar e për këtë arsye nis faza e dytë e reformës.

“Nga faza e parë e reformës janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por përsa i përket reformës jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë nga prodhimi tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç kemi bërë me energjinë, komplet, ama nga ana tjetër njësoj siç kemi bërë me energjinë do të ndërhymë me një plan masash për të ndaluar abuzimin.” – u shpreh lidhur me këtë aspekt Kryeministri, teksa theksoi se të gjithë abuzuesit do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica dërrmuese e qytetarëve që nuk abuzojnë dhe që paguajnë ujin, të marrin shërbim të drejtë.

Ndërkohë një rëndësi të posaçme merr përafrimi në këtë sektor me standardet e BE, për të cilën Kryeministri u shpreh se është plotësisht e mundur falë potencialit të burimeve njerëzore.

“Hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve të BE. Është plotësisht e mundshme, por kërkon reformë, kërkon masa, kërkon përgjegjshmëri në administrim. Fatmirësisht, ne kemi burime njerëzore cilësore dhe njerëz të ditur, njerëz të zotë, njerëz të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me njerëz të ditur të zot dhe të aftë në pika të ndryshme të territoreve do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e qëndrueshme dhe të shëndetshme të Operatorit Kombëtar të prodhimit të ujit dhe pastaj të shpërndarjes dhe furnizimit.” – theksoi Kryeministri.

Previous Hasani në Forumin Strategjik të Bled: Shqipëria vendos të rinjtë në qendër të integrimit evropian