Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë miratuar ndryshime të rëndësishme për buxhetin e vitit 2024, falë performancës pozitive në realizimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Si pasojë, do të ketë rritje të ndjeshme buxheti për disa sektorë kyç të vendit.
NDRYSHIMET PËR BUXHETIN E 2024
Përshëndetje!
Në mbledhjen e sotme të qeverisë miratuam disa ndryshime të rëndësishme për buxhetin e vitit 2024.
Si rezultat i performancës pozitive në realizimin e të ardhurave nga tatimet, doganat,
Të ardhurat e realizuara nga qeverisja vendore, si dhe të ardhurat jo tatimore, MF ka rishikuar buxhetin për vitin 2024, me një rritje të të ardhurave në nivelin e 27,3 miliardë lekësh.
Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në mënyrë që të kenë një ndikim më të lartë social, dhe natyrisht në ato sektorë që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Më konkretisht, kemi:
• Financime shtesë për Ministrinë e Bujqësisë me 500 milionë lekë, në mbështetje të fermerëve për implementimin e skemës së re të mbështetjes/grand për investime, e cila synon të krijojë iniciativë për rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë, me qëllim rritjen e prodhimit, agropërpunimit dhe eksporteve
• Financimin shtesë në masën 250mln lekë për projekte të reja në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për financimin e projekteve në Shërbimi i Kujdesit Parësor dhe Dytësor.
• Financim shtesë për Ministrinë e Brendshme në vlerën 1.3 miliardë lekë, për kompensimin ushqimor krahas orëve jashtë orarit, në kuadër të sezonit turistik.
• Shtesë fondi 300 milionë lekë për MAS, për shpërmblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të shkëlqyera.
• Financim shtesë 2 miliardë lekë për projekte të reja në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.
Do të vijohet të financohen projekte të rëndësishme infrastrukturore nga FSHZH dhe MIE, projekte të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.