Ushtarakëve me mision jashtë vendit do t'u sigurohet jeta dhe shëndeti, ministri Vengu: Paketë financiare edhe për uzinat ushtarake - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ushtarakëve me mision jashtë vendit do t’u sigurohet jeta dhe shëndeti, ministri Vengu: Paketë financiare edhe për uzinat ushtarake

Trupat e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionet jashtë vendit do t’u sigurohet jeta dhe shëndeti. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe u bë publik nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Kemi një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me ofrimin e gjithë paketës financiare dhe ligjore që ofron dhe mbulon sigurimin e jetës së trupave të Forcave të Armatosura me mision jashtë vendit. Një vendim shumë i rëndësishëm për dy arsye, e para sepse kemi një diversifikim të misioneve jashtë vendit, kemi një shtesë të angazhimit të Shqipërisë jo vetëm në misione që tashmë lidhen jo vetëm me NATO, por edhe Bashkimin Evropian, misione qoftë me kontribute tokësore, por tashmë edhe me kontribute detare. Sigurohemi që të gjitha forcat tona të angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm në vështirësitë që mund të hasin, në misione që zgjasin, më shumë se disa muaj.” – theksoi ministri Vëngu, i cili njoftoi edhe miratimin e paketës financiare që ndihmon uzinat ushtarake për t’i hapur rrugë rijetëzimit të tyre.

Kemi një lajm shumë të mirë për indusrtinë ushtarake. Është miratuar po ashtu me të njëjtin akt normativ një paketë financiare e rëndësishme, e cila sigurisht kërkon tre elemëntë, e para shlyerjen e detyrimeve që kanë pasur ndër vite, tre komplekeset e industrisë ushtarake shqiptare, në Poliçan, në Gramsh dhe në Mjekës, i japim fund një kalvari shumë të gjatë me detyrime të prapambetura të pashlyerja ndaj punonjëve, ish-punonjëseve, njërëz që kanë një kontribut të çmuar në industrinë ushtarake, sikundër i japim fund një kalvari të gjatë që këto kompani shtetërore kishin ndaj bashkive. Prandaj edhe paketa financiare e miratuar në këtë akt normativ vjen edhe në mbështetje të pushtetit vendor, por edhe të ndërmarrjeve shtetërore me detyrime të akumuluara. Akti normativ i jep financimin e nevojshëm krijimit të kompanisë shtetërore për industrinë ushtarake.
Ligji hyri në fuqi para pak ditësh dhe tashmë kemi edhe paketën financiare që mundëson rikrijimin, riformatimin dhe rijetëzimin e një kompanie shtetërore, e cila do të ketë të gjitha instrumentat ligjorë dhe financiarë për të hyrë në marrëveshje bashkëpunimi me investitorë të huaj nga venndet e NATO-s dhe vendet partnere për të rijetëzuar këtë industri kaq të rëndësishme.

Ligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake” u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 27 korrik dhe hyri në fuqi pak ditë më parë.

Previous Rritja e buxhetit 2024, Ministri Malaj: Falë performancës pozitive në realizimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, rritje të ndjeshme për disa sektorë kyç të vendit