Rritja e pagave për Policinë e Shtetit, shifrat mbi kriminalitetin, emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë e reformimi i Policisë Kriminale. Interpelanca e Ministrit të Brendshëm - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rritja e pagave për Policinë e Shtetit, shifrat mbi kriminalitetin, emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë e reformimi i Policisë Kriminale. Interpelanca e Ministrit të Brendshëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur në Kuvend në interpelancën e thirrur nga deputeti i opozitës, Ervin Salianji. Lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, Çuçi tha se vlerësimi duhet bërë në bazë të shifrave matematikore dhe jo në bazë të opinioneve. Ai solli në vëmendje krahasimin mes kohës së qeverisë së Partisë Demokratike dhe sot. Ministri deklaroi se sot duhet t’i themi faleminderit Policisë së Shtetit për punën që ka bërë në parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.

“Në lidhje me interpelancën e kërkuar sot, por dhe komentet që keni bërë në parashtresën tuaj, nuk jam shumë komod ta filloj me disa statistika të ftohta që nuk flasin. Por duke qenë se publikut i ofrohet një alarm i qëllimshëm vazhdimisht, dhe i pabazuar në të dhanë konkrete. Do e filloj këtë me disa statistika. Le t’ia lëmë matematikës. Plagosjet e rënda i gjetëm 163 raste në 2023, dhe i ulën me 140 vitin që kaloi. Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe 0 në vitin që kaloi. Vjedhjet me armë 96 dhe në 2021 vetëm 11 raste. Narkotikët meqë e përmendi shpesh, të gjithë indikatorët flasin qartë për zbulueshmërinë e këtyre rasteve. Jam lodhur për të gjetur statistika për 2013, por gjeta të 2006. I kemi çuar në 3168 në 2021. Numri i vrasjeve me dashje: në 2006, ishin 87, 2011 me 142 viktima. Në 2021 e kemi ulur me 61 numër vrasjes me 66 viktima. Këto janë statistika. Kemi dhe 8 mujorin tani që kemi 36 vrasje me dashje me 41 viktima. Në 2012 e gjetëm me 126 dhe tani e kemi 61, gati më shumë se përgjysmuar”, tha ministri Çuçi.

Sa i përket operacionit Forca e Ligjit, ministri Çuçi theksoi se: “konfiskimi i dhjetëra miliona eurove që rrjedhin nga aktiviteti kriminal është sukses, dhe jo dështim. Megjithatë, e kam thënë dhe e përsëris, se nisi si aksion, me qëllimin, vetëdijen dhe vizionin e plotë se do të shndërrohej në proces të vazhdueshëm, ashtu siç ndodhi. Policia e Shtetit është duke forcuar gjithnjë e më shumë hetimet financiare dhe luftën kundër pastrimit të parave. Në asnjë moment nuk është ulur vigjilenca ndaj gjurmimit dhe konfiskimit të pasurive kriminale të vendosura jashtë apo brenda vendit por përkundrazi, tashmë Policia e Shtetit ka konsoliduar praktikën e ngrirjes paraprake të pasurive si dhe të hetimeve paralele financiare për krimin e organizuar, hetime të cilat shoqërojnë sistematikisht procedimet penale që nga fillimi”.

Çështjet tjetër ishte emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

“Sa i takon çështjes së emigracionit, Ministria e Brendshme ka marrë masa të shumta si nga jashtë, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet e destinacionit me të cilat shkëmbimi i informacionit është në nivelet më të larta historike, ashtu edhe nga brenda nëpërmjet forcimit të regjimit të kontrollit në kufi nga ana e Policisë Kufitare, zhvillimit të fushatave ndërgjegjësuese me kategorinë e personave në risk si dhe studimit dhe trajtimit të shkaqeve burimore të migracionit të parregullt”, deklaroi ministri.

Një pikë tjetër ishte gjithashtu reformimi i Policisë Kriminale.

“Reformimit të Policisë Kriminale, për të cilën ka nisur një proces i gjatë dhe kompleks, për identifikimin e pikave të forta dhe atyre të dobëta, për formën dhe mënyrën optimale të organizimit të saj si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor, për kompetencat që ajo duhet dhe do të ketë, për impaktin që kjo reformë pritet të ketë në kuadrin rregullator të saj si dhe  për formimin profesional dhe akademik të hetuesve të ardhshëm të Policisë së Shtetit. E them pa hezitim se kjo reformë është nervi kryesor që përshkon çdo objektiv dhe nënobjektiv të Ministrisë së Brendshme, për çështjet që lidhen me kriminalitetin. Tkurrja e Policisë Kriminale në nivel qendor, fuqizimi i saj në nivel lokal dhe rritja e cilësisë së arsimit, do të ketë një rol të padiskutueshëm në përmbushjen e pritshmërive të shoqërisë kundrejt punës së Policisë, por edhe në rikrijimin e një identiteti të fortë të vetë Policisë Kriminale.  Suksesi i reformave të tilla, nuk varet vetëm nga vullneti politik apo nga propozimi për ndryshim në rrugën top-down, nga Ministria e Brendshme te Policia e Shtetit”, deklaroi ministri Çuçi.

Në vijim të diskutimit në Kuvend, ai solli në vëmendje edhe rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Prej shtatorit kemi rritur me 15 % pagat për 75 % të punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo është rritja më e madhe. Po të shtojmë këtu edhe pagesat që iu bëhen për ata që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, mund të themi se është një moment i mirë për trajtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Previous Komunikim i Kryeministrit Edi Rama nga Praga, pas takimit te liderëve të Komunitetit Politik Europian

Leave Your Comment