Sezoni turistik, Kumbaro në Sarandë: Dyfishohen kapacitetet e pastrimit në vijën bregdetare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Sezoni turistik, Kumbaro në Sarandë: Dyfishohen kapacitetet e pastrimit në vijën bregdetare

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ishte në Sarandë, një prej bashkive bregdetare e cila që prej vitit 2022, asistohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për pastrimin e vijës bregdetare gjatë muajve të verës ku me nisjen e sezonit turistik, pastrimi dhe zbrazja e koshave kryhet deri në pesë herë në ditë.

Gjatë këtij takimi në të cilin shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e bizneseve për respektimin e orareve të hedhjeve të mbetjeve dhe shkarkimin e tyre në vendin e duhur.

“Unë i kam kërkuar Policisë së Shtetit që të mos falë në rast shkeljesh, sepse është krim mjedisor. Të gjitha këto shërbime që ne bëjmë, qoftë Agjencia Kombëtare e Bregdetit, qoftë Bashkia, bëhen me paratë e taksapaguesve. Nuk ka kuptim dhe nuk është aspak e falshme që bizneset të abuzojnë me oraret, të abuzojnë me mosshkakrimin e plehrave në vendin e duhur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë vizitës në Sarandë, ministrja Kumbaro foli edhe për formalizimin e operatorëve turistikë detarë, të cilët do të duhet të plotësojnë kriteret e sigurisë dhe garancitë e kërkuara nga ligji, përndryshe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

“Afatet e aplikimeve për operatorët turistikë janë 12 muaj të hapura dhe mendoj se vitin tjetër do ecim më përpara me një shërbim të ri për ta bërë aplikimin online”, sqaroi Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Sarandës Oltion Çaçi u shpreh se bashkia do të ndërtojë një plazh model publik në këtë qytet, me çadra dhe shezlone pa pagesë si dhe aktivitete sportive brenda territorit të plazhit.

Për sezonin turistik veror 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të mbështesë me forca shtesë pastrimi për vijën bregdetare bashkitë e Vlorës dhe Rrogozhinës, përveç bashkive Durrës, Kavajë, Sarandë e Himarë ku ky proces ka nisur që një vit më parë.

Previous Rritet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bavarisë, ngrihet Komisioni i Përbashkët për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Politike