Ka përfunduar me sukses projekti “Ishujt 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga shtetasit shqiptarë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth.
Brenda periudhës 24-29 prill 2023, janë ofruar gjithsej 809 shërbime në total, nga të cilat: 746 aplikime për pasaportë dhe kartë ID dhe 63 veprime të tjera konsullore, duke iu shërbyer çdo qytetari që u paraqit në sportelet e zyrave provizore të caktuara.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e përkushtuar dhe do të vijojë me projekte të tjera për t’i ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.