Shkup, kryeministri Edi Rama në takimin mes liderëve të BP dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shkup, kryeministri Edi Rama në takimin mes liderëve të BP dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve ekonomike.

* * *

Mirëmëngjesi të gjithëve!

Më duhet të them se ky është vërtetë një takim shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe administratës amerikane për hapin e madh që ne mundemi dhe duhet të ndërmarrim, që është t’i afrohemi më shumë Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për planin e rritjes dhe integrimin në tregun ndërkombëtar.

Kjo e fundit deri tani ka qenë e mundur vetëm për shtetet pjesë të Bashkimit Europian. Prandaj është një ndryshim i rëndësishëm dhe një mundësi e shkëlqyer, e cila nuk duhet humbur dhe prandaj është esenciale që ne t’ia dalim të punojmë së bashku, të gjashtë shtetet e Ballkanit, është esenciale që ne të vëmë qytetarët tanë të parët dhe të lëmë politikën dhe historinë për më pas, sepse çfarëdolloj gjëje që do të bëjmë dhe nëse do mundemi t’i bëjmë gjatë kësaj kohe për të përfunduar gjërat në muajt në vijim, do të përcaktojnë sesi do të jenë vendet tona në fund të kësaj dekade.

Faleminderit!

Previous Ministrja Koçiu në QSH Libohovë: Deri tani rreth 500 doza kundër gripit, vijon vaksinimi kundër HPV-së