Shkup, Kryeministri Edi Rama përshëndet në nisje të takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shkup, Kryeministri Edi Rama përshëndet në nisje të takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore, i cili po zhvillohet në Shkup, Maqedoninë e Veriut me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Në nisje të takimit, Kryeministri Rama u drejtua me një përshëndetje:

“Mirëdita! Së pari dëshiroj që në gjuhën shqipe t’u uroj të gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ditën bekuar të Alfabetit. Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që sot mblidhemi këtu  në këtë moment jo të lehtë për të gjithë, një moment luftërash dhe krizash të rënda, që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejtë edhe anën tonë, një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme, po sidoqoftë një paqe dhe të vëmë të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme.”

Previous Dita Arbëreshe, një nderim për kultivuesit e palodhur dhe besnikë të gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare në shekuj