Shoqëritë tregtare dhe raportimi financiar janë pjesë e kapitullit 6 në procesin e integrimit europian.
Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian,
Komisioni Evropian dhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Zëvendësministri dhe Negociatori i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, z. Besart Kadia, zhvilluan në Bruksel, takimin Bilateral për Kapitullin 6 “Legjislacioni për shoqëritë tregtare”.
Në fushën e raportimit financiar, acquis specifikon rregullat për paraqitjen e llogarive vjetore dhe të konsoliduara, duke përfshirë rregullat e thjeshtuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Zbatimi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit është i detyrueshëm për disa subjekte me interes publik. Përveç kësaj, acquis specifikon rregullat për miratimin, integritetin profesional dhe pavarësinë e auditimeve ligjore.
Acquis në këtë kapitull përfshin dy fusha kryesore: legjislacionin për shoqëritë tregtare dhe raportimin financiar. Legjislacioni për shoqëritë tregtare përfshin themelimin, regjistrimin, bashkimin dhe ndarjen e shoqërive, ndërsa rregullat e raportimit financiar disiplinojnë paraqitjen e bilanceve vjetore dhe ata të konsoliduar, duke përfshirë rregulla të thjeshtuara për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në këtë kuptim, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit bëhen të detyrueshme për disa subjekte me interes publik, ndërsa acquis siguron edhe rregulla specifike për miratimin, integritetin profesional dhe pavarësinë e auditimeve ligjore.