Shpallje Vendi Vakant 2 Specialistë, kategoria IV-a

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT
2 Specialistë në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ

2 Specialistë në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ, në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria IV-a

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

2 Specialistë në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ, në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria IV-a

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

– Dizenjon dhe prodhon materiale ilustruese dhe sqaruese të informimit qytetar për botime digjitale ose jo, print ose on-line në përputhje me kërkesat e Drejtorisë për Informimin e Qytetarëve në veçanti, dhe Agjencisë së Medias dhe Informimit në përgjithësi;

– Asiston Sektorin për Informimin e Qytetarëve në prodhimin e produkteve kreative në funksion të kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit apo të botimeve digjitale ose jo, print ose on-line të Kryeministrisë, ministrive dhe agjencive të varësisë;

– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e procesit të dizenjimit dhe prodhimit të materialit kreativ;

– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.


Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”;

– Të kenë njohuri të avancuara të programeve të dizenjos si: Adobe Photoshop, Adobe Premiere, Adobe Illustrator, Adobe After Effects.

– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet pozicioni për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
  • Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

 

Previous Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, Ministrja Xhaçka: Ngërçi në procesin e integrimit, BE rrezikon humbjen e ndikimit në BP