1 (një) Koordinator në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria II-b
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
1 (një) Koordinator në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim- kategoria II-b
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Realizon marrjen ose dhënien e informacionit nga organet e shtypit apo mjetet e komunikimit masiv për veprimtarinë e ministrave të shtetit dhe agjencive të varësisë direkte të Kryeministrit;
– Ndihmon në shkrimin e përgjigjeve për të gjitha mjetet e komunikimit masiv;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Mediave dhe Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve, përgatit konferencat e shtypit, takime ose intervista me gazetarë të ndryshëm e me ministrat e shtetit, stafit të tyre dhe agjencive të varësisë direkte nga Kryeministri;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, bashkërendon dhe mbikëqyr publikimin e materialeve në faqen e internetit të ministrave të shtetit dhe agjencive të varësisë direkte;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, kujdeset për pasqyrimin e përditshëm të shtypit për ministrat e shtetit dhe agjencitë e varësisë direkte nga Kryeministri;
– Bashkëpunon me organet e medias dhe të shtypit për të pasqyruar veprimtarinë e ministrave të shtetit duke mbajtur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për njoftimin e tyre për çdo eveniment;
– Bashkërendon informacionin javor për veprimtaritë e rëndësishme të Ministrave të Shtetit dhe Agjencive të Varësisë mbi bazën e grumbullimit të informacioneve të njëpasnjëshme nga këto institucione për objektivat, aktivitetet dhe eventet e tyre si dhe për publikimin në faqet përkatëse on-line;
– Mban lidhje dhe bashkëpunon me koordinatorët e tjerë dhe zëdhënësit për shtyp të ministrive, pjesë e Drejtorisë së Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim, me qëllim realizimin e objektivave dhe misionit të përbashkët në funksion të informimit të mediave dhe qytetarëve.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të kenë të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikatë të kualifikimeve të tjera nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 17.05.2022.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.