SHPALLJE VENDI VAKANT Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes

1 (një)  Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes , në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve,Hulimtimit e Përmbajtjes në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

1 (një)  Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes , në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve,Hulimtimit e Përmbajtjes në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Kujdeset për kontrollin dhe redaktimin e përmbajtjes që prodhohet, në funksion të komunikimit publik të Këshillit të Ministrave, në të gjitha format e kërkuara;
  • Kujdeset për saktësinë e informacionit, të të dhënave dhe fakteve që integrohen në të gjitha materialet e përgatitura për komunikimin publik qeveritar;
  • Bashkërendon procesin e mbledhjes së të dhënave nga hulumtimi i kanaleve të komunikimit publik, dokumenteve zyrtare kombëtare apo ndërkombëtare, si dhe nga studimet e hulumtimit të opinionit publik, duke u kujdesur që produkti të jetë shterues dhe i qartë;
  • Në bashkëpunim me Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, përpilon dhe redakton informacionin përmbajtësor për kanalet e komunikimit të drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe Kryeministrisë, si dhe koordinon pasqyrimin sa më të saktë të informacionit përmbajtësor në kanalet e komunikimit të ministrive dhe agjencive;
  • Në bashkëpunim me Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, koordinon punën me struktura të tjera qeveritare për shkëmbimin e informacionit që i shërben hulumtimit dhe përmbajtjes për komunikimin publik qeveritar;
  • Garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me prodhimin e përmbajtjes dhe hulumtimit nga sektori përkatës;

         – Sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë, koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave ndërmjet punonjësve në sektor;

         –  Përmbush çdo detyrë tjetër, që buron nga detyrimi për realizimin e qëllimeve dhe
 objektivave të punës.

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikatë të kualifikimeve të nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 17.05.2022.

 Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT <br>Përgjegjës Sektori në Sektorin për Marrëdhëniet me Median

Leave Your Comment