Shpallje Vendi Vakant Specialist i Burimeve Njerëzore, kategoria IV-a

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT
Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Media dhe Informim –  kategoria IV-a

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria IV-a

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Harton kontratat e punës dhe urdhrat e emërimit, administron regjistrin  themeltar, dosjet  personale  dhe  librezat  e  punës  për  të  gjithë punonjësit e Agjencisë;
  • Plotëson dhe përditëson përshkrimet e vendeve të punës, vlerësimet individuale dhe ecurinë në punë të punonjësve të Agjencisë në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm;
  • Në bashkëpunim me specialistin për financën, orienton dhe ndjek realizimin e planeve të pushimeve vjetore të punonjësve;
  • Koncepton vendime administrative për miratim të Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Sipas udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm, përgatit aktet ligjore dhe nënligjore, rregulloret, shkresat dhe çdo material tjetër që nxjerr Agjencia;
  • Organizon dhe monitoron procesin për njoftime të vendeve vakante/ të testimeve, në përputhje me dispozitat e parashikuara, si dhe siguron që njoftimet e lartpërmendura t’u komunikohen punonjësve të Agjencisë dhe/ose të shpallen publikisht


Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”;

– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin ku specifikohet numri i shpalljes dhe emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punë nëse ka;
  • Certifikatë të kualifikimeve nëse ka
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous Ministrja Ekonomi në takim me Përfaqësuesin e Bankës Botërore