SHPALLJE
1 (një) Përgjegjës Sektori në Sektorin për Informimin e Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori në Sektorin për Informimin e Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Kujdeset për procesin e monitorimit të medias duke garantuar në kohë transmetimin e informacionit dhe saktësinë e tij;
– Kujdeset për procesin e filtrimit dhe verifikimit të vërtetësisë për informacionin që vjen përmes burimeve të ndryshme mediatike;
– Analizon përmbajtjen informative që vjen përmes mjeteve të komunikimit masiv, duke identifikuar çështje dhe argumente të aktualitetit në hapësirën mediatike;
– Përgatit materialet që i përcillen drejtorit të drejtorisë në funksion të raportimit për ministritë dhe agjencitë mbi ngjarjet që lidhen me fushat e tyre të përgjegjësisë dhe që kërkojnë përgjigje apo zgjidhje institucionale;
– Është përgjegjës për procesin e raportimeve periodike në funksion të informimit të Qeverisë mbi publikimet mediatike;
– Garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me misionin e Sektorit për Informimin e Institucioneve;
– Sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë, koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave midis punonjësve në sektor.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikatë të kualifikimeve të nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 08.09.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit .
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.