Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist (Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm), në Agjencinë Për Media dhe Informim-kategoria IV-a
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Mban kalendarin e punës së drejtorit të Përgjithshëm, përgatit agjendën e takimeve dhe pasqyrën e shkresave hyrëse dhe dalëse te Drejtori i Përgjithshëm;
- I dorëzon drejtorit të Përgjithshëm korrespondencën që i adresohet atij, si dhe çdo shkresë që përcillet për nënshkrimin e drejtorit të Përgjithshëm. Gjithashtu, vepron për zbatimin e porosive të drejtorit të Përgjithshëm për dërgimin e materialeve për veprime të mëtejshme, sipas rastit, në zyrën e protokollit apo te punonjësit e tjerë të Agjencisë;
- Harton procesverbalet e takimeve të ndryshme dhe mban shënime gjatë mbledhjeve;
- Kujdeset për pritjen dhe përcjelljen e personave në takime me drejtorin e Përgjithshëm;
- Pranon çdo njoftim telefonik që i adresohet drejtorit të Përgjithshëm apo Agjencisë dhe, sipas rastit, bën lidhjen telefonike apo vë në dijeni drejtorin e Përgjithshëm;
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga drejtori i Përgjithshëm
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”;
– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
- Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 21.09.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.