Shqipëri-Francë/Nënshkruhet marrëveshja e zbatimit, për forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëri-Francë/Nënshkruhet marrëveshja e zbatimit, për forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike

Në vijim të deklaratës së përbashkët të qëllimit të dakordësuar gjatë vizitës së Presidentit Emmanuel Macron në Tiranë para disa javësh, Ministri i Brendshëm Taulant Balla nënshkroi me Ambasadoren e Republikës së Francës Catherine Suard “Marrëveshjen e Zbatimit për Forcimin e Bashkëpunimit Policor në Fushën Balistike”.

Në këtë bazë të dhënash janë regjistruar armët dhe municionet e sekuestruara nga ana juridike. Shfrytëzimi i informacionit balistik i bazuar në elementët teknikë të armëve dhe municioneve të sekuestruar, mundëson identifikimin e rrjeteve të gjithë trafikut të armëve. Marrëveshja është hartuar në kuadër të Projektit EVOFINDER për Sistemin e Identifikimit Balistik dhe ky projekt ka nisur gjatë Procesit të Berlinit.

Franca dhe Gjermania e kanë zbatuar dhe po zbatojnë këtë projekt EVOFINDER për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sistemi është dhuruar në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë. EVOFINDER është sistemi për identifikimin balistik dhe aktualisht funksionon ne Institutin e Policisë Shkencore.

Kjo marrëveshje do të jetë një instrument më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, përdorimit të armëve të vogla e të lehta si dhe identifikimit të autorëve të mundshëm pavarësisht vendit ku kryejnë veprën penale. Ajo parashikon që shërbimet kompetente balistike të të dy vendeve, të shqyrtojnë mënyrat e vendosjes në rrjet të skedarëve të tyre kombëtar të identifikimit balistik, njëherësh duke zbatuar procedura që garantojnë besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave të shkëmbyera.

Previous Shqipëria merr kryesimin e Kartës A-5, Hasani: Prioritet zhbllokimit të ngërçit për anëtarësimin e Kosovës