Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilluan sot në Tiranë, një bashkëbisedim me aktorët kryesorë të sipërmarrjes prodhuese, për bujqësinë, agropërpunimin, peshkimin, agroturizmin dhe potencialin e zonave rurale.
Ministrja Denaj u ndal në avancimin e proceseve që lidhen me integrimin evropian, që lidhen jo vetëm me produktet ligjore, por siç tha ajo , “për kapitujt për sigurinë ushqimore nuk është vetëm përkthimi i një ligji brenda një direktive, por objektiv kryesor është se si ky tranzision të ndodhi me gjithë përfaqësuesit e biznesit ”.
Në këtë konteks theksoi Denaj, kemi një listë shumë ambiciose të këtyre ligjeve që ne punojmë. Por vijoj ajo, në qoftëse ne nuk e bashkërendojmë këtë veprimtari paraprakisht me të gjithë aktorët, atëherë ky proces do të ishte edhe më i vështirë për ju dhe për ne. “Në këtë aspekt integrimi evropian për përafrimin e ligjeve është një detyrë për 2024, shumë e rëndësishme që do të na bashkojë shumë shpejtë“, theksoi Denaj.
Nga ana e saj zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndau me pjesëmarrësit e komunitetit të agrobiznesit dhe biznesit bujqësor ide dhe propozime konkrete për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve e problematikave me të cilat sektori po përballet.
Ajo shprehu mbështetje për hapat që duhen ndjekur për të qenë akoma edhe më konkurrues në rajon e më gjerë me prodhimet made in Albania. “Rezultatet e deritanishme janë optimiste, por edhe një indicie e fortë për të caktuar objektiva më ambiciozë”, tha Balluku.
Duke marrë fjalën në këtë takim të rëndësishëm me sipërmarrësit e agrobiznesit ministrja Denaj, tha se, për ne mbetet objektiv i padiskutueshëm garantimi i një ushqimi të qëndrueshëm dhe të sigurt.
“Jo vetëm për AKU që lidhet me sigurinë ushqimore por për të gjitha institucionet që e linjës që sigurojnë cilësinë e farave, fidanëve dhe cërtifikimin e produkteve janë të domosdoshme që ta ndërlidhim pjesën e certifikimit të tyrë me produktet në mënyrë të drejtpërdrejtë më ju në mënyrë që pjesa e AKU të jetë më e lehtë dhe në marrëdhënie me ju në raport me inspektimet”, tha Denja teksa shprehu mbështetjen me skemat kombëtare për femerët dhe agropërpunuesit në drejtim të rritjes së prodhimit dhe standardeve.
“Një ushqim i sigurt nuk na ndihmon vetëm në shëndetin tonë por njëkohësisht na rrit vlerë edhe në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Denaj.
Sipas saj, MBZHR ka institucione shumë të rëndësishme si Endi Kombëtar i Farave dhe Fidanëve dhe së dyti është ISUV-I që i vijnë në ndihmë sipërmarrjes dhe i shërbejnë sektorit.
“Absolutisht nevoja për më shumë investime në laborator vlen. Këtë vit aty shkoi e gjithë rritja dhe kemi për të parë mundësinë e sistemeve më inovative për këtë investim, që leku të shkojë më mirë i investuar”, u shpreh Denaj, teksa vuri në dukje duke e adresuat çështjen e kostove tek nevoja për grupimin e fermerëve brenda grumbulluesit dhe agropërpunuesit.
“Shkoni njëherë ke ISUV-i, na vini në sfidë përpara se të shkoni tek privati. Këtë binjakëzim informativ do të kërkoja, kostot do të jenë më të ulta, ndërkohë që ne përmirësojmë infrastrukturën. UBT-ja është një tjetër sistem certefikimi”, ishte apeli i ministres drejtuar sipërmarrjes agropërpunuese.
Denaj solli në vëmendje disa nga treguesit që ka shënuar bujqësië sot.
“Kemi një rritje me gati 11.8% të ekspoteve i cili është një kontribut i drejtpërdrejtë i ndërmarrjes së agropërpunimit nga një vit në tjetrin dhe kjo duket që do të shkojë në rritje në 20%. Por përtej eksporteve, konsumi i brëndshëm i shtyrë nga turizmi po çon drejt një nevoje edhe më të madhe për të rritur këtë zhvillim dhe sigurinë ushqimore dhe certifikimin”, u shpreh ministrja.
Duke u ndalur në diskutimin e përfaqësuesve të agrobiznesit për të zgjeruar promovomin e produkteve “made in Albania” në tregjet rajonale dhe më gjerë, ku një rol të rëndësishëm luajnë Panairet ndërkombëtare. Denaj tha se “në frymë të kërkesës tuaj kam marrë shënim sot sipas porosisë që ju kërkoni si Taks-Kredit për pjesëmarrjen në panaire. Këtë fokus që themi, për të rritur procesin e agroindustrisë, unë e marr si detyrë shtëpie sot”.
Bashkëbisedimi me aktorët kryesorë të sipërmarrjes prodhuese, për bujqësinë, agropërpunimin, peshkimin, agroturizmin dhe potencialin e zonave rurale, është në vazhdën e takimeve që po zhvillon ministrja Denaj, me aktorët e sektorit për diskutimin e çështje të ndryshme me të cilat përballet bujqësia dhe agrobiznesi sot.