Shqipëri – Vatikan, Xhaçka pret homologun Gallagher - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëri – Vatikan, Xhaçka pret homologun Gallagher

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, SH.T. Imzot Paul Richard Gallagher.

Ministrja Xhaçka vlerësoi qëndrimet e Selisë së Shenjtë për paqe në Ukrainë, teksa nënvizoi nevojën për kontributin e Selisë së Shenjtë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Emërimi i Don Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan është një shenjë e qartë vlerësimi dhe një sinjal pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve tona. Bashkëjetesa fetare është një fakt historik i të gjithë shqiptarëve dhe ne ndihemi çdo ditë krenarë për këtë vlerë të kombit tonë”, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp.

Ministrja Xhaçka dhe Sekretari i Vatikanit Gallagher ndanë të njëjtat pikëpamje për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Vatikanit në fushat e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë.

Ata konfirmuan mundësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit me Spitalin Pediatrik “Bambin Gesù”, për trajtimin e rasteve urgjente dhe shërimin e sëmundjeve komplekse të fëmijëve shqiptarë, një tregues i rëndësishëm i marrëdhënieve me Vatikanin.

Ndërkohë, Sekretari i Vatikanit Gallagher vlerësoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt BE.

“Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE ishte një hap shumë i rëndësishëm për vendin dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur që do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë për unitetin e plotë të të gjithë sferës evropiane, duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit siç është lufta në Ukrainë edhe ndikimi i saj në rajon”, tha ai.

Vizita e Sekretarit të Vatikanit Gallagher në Tiranë është shprehje e vullnetit të Vatikanit për zhvillimin dhe intensifikimin e dialogut në nivel të lartë me Shqipërinë.

Previous Investimet madhore në QSUT, Manastirliu: Brenda vitit përfundon rindërtimi i Pediatrisë, për pak ditë hapet Spitali modern i Sëmundjeve të Brendshme