Shqipëria dhe Mali i Zi me Pikë të re të Përbashkët Kufitare, Çuçi: Shkurtohet distanca me Ulqinin dhe ulet fluksi në Muriqan. Impakt edhe në zhvillimin e turizmit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria dhe Mali i Zi me Pikë të re të Përbashkët Kufitare, Çuçi: Shkurtohet distanca me Ulqinin dhe ulet fluksi në Muriqan. Impakt edhe në zhvillimin e turizmit

Veç projektit të urës së re mbi Lumin Buna, Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një Pikë të re të Përbashkët të Kalimit Kufitar. Marrëveshja u nënshkrua sot nga kryeministrat Rama e Abazoviç pas mbledhjes së dy qeverive. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se kjo pikë re kalimi në Shën Nikolla-Pulaj do t’i japë një frymëmarrje të re qarkullimit mes dy vendeve tona dhe zhvillimit të turizmit.

“Hapja e kësaj pike krijon përfitime edhe për banorët e fshatrave përreth lumit Buna, zonës së nën Shkodrës, Malësisë së Krajës, Ulqinit etj. Shkurtohet distanca dhe ulet fluksi i lartë që shënohet kryesisht gjatë sezonit të verës në Muriqan. Ngritja e kësaj pike të përbashkët kalimi është e ndërthurur me projektin tonë të madh për urën e re mbi Bunë, vepër që do të lidhë më shpejt Velipojën dhe Ulqinin, si dhe i jep një dimension krejt të ri zhvillimit të turizmit në rajon”, shprehet Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ku aplikohet parimi “One Stop Shop” konsiderohet një nga nivelet më të larta të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve, ku aplikimi i standardeve të zonës Schengen na sjellë më afër familjes evropiane. Nga kjo pikëpamje, çelja e kësaj pike të re do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të kontrollit të vijës të kufirit përgjatë lumit Buna, si dhe do të vendos më në pah vlerat turistike të ekosistemit të lumit Buna, liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të Ulqinit, Velipojës, malësisë së Tivarit dhe zonave përreth.

Previous Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Malin e Zi në fushën e Rinisë