Shqipëria do te kontribuojë për garantimin e marrëveshjes së paqes në Gadishullin e Sinait, Egjipt - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria do te kontribuojë për garantimin e marrëveshjes së paqes në Gadishullin e Sinait, Egjipt

Ministri i Mbrojtjes, Z. Niko Peleshi dhe Znj. Elizabeth L. Dibble, Përfaqësuesja më e lartë e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve (MFO) nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës Shumëkombëshe Vëzhguese (MFO) për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e MFO në Sinai, Republika Arabe e Egjiptit.

Misioni i MFO-së është të mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të sigurisë të Traktatit të Paqes midis Egjiptit dhe Izraelit. Marrëveshja e nënshkruar i hap rrugën përfaqësimit të vendit tonë me një personel prej 4 (katër) efektivë të Policisë Ushtarake (PU) në role drejtuese, mbikëqyrëse dhe veprimtari hetimore.

Ndër të tjera, znj. Dibble shprehu mirënjohje për kontributin e vendit tonë në këtë mision dhe vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë si eksportuese të sigurisë edhe përtej rajonit. Ministri i Mbrojtjes shprehu dëshirën e qartë politike dhe vendosmëri për përfaqësim dinjitoze të RSH në këtë mision.

Dislokimi i efektivëve të FARSH në këtë mision është një event me rëndësi historike, pasi për herë të parë Shqipëria kontribuon me trupa ushtarake për garantimin e marrëveshjes së paqes në Gadishullin e Sinait. Në të njëjtën kohë ky është një kontribut i veçantë për sa i përket bashkëpunimit strategjik në fushën e Mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Previous Bruksel/Shqyrtimi i Kapitullit 24, Çuçi: Reformat dhe rritja e standardeve i shërbejnë mbi të gjitha qytetarëve