Shqipëria kremton 112 vjet pavarësi! - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria kremton 112 vjet pavarësi!

Shqipëtarët nderojnë sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe kremtojnë 112 vjetorin e pavarësisë.

Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i kësaj date të shënuar mbarëkombëtare, mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Rama, i cili vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.

Personalitetet më  të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës; Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishin pjesë e festimeve që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar dhe vijuan me homazhet e zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi.

Dita e pavarësisë është një moment reflektimi dhe krenarie për të gjithë shqiptarët, ku vlerësohet historia, kultura dhe identiteti kombëtar.

Previous Forcat e Armatosura organizuan një demonstrim në qytetin e Vlorës me rastin e 112 – Vjetorit të Pavarësisë e enjte, 28 nëntor 2024