Shqipëria mikpret botën – nisma më e re e qeverisë shqiptare dedikuar  bashkëpunimit kulturor mes vendeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria mikpret botën – nisma më e re e qeverisë shqiptare dedikuar  bashkëpunimit kulturor mes vendeve

“Shqipëria mikpret botën” është nisma më  e re eqeverisë shqiptare për të promovuar dhe nxitur bashkëpunimin kulturor mes vendeve, e cila do të jetësohet përmes organizimit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare (JKN), që do të startojë sot në Sheshin “Skënderbej”.

JKN 2022 është konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës. E shtrirë përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.

Ky projekt mundëson njohjen më të mirë dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rrit ofertën e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat, duke e shndërruar skenën e këtyre aktiviteteve në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore. Falë programit dinamik e gjithëpërfshirës, JKN do të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme e do të shpërndajë mesazhe të forta paqeje dhe pranimi të njëri-tjetrit.

Për të informuar rreth nismës më të re të bashkëpunimit kulturor mes vendeve, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhanë sot një konferencë për shtyp.

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë për praninë tuaj! Sot është një ditë pushimi, por ishte e pashmangshme që ne t’ju merrnim pak kohë për të prezantuar nisjen e një cikli të ri aktivitetesh kulturore dhe argëtuese, në kuadrin e një nisme të re të qeverisë shqiptare që e kemi quajtur “Shqipëria mikpret botën” e që në bashkëpunim me vende të tjera mike, partnere apo prezentë në Shqipëri përmes përfaqësive të tyre, e kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore dhe ndërkombëtare. Këto javë ne synojmë të jenë një traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, për të shpalosur kultura të ndryshme, për të shpalosur forma dhe shprehje nga më të larmishmet të aktivitetit të çdo qytetërimi dhe patjetër për të krijuar hapësira të reja të ndërveprimit me kulturat e tjera, por njëkohësisht dhe të argëtimit drejtpërdrejtë të qytetarëve apo vizitorëve e turistëve që mund të gjenden në vendin tonë përgjatë zhvillimit të një jave kulturore ndërkombëtare.

Patjetër që si viti i parë që nis ky program i ri, është i gjithi në një fazë nisjeje, që do të pasurohet me siguri në vitet e ardhshme. Është një eksperiencë krejt e re prej të cilës reciprokisht do të mësojmë e do të kuptojmë më shumë, kam parasysh ne dhe palët e tjera që janë përfshirë në organizimin e këtyre javëve ndërkombëtare të kulturës, të cilat fillojnë me javën e Francës dhe më pas vazhdojnë sipas një kalendari që ministrja do ta paraqesë.

Ndërkohë, dua të theksoj se disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh në organizimin e javëve të tyre kulturore, siç është Italia apo Gjermania apo Franca, por në një farë mënyre, ky angazhimi i përbashkët i nxjerr këto javë nga suaza e tyre përgjithësisht e mbyllur dhe i bën shumë më të aksesueshme për publikun e gjerë, duke përfshirë, jo vetëm aktivitete ngushtësisht artistike apo aktivitete ngushtësisht të lidhura me krijimtarinë në fushat e ndryshme të artit, por duke përfshirë edhe aktivitete që janë le të themi më popullore, aktivitete në rrugë apo drejtpërdrejtë kulturën dhe traditën e gatimit të vendeve të tjera.

Është një program që ne synojmë të jetë një program ku të gjitha moshat, të gjitha kategoritë do mund të gjejnë arsye për t’i frekuentuar javët ndërkombëtare të kulturës. Është program ku ne synojmë të ketë hapësirë që nga moshat e reja, nxënësit, studentët dhe deri tek pensionistët, gjyshit, gjyshet. Unë nuk po zgjatem më tutje me këtë prezantim të përgjithshëm, por po ia kaloj fjalën ministres për të bërë një paraqitje më të detajuar dhe më informuese lidhur me kalendarin e këtij viti, në ndërkohë që ne po vazhdojmë punën për kalendarin e vitit tjetër, duke pasur parasysh që javët e fiksuara këtë vit të këtyre vendeve që do të përfshihen që këtë vit, të jenë javë fikse të çdo viti. Ky është qëllimi. Natyrisht gjërat mund të lëvizin në vijim, por ky është qëllimi dhe kjo do të rrisë eksponencialisht besojmë edhe intensitetin e aktiviteteve kulturore dhe artistike, si dhe të aktiviteteve me natyrë socializuese në vendin tonë, jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera. Qëllimi i këtij programi është që ta shtrijë këtë komunikim dhe këtë përzierje kulturash në të gjithë hartën e Shqipërisë, por kuptohet, hap pas hapi sepse edhe palët e angazhuara në emër të vendeve të tjera, kanë nevojë që të shohin hap pas hapi ecurinë e programit dhe pastaj vetvetiu disa shkëndija shumë të vogla të një shpirti konkurrence mes vendeve që i kemi vënë re që tani, do të vazhdojnë e do të kthehen në një konurrencë të zjarrtë në vijim. Ne jemi të bindur për këtë.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti: Faleminderit Kryeministër! Faleminderit të gjithëve ju që jeni këtu sot! Ashtu siç u tha, pas një periudhe të gjatë përgatitjesh, disa muajsh intensiv në vazhdën e kësaj iniciative, një ide e kryeministrit në fundin e vitit që shkoi për të çelur dyert e Shqipërisë për të gjitha vendet me të cilat bashkëpunojmë prej vitesh, por mbi të gjitha, ashtu siç tha dhe Kryeministri për të krijuar akoma më shumë rrathë bashkëpunimi të të rinjve, por jo vetëm të të rinjve, të bizneseve dhe plot institucioneve në Shqipëri me vendet tona partnere. Është një moment celebrimi, është një paradë, jo vetëm flamujsh e kulturash, por ky program synon pikërisht që të sjellë këtë mozaikun e larmishëm të të gjitha vendeve, duke u fokusuar më tepër në lidhjen e ngushtë që duhet të kemi tashmë, jo vetëm në relata diplomatike midis dy shteteve, por për të përforcuar akoma dhe më tepër relatat sidomos të të rinjve, të cilët aksesojnë sot nga ana teknologjike në mënyrë shumë të thjesht kulturat e botëve të tjera, por donim t’i bënim ato më të prekshme këtu në vendin tonë.

Është një nismë kjo, që është mirëpritur nga të gjithë vendet partnere.

Është në vazhdën e disa nismave në fakt të qeverisë, siç është ajo e ndërkombëtarizimit të universiteteve, gjithmonë për të krijuar një akses të vendeve të ndryshme, në këtë rast në universitetet dhe me këtë iniciativë ne krijojmë të tjera bashkëpunime që nisin me kulturën. Ministria e Kulturës është po themi pika kryesore, linja e parë e komunikimit, por kemi pasur komunikime, të cilat vazhdojnë dhe me pjesën e biznesit, që vazhdojnë siç tha dhe Kryeministri me shfaqjen edhe të kulinarisë, patjetër do të përfshijmë këtu edhe shkollat profesionale, ashtu siç do të kemi dhe aktivitete që lidhen me sportin dhe duam patjetër të kemi sa më shumë aktivitete masive, në sheshe, në rrugë, në vende të hapura, duke e marrë pak këtë iniciativë edhe në vazhdën e atyre aktiviteteve që zhvilluam gjatë pandemisë.

Gjatë pandemisë e pamë se sa e rëndësishme ishte të kishim kontaktin fizik, se sa e rëndësishme ishte të riktheheshim në aktivitete artistike dhe e vazhduam këtë traditë që e perfeksionuam gjatë kohës, pas një fillimi të vështirë të mbyllur totalisht, dixhital dhe e sjellim me këtë iniciativë, kjo nismë e cila siç tha dhe kryeministri, synojmë që të vazhdojë për të gjitha vitet e tjera në vazhdim.

Janë 17 shtete, javë janë më tepër sepse kemi dhe Bashkimin Europian në muajin maj sipas traditës, ashtu siç ata kanë festuar gjithmonë në javët e para të majit me aktivitete të ndryshme në gjithë Shqipërinë dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim siç kemi bërë edhe më parë.

Kjo traditë tashmë shtrihet edhe në kontinente të tjera. Do të kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kemi Japoninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinën, Izraelin, Spanjën, Francën siç tha Kryeministri që fillojmë këtë javë me një celebrim të madh në sheshin Skënderbej.

Jemi fokusuar në shumë grupmosha, por mbi të gjitha kemi dashur që të rinjtë e moshave nga 18 deri  në 35 vjeç të kenë një larmishmëri të madhe aktivitetesh dhe jemi adresuar gjithashtu në njohjen e kulturave nëpërmjet aspekteve të ndryshme, jo vetëm muzikë, jo vetëm opera, jo vetëm balet, jo vetëm ato sektorë që janë tashmë të prekshëm për kulturën, por ashtu dhe kulinari, ashtu dhe sport e do të kemi në të gjitha javët mbrëmje të dedikuara, pothuajse çdo natë do të kemi filma, për momentin vetëm në kinema Millenium, do të vazhdojmë më pas dhe me kinema Agimi, kjo sepse kemi parë dhe një mundësi tjetër të artë nëpërmjet kësaj nisme që të lidhim më shumë rrathë bashkëpunimi me producentë, regjisorë e aktorë të ndrysëm të botës për ta lidhur me nisma të tjera të ministrisë së kulturës, siç është ajo e ndryshimeve që po bëjmë tashmë, në ligjin e kinematografisë, për të hapur rrugën e prodhimit kinematografik me incentiva më pas për të mbështetur këto bashkëprodhime.

Ne si ministri kemi marrë drejtimin e kësaj nisme e patjetër që do të shikojmë që këto nisma të lidhen me nisma të tjera të qeverisë shqiptare, por mbi të gjitha duam që kjo të kthehet në një traditë njohjesh që thyen kufijtë dixhital, në një traditë bashkëpunimi që thyen klishetë e aktiviteteve të ndryshme të konferencave apo takimeve diplomatike dhe pjesëmarrja e të rinjve patjetër që do të jetë e rëndësishme e do të jenë shumë ministri të përfshira.  Ashtu siç janë përfshirë Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ministrja Muzhaqi dhe të tjerë ministra sepse kjo nismë, ashtu siç thashë, bën bashkë shumë sektorë të këtyre shteteve.

Do të kemi një larmishmëri të aktiviteteve siç tha dhe Kryeministri, ne kemi punuar ngushtësisht me disa shtete. Kemi ndarë në dy grupe pjesëmarrjen e shteteve.

Në korrik – gusht nuk do të ketë aktivitete për shkak sepse edhe trupat diplomatike e kishin të pamundur të mund të organizonin me prezencën e tyre këtu në Shqipëri këto aktivitete kështu që do të kemi deri në fund të qershorit javët e më pas do të fillojmë në shtator për të mbyllur në fund të nëntorit me Kosovën. E mbyllim me shqiptarinë, e mbyllim me të bukurën shqiptare kalendarin dhe ky kalendari Shqipëri – Kosovë që është kthyer tanimë në një traditë po merr gjithnjë e më tepër formë, në takimet e ndryshme që kemi pasur me kolegët e mi apo takimin e fundit të bienales e kanë mikpritur dhe kanë filluar t’i japin një jehonë shumë të madhe kësaj nisme, ku Shqipëria gjithnjë e më tepër shpalos një nga karakteristikat e saj më të mira që është mikpritja.

Ne kemi ngritur të gjitha rrjete sociale mbi këtë nismë, do t’i gjeni në JKN, javetkulturorenderkombetare.al me të gjithë programin e detajuar për çdo javë dhe do të jetë patjetër një moment celebrimi.

Do të fillojmë sot në sheshin Skënderbej në 19:40 me një paradë flamujsh, tingujsh dhe uroj duartrokitjesh për të vazhduar më pas çdo ditë me aktivitete, ashtu siç dha Kryeministri,jo vetëm në Tiranë sepse tashmë Tirana gumëzhin nga kryeqyteti europian i të rinjve, por do ta vazhdojmë të kemi aktivitete në Vlorë, në Shkodër, në Gjirokastër, në Berat, në Durrës e të gjitha këto falë dhe nismave, të cilat kanë qenë pikë e rëndësishme e punës e të gjithë ambasadave në vitet e shkuara, por që tashmë gjithnjë e më tepër organizohen të gjitha bashkë

Është një program, i cili gjen një mbështetje financiare nga qeveria shqiptare dhe edhe ky është një tjetër besim i fituar i Ministrisë së Kulturës. Nuk do rresht së thëni që jam vërtetë falënderuese që kultura gjithnjë e më tepër vihet në qendër të aktiviteteve dhe gjithmonë e më tepër kultura nuk është thjeshtë një aksesor, por kthehet në një aktor ky, në nisma prioritare. 

–  Përshëndetje, në fakt unë isha shumë e qartë për gjithë nismën tuaj duke qenë se edhe ministrja ishte shumë shteruese dhe do të kërkoja mirëkuptimin tuaj të bëja një pyetje jashtë teme. Siç e tha edhe ju, është ditë pushimi, besoj do ta kem mirëkuptimin. Z. Rama ju i dhatë opozitës një javë kohë siç e kërkoi për të nisur procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit. Sigurisht ka afate kushtetuese, ka afate ligjore, po  ju si Parti Socialiste keni afat deri kur do ta prisni atë pjesë të PD që ju keni deklaruar se do të negocioni për zgjedhjen e presidentit? Pyetja tjetër, ju keni deklaruar se presidenti i ri nuk do të jetë nga tuajit, kur thoni këtë keni parasysh grupin parlamentar apo përfshihet këtu edhe kabineti juaj sepse ka dalë si emër, emri i shefes suaj të kabinetit, zonjës Vali Bizhga si një kandidate potenciale për presidente. Faleminderit!

Kryeministri Edi Rama: Nëse do bënim një javë kulturore për thashetheme nuk diskutohet që do ishte një javë ku Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese, por do doja që të mos e çfokusonim vëmendjen sot nga kjo nisëm sepse është një nisëm e re, është një nisëm e veçantë dhe na duhet edhe mbështetja e të gjithëve ju në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme, të informohen për përmbajtjen e saj dhe pastaj me gjasë të interesohen dhe të zgjedhin që të përfshihen si vizitorë në të gjitha këto seri javësh që fillojnë sot edhe mbarojnë në fund të vitit me një ndërprerje në mes që është koha e pushimeve verore. Kështu që nuk do doja që të çfokusoheshim edhe për më tepër e kam thënë që në fillim që ky proces i zgjedhjes së presidentit është një proces që stimulon maksimalisht thashethemet dhe përzihen në vorbullën e thashethemeve gjithfarë emrash e gjithfarë njerëzish në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre fare, siç është edhe rasti në fjalë për të cilën ju më bëtë pyetjen kështu që përgjigjja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete sepse nuk ka asnjë të vërtetë në këtë.

 – Zoti Kryeministër përgjatë vitit do të kemi shumë aktivitete kulturore ku do të pasqyrohen shumë skena po Tiranës i mungon një skenë shumë e rëndësishme siç është skena e Teatrit Kombëtar. Pse nuk po ndërtohet Teatri Kombëtar, ka mungesë parash apo ka një ndryshim të projektit?

Për ju zonja ministre, keni ftuar shumë vende që do të sjellin traditën dhe kulturën e tyre. Por a ndodh e njëjta gjë edhe me Shqipërinë, për shembull në Japoni a ka javë kulturore shqiptare?

Kryeministri Edi Rama:  Për fat të keq ne u bëmë tani 3 vjet që bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar ndërkohë vendi  përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh fatkeqësisht të mëdha si tërmeti, si pandemia si vetë lufta që ka nisur ne Ukrainë e cila faktikisht ka goditur shumë në aspektin e rritjes se çmimeve në tërësi dhe rritjes së çmimit të ndërtimit në veçanti dhe jemi duke diskutuar për shkak të pikërisht këtij fakti të fundit që ka pasur së fundmi një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit. Nuk ka asnjë ndryshim përsa i përket projektit për teatrin, gjithë problemi qëndron tek ky moment i vështirë i kalimit nga letrat në realitet in e zbatimit për shkak pikërisht të rritjes se çmimeve dhe jemi duke rishikuar manualin që kemi për këtë qëllim sepse është e kotë që me manualin ekzistues t’ju kërkosh kompanive që të marrin pjesë nëpër gara apo që të mund të zhvillojnë investime në funksion të interesit publik të cilat janë de fakto shumë më të shtrenjta sesa çfarë figurojnë në manualin e vjetër kështu që po merremi me këtë çështje dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje dhe Teatri Kombëtar do të ndërtohet ashtu siç është projektuar dhe siç jemi zotuar, por siç e kam thënë dhe herë të tjera, jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e parashikuara  kur midis teje dhe afatit futet në mes një ngjarje që as mund të parashikohet e as mund të evitohet. 

Ministrja e Kulturës Elva Margariti: Po, është e vërtetë që e kemi menduar dhe nismën në drejtimin e anasjelltë, atë të promovimit të Shqipërisë në vendet fqinje ose në vendet partnere. Patjetër që ky është një synim në vetvete. Fillimi i këtyre javëve, i kësaj nisme është një mundësi për të krijuar këto lloj kontaktesh dhe patjetër duhet një bashkëpunim akoma edhe më i mirë me shtetet partnere për ta bërë të mundur këtë në vazhdimësi. Mua gjithsesi më vjen mirë që ne e fillojmë në Shqipërinë tonë, që Shqipëria jonë është e para e cila hap dyert për këtë shkëmbim kulturash dhe asgjë nuk na ndalon që pastaj në vazhdimësi të jetë kjo një nisëm që të vazhdojë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Nisma është mirëpritur nga vendet me të cilat po bashkëpunojmë. Për momentin siç e thashë kemi 17 vende, Shqipëria është prezente shumë më shumë më tepër se këto vende dhe patjetër partneriteti ynë i Ministrisë së Kulturës me ministrinë e Punëve të Jashtme ka dhe këtë synim që të vazhdojë ta shtrijë këtë bashkëpunim dhe këtë iniciativë ashtu si edhe në pjesëmarrjen e më shumë vendeve në Shqipëri ashtu si edhe në prezencën e promovimit të Shqipërisë jashtë territorit. 

– Zoti Rama, cili është roli i pushtetit vendor për të nxitur pak më tepër ndoshta zhvillimin e turizmit kulturor për të mos e lejuar turistin të jetë vetëm kalimtar? Pyetje për ministren, e shihni të mundur një bashkëpunim konkret me bashkitë në kuadër të zhvillimit të turizmit kulturor pasi duket se ato janë gjithmonë në varësi të Ministrisë së Kulturës. 

Kryeministri Edi Rama: Në fakt sezoni turistik ka ndryshuar ndjeshëm edhe pse ndryshimi duhet të jetë shumë më i thellë dhe shumë më sistematik por ka ndryshuar ndjeshëm qysh se ne kemi filluar të punojmë dhe tani janë bërë disa vite që gjatë periudhës së sezonit të kemi kalendare specifike aktivitetesh dhe të kemi harta specifike destinacionesh për turistët kështu që në këtë drejtim edhe bashkëpunimi me bashkitë është strukturuar po themi dhe patjetër që ka shumë për të bërë akoma por të jemi realistë, në këtë proces duhet edhe kohë për të ndërtuar ashtu siç duhen tradita të caktuara. Kështu që unë jam besimplotë që ky sezon që nis së shpejti do të jetë më i mirë në të gjitha aspektet, do të jetë më i mirë sepse kemi punuar intensivisht prej afro një viti për pastërtitë dhe jo vetëm ka por kemi një skemë të re që do të fillojë të zbatohet me fillimin e sezonit për pastrimin e territorit në të gjithë zonën bregdetare dhe jemi të bindur që ndryshimi do të jetë shumë i dukshëm por nga ana tjetër për të ndryshuar rrënjësisht situatën më pastërtinë në bregdet, nuk mjafton angazhimi maksimal çdo vit në rritje i shtetit dhe rritja e bashkëpunimit e qeverisë dhe bashkive, por duhet edhe qytetari, vizitori, turisti  e shqiptari, ta themi copë të jetë në lartësinë e kësaj nevoje të madhe që ka vendi për të mos u turpëruar në sytë e botës, por edhe për të mos u bërë pasqyra deformuese e edukimit të fëmijëve tanë sepse në ndërkohë në atë mjedis plehrash që shihen ngado që hedh sytë, ne rrisim fëmijët dhe bëjmë gjynahun e madh të mësimit të femijëve me plehrat, një fakt i natyrshëm jetësor. Kështu që këtu duhet ta ketë parasysh çdo prind që ndot ambientin, çdo prind që hedh plehra rrugëve nga dritaret e makinave apo nga dritatarja e dhomës ku pushon në plazh.

Jo vetem kaq, por sezoni do ketë sigurisht dhe kalendarin e vet kulturor, do ketë dhe disa risi të tjera që do të lidhen me mundesinë që ofron digjitalizimi, tanimë sistemi i ndihmës së parë dhe i kujdesit shëndetësor në të gjithë vijën bregdetare është ngritur, ështe solid, do të vazhdojë të jetë aty, në mbështetje të të gjithë tursitëve, të gjithë pushuesve, të gjithë qytetarëve që shkojnë në vijën bregdetare dhe paralilisht ka vazhduar puna për të përmirësuar akseset në sitet arkeologjike. Fjala vjen, ky do të jetë i pari sezon ku Apolonia do të jetë e aksesueshme me një rrugë me të gjitha standardet, gjë që deri dje nuk ishte e mundur dhe me radhë në të gjitha drejtimet deri dhe në investimet e reja që po bëhen. Një e dhënë domethënë se është nga lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Durrësit, gjysma e lejeve janë për hotele që është shumë domethënëse, ashtu sikundër është shumë domethënës fakti që sot Shqipëria, nuk e kam këtu në dosje, shifrën krahasuese, por kam shifrën në rritje të fluksit të fluturimeve drejt aeroportit “Nënë Tereza”. Është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë të fluturimeve, kjo si pasojë edhe si pasojë e uljes drastike të çmimeve dhe sot që flasim jemi në tre mujorin e parë 23% plus ndërkohë aeroporti i dytë s’më kujtohet ekzaktësisht cili është, është me minus 2 dhe të tjerët vazhdojnë me minus. Vjen si rezultat i rritjes shumë të konsiderueshme te kapaciteteve falë dhe investimeve të reja që po bëhen në aeroportin e Rinasit, por e para është ulja e cmimeve dhe prenotimet për sezonin janë shumë  shume domethenëse. Nga ana tjetër është dhe rritja e investimeve në fushën e turizmit që është gjithmone dhe më e madhe. Kështu që kemi të gjitha arsyet të besojmë që industria e turizmit do të njohë rritje të madhe në vitet që vijnë dhe brenda dekadës Shqipëria  do të jetë sic e kemi dhe ne ambicien e shpallur kampione në rajon për turizmin. 

Ministrja e Kulturës Elva Margariti: Për t’ju përgjigjur pyetjes suaj për bashkëpunimin midis pushtetit vendor dhe lokal në turizmin kulturor, nisma e kulturës nëpermjet paketës së mbështetjes së projekteve artistike përgjatë gjithë vitit ka një shtyllë të dedikuar përsa i perket festave lokale dhe në numrin e madh të fituesve janë te shumtë ato aktivite qe kryehen në qytete të ndryshme dhe qe kanë në bazën e tyre tradita dhe festa që janë festa lokale ose fetare të ndryshme, që zhvillohen në qytete ose fshatra në territorin tonë dhe kjo ka qënë nje nismë, të cilën e kemi mbështetur akoma dhe me shume financiarisht duke parë sidomos gjatë pandemisë nëvojë te shtuar të turistit lokal për te aksesuar vendet e trashegimisë. Nëse në 2019-ën kemi patur rekordin e tursitëve në sitet e kultirës pra ne parqe arkeologjike de muzetë, kemi patur mbi 1 milionë turistë ne këto site 60% e tyre kanë qënë të huaj. Më pas me pandeminë, me politikat e hapjes së këtyre siteve gjatë çdo të diele të muajit me hyrjen falas, me shtimin e biletës familjare të reduktuar, me tarifa të reduktuara ashtu sic ulëm numrim e pjesëmarresve në grup per të quajtur biletën në grup një biletë tjetër e reduktuar etj me radhë, të gjitha keto nisma që kishin nje impkat financiar në buxhetin tone por qe nga ana tjetër sollën një lloj edukimi dhe nje qëndrueshmeri ne këto vite të turizmit lokal drejt siteve të të trashëgimisë. Per ne kjo ka qënë nje punë r vazhdueshme në bashkepunim me bashkitë, ashtu sic është e vertete që kemi krijuar edhe marreveshje të tilla duke dhënë bileta hyrjeje falas në sitet e trashëgimimisë drejtuar sidomos qytetve si Berati, Gjirokastra qytete me një fluks zakonisht të madh turistësh te huaj dhe kjo është mirepritur shumë nga vet turistët vendas. Ne do të vazhdojmë me një tjetër politikë qe ka te bëjë me një marrëveshje per menaxhumin e perbashket të atyre siteve si per shembull e kalasë së Gjirokastrës jemi aktualisht ne diskutim ashtu si dhe per kalanë e Beratit. Janë site këto, të cilat kanë veçantitë e tyre, kalaja e Beratit tashme kemi hequr atë kufizimin e e futjes me biletë në kala por duam te shtojme një manaxhim te përbashkët pra të kemi te drejta dhe detyrime të përbashkëta na menaxhimin e sajteve sepse nuk është vetëm përgjegjesi e ministrise së Kulturës. Ashtu sic kemi shtuar ne politikat tona në cdo nismë të re, ju keni qenë prezent kur shpallem fondin e teatrit të ri dhe nisma pikërisht bazohet, ka si qellik faktin qe te gjitha keto teatro keto shfaqje të reja teatrore qe ne do të mbeshtetesim duhet te zhvillohen dhe në teatret e rretheve. Pra politikat e ministrisë kanë gjithmonë në plan te parë që aktivitetet te mos zhvillohen vetem ne Tiranë sic është tashme nisma e javeve kulturore kombetare . Me disa bashki kemi bashkepunim nga me te mirat sepse dhe vet presenca e trashegimisë kulturore është më e fortë dhe kemi nëpermjet drejtorive tona rajonale një tjetër po themi sinergji pune midis nesh por kjo do te vazhdoje sic thashe edhe në fshatra më te vogla në bashkëpunim edhe me kalendarin e përbashkët qe kemi tashmë edhe me ministrinë e turizmit dhe mjedisit

-Dy pyetje për zonjen ministre. Së pari, a do të ketë një përfaqësim edhe të artit shqiptar në këto javë nderkombetare dhe pyetja e dytë lidhet me çeshtjet e financave.Duke qënë në kohë krize bëhet dhe me e ndjeshme. Sa do jetë fondi qe do te shkojë për mbulimin e gjithë këtyre aktiviteteve.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti: Është një fond le të themi pothuasje modest megjithatë është mëse i mjaftueshem për faktin që do të jetë një arkë e perbashkët e shtetit shqiptar dhe te gjitha vendeve partnere. Janë 100 milionë lekë të reja, te cilat janë vënë në dispozicion të kësaj nisme për këtë vit startimi, sic tha dhe kryeministri dhe do të jetë dhe ky një vit qe do të na lërë dhe ne të kuptojmë se cilat do të jenë buxhetet e nevojshme dhe në vazhdimësi. Për ne, këto nisma patjetër që përfshijnë dhe artistët shqiptarë, përfshijnë, jo vetëm artiste, por perfshijnë institucione dhe ashtu siç është shkolla e baletit, liceu artistik, e kemi shtrirë, jo vetëm në përfaqësimin artistik kulturor dhe ketë e bejme me tepër duke krijuar here-herë dhe bashkëprodhime, siç do të ndodhë në Teatrin e Operas dhe Baletit, është e pashmangshme që të kemi aktivitete të organizuara së bashku. Por, mbi të gjitha atë që duam të krijojmë, siç thashë edhe gjatë fjalës time, jo vetëm prezencën në performancë të artistëve tanë, por duam më tepër të krijojmë urat e para të kontaktit e të bashkëpunimit që kjo nismë të krijojë një shtysë dhe më pas i gjithë dialogu të ndodhë midis aktorëve të ndryshëm përtej institucioneve qendrore ose lokale.

-Në kuadër të turizmit, duke qenë se jemi në prag të sezonit turistik, Shqipëria ka lehtësuar procedurat  për hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri, mes tyre edhe shtetas rusë, pra ata mund të futen në Shqipëri pa viza. Mendoni se duhet rishikuar kjo, pasi influencat ruse në këto momente janë shumë prezente?

Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk mendoj

-Cili është synimi final i kësaj iniciative, i këtij programi. Pse duhet të paguajë qeveria shqiptare dhe pse duhet të financojë një projekt ku në fund të fundit promovohen kulturat e vendeve të huaja? Ndoshta do të ishte më mirë ose është menduar që të kishte një financim nga vetë vendet që do të promovohen?

Kryeministri Edi Rama: Këtu nuk është fjala për të promovuar ndonjë armik. Këtu është fjala për të ushqyer veten, për të ushqyer shoqërinë tonë, komunitetin tonë, bashkësinë tonë, të rinjtë tanë, fëmijët tanë me menunë fantastike të të gjitha kulturave dhe për të bërë këtë, financimi i vënë në dispozicion është tejet modest, në krahasim me çfarë duhet të ishte dhe në krahasim me çfarë sjell mbrapsht si vlerë e shtuar, në organizmin e shoqërisë sonë. Kështu që është një pyetje groteske sepse nuk e kuptoj fare se si mund të trajtohet kultura e të tjerëve si kulturë e të tjerëve. Kultura e të gjithë të tjerëve është njëkohësisht edhe kultura jonë sepse jemi banorë të kësaj toke edhe jemi përveçse pjesëtarë të një komuniteti që quhet shqiptar, jemi pjesëtarë të një komuntiteti që quhet bashkësi njerëzore dhe i përkasim kësaj bashkësie. Ky është minimum i minimumit të minimumit që ne mund të bëjmë.

Sigurisht që në këtë ndërveprim janë vendet e tjera që mbajnë barrën më të madhe të financimit sepse janë vendet e tjera që organizojnë, sigurisht bashkë me ne, por që organizojnë një pjesë të madhe të gjithë kësaj veprimtarie, duke pasur parasysh kosto të të gjitha natyrave, por siç e thashë është groteske që të shkojë nëpër mend që të mund të ngrihet kjo pyetje e jo më pastaj ta bësh këtë pyetje, megjithatë kjo është një tjetër arsye pse të flasim për kulturën si  një pasuri e përbashkët e njerëzimit, ndihmon edhe në edukimin e atyre që janë mbrapa shumë me mënyrën sesi e konceptojnë praninë e tyre në këtë botë.

Shumë faleminderit!

Previous Lungomarja e Durrësit, projekt madhor me impakt të lartë ekonomik

Leave Your Comment