Takim me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Takim me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov

Gjatë takimit miqësor dhe emocionues me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov, që bashkë me stafin po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë vendit dhe popullit të tyre.

Miratimi i rezolutës së propozuar nga Shqipëria e SHBA si bashkëpenëmbajtëse në #KS për çështjen e Ukrainës nga 11 vende anëtare, ishte mesazh i fortë për Rusinë, e cila po izolohet gjithnjë e më shumë.

Shqipëria i është bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së që përfshijnë masa kufizuese në financa, energji, transport dhe teknologji.

Qeveria do të vazhdojë angazhimin, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere në NATO, BE, dhe me partnerë të tjerë, në mbështetje të Ukrainës.

Projekt-rezoluta e Kuvendit “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE” që pritet të kalojë në seancë dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar.

Një apel për të gjithë qytetarët t’i përgjigjen thirrjes së ambasadës së Ukrainës në Tiranë dhe të kontribuojnë me sa kanë mundësi.

Previous “Pjesëmarrja e Shqipërisë në operacione ndërkombëtare, sikundër evidentohet në raportin e DASH, tregues domethënës i punës së Policisë”

Leave Your Comment