“Tetorit Rozë”, 4331 ekzaminime dhe mamografi në 15 ditët e para të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Tetorit Rozë”, 4331 ekzaminime dhe mamografi në 15 ditët e para të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vijuar me fushatën mamografisë në të gjithë vendin, në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Ministrja Albana Koçiu në një publikim në rrjete sociale bëri të ditur se në 15 ditët e para të këtij muaji janë kryer 4331 ekzaminime dhe mamografi.

“Së bashku duhet të sensibilizojmë edhe më shumë, duke u bërë thirrje grave dhe vajzave që të tregojnë kujdes për veten, duke kryer ekzaminimet dhe mamografinë falas, jo vetëm gjatë këtij muaji, por çdo ditë të vitit” – shkruan ministrja Koçiu.
Qëllimi i tetorit rozë është ndërgjegjësimi i sa më shumë grave me moshë mbi 40 vjeç që të kryejnë kontrollin periodik të gjirit dhe ekzaminimin përmes mamografisë.

Gjatë këtij muaji orari i funksionimit të ekzaminimit të mamografisë është 8 me 18:00 në të gjitha kabinetet e mamografisë dhe mamografitë e lëvizshme, si dhe të shtunën deri në orën 14:00.

Previous Britania e Madhe dhuron dronë për të kontrolluar kufirin tokësor e detar, Balla dhe Ministri i Jashtëm i britanik, James Cleverly vizitë në Komisariatin e ri në Rinas