UNESCO, Ministri Hasani: Multilateralizmi aktiv dhe i rigjallëruar, e vetmja rrugë për të vazhduar përpara - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

UNESCO, Ministri Hasani: Multilateralizmi aktiv dhe i rigjallëruar, e vetmja rrugë për të vazhduar përpara

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Paris, mori pjesë në Debatin Plenar të Sesionit të 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

Ministri Hasani theksoi se UNESCO është një aktor i rëndësishëm në bashkëpunimin shumëpalësh, teksa nënvizoi se multilateralizmi aktiv dhe i rigjallëruar mbetet e vetmja rrugë për të vazhduar përpara.

“Shqipëria ka paraqitur kandidaturën e saj në Bordin Ekzekutiv, në zgjedhjet e ardhshme të UNESCO-s. Nëse zgjidhemi, ne jemi të vendosur të punojmë në sigurimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies së organizatës. Shqipëria do të ketë një qasje konstruktive, duke synuar të forcojë bashkëpunimin shumëpalësh dhe frymën e konsensusit brenda organizatës”, tha kryediplomati shqiptar.

Shqipëria ka hedhur kandidaturën e saj për të qenë anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO për periudhën 2023 – 2027, votimi për të cilin votohet më 15 nëntor 2023.

Previous Buxheti 2024 për arsimin, Manastirliu: Buxheti i rritjes së pagave, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim