Ura e re Velipojë – Ulqin, simbol i bukur i bashkëpunimit në kuadrin e Ballkanit të Hapur, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ura e re Velipojë – Ulqin, simbol i bukur i bashkëpunimit në kuadrin e Ballkanit të Hapur, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Ura e re Velipojë – Ulqin mbi lumin Buna do të jetë simboli i bukur i bashkëpunimit në kuadrin e Ballkanit të Hapur, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Kryeministri Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abrazovic, dy miq dhe homologë, pjesëmarrës në Samitin e sotëm të Ballkanit të Hapur, u takuan në Ohër, në prezantimin e projektit për urën e re, e cila jetëson vizionin për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli paraqiti projektin e urës që do të ketë një gjatësi prej 303 metrash me 3 harqe dhe do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy zonave, duke krijuar mundësi të shkëlqyera për eksplorimin e ofertave të përbashkëta turistike. “Kjo është koncept-ideja e projektimit të urës midis Velipojës dhe zonës së Ulqinit që është edhe kjo pjesë e procesit të Ballkanit të hapur dhe eksploron mundësinë për të krijuar sinergji midis potencialeve ekonomike të të dyja vendeve. Ideja e Shqipërisë, e Ballkanit të Hapur për të shembur mure dhe për të ndërtuar ura, ndërkohë që Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë mundësinë që të shkojnë nga Mali në Shkodër përmes lumit të Bunës, në Velipojë, në Ulqin dhe përgjatë bregdetit Adriatik.

Dy zonat, Ulqini dhe Velipoja janë shumë afër, kanë një largësi vetëm 1 km prej njëra tjetrës, por nga pikëpamja e ndërlidhshmërisë janë kaq te largëta. Janë vetëm 73 km midis tyre, kështu që me projektin e urës së re që do të lidhë të dyja zonat midis dy vendeve, ne do të kemi nje distancë te shkurtuar 73 herë midis dy zonave dhe do të krijojmë mundësi të shkëlqyera për eksplorimin e ofertave të përbashkëta turistike midis dy zonave. Ura do të ketë një gjatësi prej 303 metrash me 3 harqe. Është e kategorisë C1 që do të thotë që do të ketë mundësi të përdoret për makinat, për kamionët, për kalimtarët, biçikletat dhe do të ketë dy korsi, gjithashtu edhe pjesën e vendpushimeve dhe të trotuareve.” – detajoi Drejtori i FSHZH Dritan Agolli.

Kryeministri I Malit të Zi Dritan Abrazovic tha se me këtë urë do të ketë shumë efekte pozitive në të dyja anët dhe nderlidhshmëria mes dy vendeve do jetë shumë më e madhe.

“Më lini të them pak fjalë, jam shumë i lumtur për këtë projekt. Kjo është diçka që e kemi diskutuar në Tiranë verën e kaluar ndaj tani jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Dua të them që edhe në këtë buxhet për 2022-in ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës, ndoshta nuk do të përdoret dot këtë vit, por megjithatë në momentin që përfundojmë projektin e detajuar në fund të gushtit, në shtator menjëherë ne mund të nënshkruajmë memorandumin se është i rëndësishëm ky projekt dhe kjo është thelbësore, jo vetëm për shkak të 73 kilometërshit që do të shndërrohet në 1 km rrugë midis dy vendeve, por sepse kjo zonë qysh prej fillesës së bregdetit në Ulqin e deri në fund të Velipojës mund të jetë një zonë shumë tërheqëse turistike në të ardhmen. Gjithkush shpreson që në të bëjmë shumë zhvillim aty në mënyrë që të ofrojmë komplekse, resorte, shërbime më të mira turistike dhe do të jetë njësoj për turistët siç shkojmë ne në zona të tjera të Europës, në Luksemburg apo në zona të tjera te kufirit ku gjithkush do të pijë një birre apo të hajë një darkë në një vend tjetër apo të shkojë për të notuar. Kjo do ta lehtësojë shumë qasjen e turistëve. Po kështu, kjo është mënyra sesi ne mund ta zgjidhim bllokimin e trafikut pranë Shkodrës pranë pikës kufitare, duke qenë se një pjesë e kamionëve do të kalojnë nga kjo anë, do të jetë shumë mirë, e thjeshtë nga pikëpamja ime, shumë e thjeshtë dhe është shumë irracionale qe nuk e kemi bërë më parë apo që dikush nuk e ka bërë këtë më parë sepse nuk është kaq e ndërlikuar për te kaluar lumin Bunë. Mendoj se me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët dhe ndërlidhmshmëria mes dy vendeve do jetë shumë më e madhe. Ura simbolikisht dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i hapur por qe jemi në një fazë të re në mënyrën sesi u kuptojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale sepse kjo nuk është vetëm një urë për qytetarët shqiptarë dhe malazez, kjo është një urë që do të përdoret nga shumë njerëz që vizitojnë vendet tona dhe mendoj që kjo është ideja e përsosur ndaj 100 % keni mbështetjen time dhe le të ecim shpejt.” – u shpreh ai.

Kryeministri Rama tha se ky projekt i bukur me perspektivë për të dy vendet do të shoqërohet edhe me vepra të tjera të rëndësishme infrastrukturore si rruga turistike Shëngjin-Velipojë që praktikisht do ta bëjë rrugën nga Ulqini deri në Shëngjin shumë të shkurtër.

“Pra ky është projekti dhe siç u shpjegua në gusht do të përfundojmë projektin e detajuar dhe pas projektit të detajuar do të ulemi së bashku menjëherë. E kam fjalën, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me agjencinë tuaj, kushdo qoftë ajo, ministria e Infrastrukturës apo e Transportit dhe do të vijojmë punën.

Kjo tashmë është e qartë pasi ekipi ka punuar për alternativa të ndryshme. Tashmë është e qartë, duhet t’ju përcjellim projektin e detajuar, njerëzit tuaj do të bëjnë një vlerësim të buxhetit në mënyrë që të merremi vesh dhe të biem dakord 100% që ky do të jetë buxheti dhe kjo është diçka e mirë sepse nga ana tjetër, pala juaj do të bëjë dhe oponencën teknike. Në momentin që buxheti finalizohet, edhe ne, pra Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka paratë dhe arsyeja pse nisëm ta bënim me ta është sepse ata mund t’i transferojnë paratë për vitin tjetër buxhetor pa kufizimin e parave nga rregullat buxhetore. Kështu që le ta bëjmë. Do të jetë fantastike!

Ndërkohë më duhet të shtoj dhe diçka. Ju e dini, por për ata që nuk e dinë: Tashmë po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin-Velipojë që praktikisht do ta bëjë rrugën nga Ulqini deri në Shëngjin shumë të shkurtër. Zhvillim po, por edhe shumë komunikim që do të përmirësohet për shkak të kësaj. Qytetarët të vinë dhe të ikin lehtësisht pa bërë gjithë këtë “tur de France”, pra këtë ardhje rrotull. Jam shumë mirënjohës sepse ky është vizioni juaj. Kjo ishte nxitja juaj ndaj nuk duhet të grindemi se kujt ishe ideja më e mirë, por t’i zbatojmë këto ide mjaft të mira. Kështu që, jam shumë i lumtur që të bashkohem me ju për ta zbatuar këtë. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë nuk ka problem, por kjo është fryma. Pres me padurim të vij t’ju vizitoj në Malin e Zi. Me shpresë brenda korrikut dhe më pas në gusht për t’ju dorëzuar projektin.

Ky është një nga elementet që është marrë në konsideratë dhe sigurisht ura do të jetë e gatshme të lejojë edhe pritjen e të gjitha atyre anijeve turistike të çdo lloj përmase që do të lundrojnë në lumë, po së paku le të arrimë atë fazën e 70 viteve më parë, kur gjyshja ime e cila jetonte aso kohe në Shkodër, i përdorte këto anije dhe ishte kaq nostalgjike për atë kohë.

Po të shohësh fotot e Marubit sheh në vende kaq të bukura, me varka të vogla, të cilat lundronin e së paku le të arrijmë aty e pastaj për anijet më të mëdha, edhe ato do të vijnë me kohën, sigurisht.

Por jemi këtu që të ndërtojmë një urë dhe do të ndërtojmë urën! Le të ndërtojmë urën! Le të ndërtojmë urën dhe njerëzit në Malin e Zi e dinë që partia juaj e ka kuptimin “ura”! Le të ndërtojmë urën! “ u shpreh Kryeministri Rama.

Previous Dialogu Ministror Mesdhetar/Ministrja Xhaçka: Të bashkojmë forcat për të liruar furnizimet me drithë që Rusia mban peng në Ukrainë

Leave Your Comment