Vendim i Këshillit të Ministrave për caktimin e ditës së hënë, ditë pushimi. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendim i Këshillit të Ministrave për caktimin e ditës së hënë, ditë pushimi.

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme që dita e hënë, datë 21.03.2022 të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

V E N D I M
PËR

CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 21.3.2022, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e ditës së hënë, datë 21.3.2022, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës, datë 21.3.2022, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Previous Ministrja Kushi: Mbështetje financiare për studentët që zgjedhin degët e Universitetit Bujqësor

Leave Your Comment