Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Dhjetor 2022 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Dhjetor 2022

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Dhjetor 2022: 

 

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT, NË BASHKINË TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 1 851 358 017 (një miliard e tetëqind e pesëdhjetë e një milionë e treqind e pesëdhjetë e tetë mijë e shtatëmbëdhjetë) lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS5, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në Bashkinë Tiranë.

2. Përdorimi i fondit, i miratuar për vitin 2022, është në masën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, dhe i transferohet Bashkisë Tiranë, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS5, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para.

3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 31.5.2022, PËR ÇËSHTJEN “X DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESAT NR.73548/17 DHE NR.45521/19)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 31.5.2022, për çështjen “X dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për kërkesat nr.73548/17 dhe nr.45521/19, përfundimtar në datën 31.8.2022, në shumën 22 500 (njëzet e dy mijë e pesëqind) euro në lidhje me dëmin jopasuror, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.

3. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 31.5.2022, për çështjen “X dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për kërkesat nr.73548/17 dhe nr.45521/19, në emër të kërkuesve, sipas listës që i bashkëlidhet vendimit të kësaj gjykate.

4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesve, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është bërë përfundimtar.

5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.

6. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2022.

7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E KALIMIT TË PASURIVE NR.3/411 DHE NR.3/1116, ME SIPËRFAQE, PËRKATËSISHT, 61 M2 DHE 74.5 M2, TË NDODHURA NË ZONËN KADASTRALE 8564, NGA PRONË SHTETËRORE NË PRONË PRIVATE, PËR Z. FILIP GJERGJINDREAJ DHE ZNJ. DIANA GJERGJINDREAJ DHE MIRATIMIN E PROJEKTKONTRATËS, QË DO TË LIDHET PËR KËTË QËLLIM, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË DHE Z. FILIP GJERGJINDREAJ DHE ZNJ. DIANA GJERGJINDREAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 2, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 7, të vendimit nr.807, datë 11.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshme vendore”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kalimit të pasurive nr.3/411 dhe nr.3/1116, me sipërfaqe, përkatësisht, 61 m2 dhe 74.5 m2, të ndodhura në Korçë, zona kadastrale nr.8564, nga pronë shtetërore në pronë private, për z. Filip Gjergjindreaj dhe znj. Diana Gjergjindreaj, në funksion të planit të përgjithshëm vendor, sipas planrilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, me kushtin e realizimit të projektit.

2. Miratimin e projektkontratës, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si shitës, dhe Z. Filip Gjergjindreaj dhe Znj. Diana Gjergjindreaj, si blerës, për pasuritë shtetërore nr.3/411, me sipërfaqe 61 m2 dhe nr.3/1116, sipërfaqe 74.5 m2, të cilat ndodhen në Korçë, zona kadastrale 8564, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, NË LIDHJE ME PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR PËR SHQIPËRINË, PËR VITIN 2021, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, në lidhje me programin vjetor kombëtar për Shqipërinë, për vitin 2021, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR ZHVILLIMIN E PROJEKTEVE TË INFRASTRUKTURËS, SIGURISË LOGJISTIKE DHE EFIÇENCËS SË TRANSPORTIT TË MALLRAVE NDËRMJET DY VENDEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, sigurisë logjistike dhe efiçencës së transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË RINOVUAR PËR PARTNERITETIN STRATEGJIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “MICROSOFT CORPORATION”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.55, DATË 3.2.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, dhe të nenit 7, të aktit normativ nr.18, datë 9.12.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e marrëveshjes ndryshuese, të marrëveshjes së rinovuar për partneritetin strategjik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft Corporation”, miratuar me vendimin nr.55, datë 3.2.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Fondi total prej 2 392 794 278 (dy miliardë e treqind e nëntëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, për realizimin e ndryshimit të projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

3. Autorizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të lidhur marrëveshjet e parashikuara për zbatimin e projektit strategjik, sipas përcaktimeve në marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së rinovuar për partneritetin strategjik, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË AUSTRIAKE PËR ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN “MBËSHTETJA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË UJIT NË SHQIPËRI”, TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.587, DATË 4.9.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, për projektin “Mbështetja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e integruar të ujit në Shqipëri”, të miratuar me vendimin nr.587, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.202, DATË 5.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, NDËRTIMIN DHE RIKONSTRUKSIONIN E INFRASTRUKTURËS PUBLIKE, SI DHE ÇDO NDËRHYRJE TJETËR NË FUNKSION TË RINDËRTIMIT TË KËTYRE BANESAVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 2.3, të vendimit nr.202, datë 5.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shifra dhe fjalët “… 476 247 021 (katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e dyqind e dyzet e shtatë mijë e njëzet e një) …” zëvendësohen me “… 335 075 900 (treqind e tridhjetë e pesë milionë e shtatëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind) …”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.441, DATË 3.6.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E HARTIMIT TË PROJEKTEVE PËR MIRATIMIN E LEJEVE TË NDËRTIMIT PËR NDËRTIMIN E NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË ZONAT E SHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR, NË BASHKITË DURRËS, KAVAJË, KAMZË, MIRDITË, KRUJË, KURBIN, LEZHË, SHIJAK DHE VORË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikat 1 dhe 2, të vendimit nr.441, datë 3.6.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shifra dhe fjalët “… 254 159 368 (dyqind e pesëdhjetë e katër milionë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH” zëvendësohen me “…165 743 507 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë e shtatëqind e dyzet e tre mijë e pesëqind e shtatë) lekë pa TVSH …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.587, DATË 22.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT DHE TË RIKONSTRUKSIONIT TË INFRASTRUKTURËS PUBLIKE, NË ZONAT E REJA TË SHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjes “i”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të nenit 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.587, datë 22.7.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

“Në pikat 4 dhe 4.1, shifra dhe fjalët “… 3 671 841 924 (tre miliardë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një milionë e tetëqind e dyzet e një mijë e nëntëqind e njëzet e katër) lekë pa TVSH …” zëvendësohen me “… 6 241 428 906 (gjashtë miliardë e dyqind e dyzet e një milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë e nëntëqind e gjashtë) lekë pa TVSH …”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Përjashtimisht, për vitin 2022, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.”.

2. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.9, DATË 11.01.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË PËRFITIMIT TË VESHMBATHJEVE CIVILE PËR PUNONJËSIT E POLICISË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 41, të ligjit nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.9, datë 11.1.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Në pikën 1, fjalët “… në masën e gjysmës së pagës mujore.” zëvendësohen me “… në masën e një page mujore.”.

b) Shkronja “b”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) Të jetë ushtarak aktiv ose civil i emëruar në Policinë Ushtarake”.
2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.503, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË DURRËS, VORË DHE SHIJAK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.503, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Pika 2 shfuqizohet.

b) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Efekti financiar për bashkitë Vorë dhe Shijak, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi i rindërtimit i miratuar për vitin 2022 dhe i transferohet bashkive Vorë dhe Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Vorë dhe Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT/RIPARIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT/NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 136 815 424 (njëqind e tridhjetë e gjashtë milionë e tetëqind e pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e katër) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose riparimit të njësive individuale të banimit/njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime në Bashkinë Tiranë.

2. Përdorimi i fondit, miratuar për vitin 2022, në masën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, i transferohet Bashkisë Tiranë, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rikonstruksionit ose riparimit të njësive individuale të banimit/njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime në Bashkinë Tiranë.

3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2023 –2025, TË RISHIKUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 28, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e dokumentit të Programit Buxhetor Afatmesëm, për periudhën 2023-2025, të rishikuar, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT, TË PRONËS ME EMËRTIM “AGJENCIA LUNDËR”, ME VENDNDODHJE NË LUNDËR, TIRANË, ZONA KADASTRALE 2529, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.413, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES (DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës me emërtim “Agjencia Lundër”, me vendndodhje në Lundër, Tiranë, zona kadastrale 2529, sipas planrilevimit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për ngritjen e një kompleksi argëtimi dhe sportiv.

2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.413, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes (Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit)”, të ndryshuar, hiqet prona me emërtim “Agjencia Lundër”, me vendndodhje në Lundër, Tiranë, zona kadastrale 2529, sipas planrilevimit që i bashkëlidhet vendimit.

3. Fondit Shqiptar të Zhvillimit i ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të pronës, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, si dhe tjetërsimi i pronës.

4. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përpara marrjes në dorëzim të pronës, të lidhë aktmarrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë (Arkivin Shtetëror të Ministrisë së Drejtësisë), për plotësimin e nevojave të tyre, sipas projektit të paraqitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe dakordësuar midis palëve respektive, për të garantuar vazhdueshmërinë e funksionalitetit të këtyre institucioneve.

5. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.181, DATË 30.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË, DURRËS, SHIJAK, LEZHË DHE KRUJË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.181, datë 30.3.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përveç përcaktimeve të bëra në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, për bashkitë Durrës dhe Shijak, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 50 812 754 (pesëdhjetë milionë e tetëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Bashkisë Shijak i transferohet fondi, në masën 24 503 046 (njëzet e katër milionë e pesëqind e tre mijë e dyzet e gjashtë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Në pikën 3, pas fjalëve “… sipas pikave 1 e 2, …” shtohen “… dhe 2/1 …”.

II. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Shijak dhe Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.187, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Në pikën 8/3, fjalët “… dhe në Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike….” hiqen.
b) Në pikën 9/4, pas fjalëve “… kategoritë e pagave …” shtohen “… dhe shtesat për kushte pune …”.
c) Në lidhjen nr.5, pas fjalëve “… menaxher trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës publike (ASPA) …” shtohen “… Specialist në drejtoritë dhe sektorët e përmbajtjes në Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike …”.
ç) Në titullin e lidhjes nr.5/3, fjalët “… dhe në Autoritetin Kombëtar për
Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike …” hiqen.
d) Lidhja nr.6/4 zëvendësohet me lidhjen, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
dh) Në lidhjen nr.6/7, vlerat e kolonës “Shtesa e pozicionit” për:

i. klasifikimin doganor C3 bëhet 42 800 (lekë);
ii. klasifikimin doganor D1 bëhet 39 600 (lekë).

e) Në lidhjen nr.9:

i. Përpara rreshtit

Titullar i agjencive rajonale të mjedisit. III-a/1 1

shtohet rreshti, me këtë përmbajtje:

Drejtor i drejtorive rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. III-a 1

ii. Pas emërtesës “Përgjegjës i degëve të thesarit në qendër qarku” shtohet emërtesa “Përgjegjës sektori në drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.”.
iii. Pas emërtesës “Titullar i institucionit vendor” shtohet emërtesa “Përgjegjës i zyrës vendore të punësimit në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.”.
iv. Pas emërtesës “Specialist në zyrën vendore të Shërbimit të Provës” shtohet emërtesa “Specialist në njësitë teknike të përmbajtjes në drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.”.
v. Emërtesa “Specialist në zyrat vendore të punësimit” zëvendësohet me emërtesën “Specialist në zyrat vendore të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.”.

2. Efektet financiare për përcaktimet:

a) për Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike fillojnë nga data 1 nëntor 2022;
b) në lidhjen nr.6/4 fillojnë nga data 1 janar 2023 dhe përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë;
c) në lidhjen nr.6/7 fillojnë nga data 1 shtator 2022 dhe për vitin 2022 përballohen nga fondet e lira si pasojë e vakancave në strukturat e institucionit, si dhe nga fondet e miratuara me aktin normativ nr.12, datë 29.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, në kuadër të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës;
ç) në lidhjen nr.9 fillojnë nga momenti i transferimit/emërimit të nëpunësve në pozicionet e reja sipas strukturës dhe organikës së re të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe për vitin 2022 përballohen nga buxheti i miratuar për sistemin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.238, DATË 14.4.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKOSNTRUKSIONIT TË 3 (TRI) OBJEKTEVE NË BASHKINË MIRDITË DHE CAKTIMIN E BASHKISË MIRDITË, SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar. me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.238, datë 14.4.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Bashkisë Mirditë, për vitin 2022, i transferohet fondi në masën 83 451 289 (tetëdhjetë e tre milionë e katërqind e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të 3 (tri) objekteve në Bashkinë Mirëditë, në formën e transfertës së pakushtëzuar, të detajuara, si më poshtë vijon:

a) Rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mirditë (ish-kinemaja), në masën 22 108 052 (njëzet e dy milionë e njëqind e tetë mijë e pesëdhjetë e dy) lekë pa TVSH;
b) Rikonstruksionin e ish-godinës së Bashkisë Mirditë, në masën 41 655 628 (dyzet e një milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e tetë) lekë pa TVSH;
c) Rikonstruksionin e godinës së Muzeut Historik Mirditë, në masën 19 687 609 (nëntëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e nëntë) lekë pa TVSH.

b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… 1, 2 dhe 2.1…”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.528, DATË 24.6.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, NË FUNKSION TË PROCESIT TË RINDËRTIMIT NË ZONËN 1/1 TË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE THUMANË, BASHKIA KRUJË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, dhe të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.7, datë 6.1.2020, “Për kushtet dhe procedurat për shpronësimet, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit”, të ndryshuar, nr.8, datë 6.1.2020, “Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në objektet e reja për banim nga subjektet që posedojnë ndërtime të klasifikuara si ndërtime pa leje”, të ndryshuar, e nr.44, datë 22.1.2020, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në Njësinë Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si njësi zbatuese”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.528, datë 24.6.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

a) Në pikat 3 dhe 4, shifra “… 20 932 039 (njëzet milionë e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e tridhjetë e nëntë) lekë …” zëvendësohet me “… 20 611 147 (njëzet milionë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e shtatë) lekë …”.

b) Në tabelën bashkëlidhur vendimit bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
i. Nënndarjet me numrat rendorë 18 dhe 22, që i përkasin pasurive me nr.122/2, zonë kadastrale 3599, me vlerë kompensimi 3 978 000 (tre milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë) lekë dhe nr.51/15, zona kadastrale 3599, shfuqizohen.
ii. Të dhënat për pasuritë nr.25/1, nr.53/6, nr.53/3 dhe nr.53/1, që i përkasin, përkatësisht, nënndarjeve me numrat rendorë 6, 11, 14 dhe 16, ndryshohen sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
iii. Shtohen nënndarjet me numrat rendorë 27, 28, 29 dhe 30, që i përkasin, përkatësisht, pasurive nr.51/12, nr.51/14, nr.51/32 dhe nr.51/33, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shpenzimet procedurale të këtij vendimi, në vlerën prej 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

3. Efekti financiar sipas pikës 1, të këtij vendimi, të zbritet nga fondi i akorduar për Bashkinë Krujë për këtë projekt, por të pashpenzuar dhe të mbartur në buxhetin e vitit 2022, dhe të kthehet në zërin “Fondi i rindërtimit”, të miratuar në buxhetin e vitit 2022.

4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Krujë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.553, DATË 15.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INFRASTRUKTURAVE KRITIKE TË INFORMACIONIT DHE LISTËS SË INFRASTRUKTURAVE TË RËNDËSISHME TË INFORMACIONIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.553, datë 15.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së infrastrukturave kritike të informacionit dhe listës së infrastrukturave të rëndësishme të informacionit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Shtojca nr.1, e përmendur në pikën 1, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Shtojca nr.2, e përmendur në pikën 2, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Në pikën 4, para fjalisë ekzistuese, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit janë të detyruar të zbatojnë të paktën nivelet minimale të kërkesave të sigurisë së informacionit, të miratuara nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.
II. Ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.646, DATË 22.7.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE E TË KRITEREVE TË PËRZGJEDHJES SË ZHVILLUESIT NË ZONËN E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe të zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.646, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 4 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

“4. Procedurë jokonkurruese për përcaktimin e zhvilluesit në rastet e investitorëve me status “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/veçantë”, sipas përcaktimeve në shkronjën “d”, të pikës 3, të nenit 8, sipas së cilës specifikohen dy nënsektorët përbërës të sektorit “zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ligjit nr.55/2015, “Për invetimet strategjike.”.

Neni 2

Pas nenit 14/1 shtohet neni 14/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 14/2

Procedurë jokonkurruese për përcaktimin e zhvilluesit në rastet e investitorëve me status “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/ veçantë.”.

Përcaktimi i zhvilluesit bëhet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e institucionit përgjegjës, sipas procedurës së mëposhtme:

1. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve përcjell pranë institucionit përgjegjës vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga subjekti investuese, për realizimin e projektit/investimit strategjik, zonë e teknologjisë dhe të zhvillimit ekonomik.

2. Institucioni përgjegjës, pasi ka marrë informacionin nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, për statusin aktual të pasurisë, për sipërfaqen në të cilën do të ndërtohet zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, të shoqëruar me aktin përkatës të pronësisë, në përputhje me nenin 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, i propozon Këshillit të Ministrave shpalljen e zonës dhe zhvilluesin e saj.

3. Me shpalljen e zonës, sipas pikës 2, ndërtimet pa leje nuk legalizohen, por trajtohen nga shteti nëpërmjet shpërblimit finaciar, programeve financiare të strehimit ose formave të tjera alternative të trajtimit.”.

Neni 3

Pas nenit 16 shtohet neni 16/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 16/1
Anulimi i një procedure konkurruese

1. Institucioni përgjegjës me urdhër të ministrit anulon procedurën e konkurrimit në rastet kur:

a) në procedurat konkurruese nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e përshtatshme;
b) konstaton se dokumentet e konkurrimit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme që pengojnë vijimin e procedurës;
c) për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive nuk mund të zhvillohet procedura konkurruese.

2. Institucioni përgjegjës nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj ofertuesve që kanë paraqitur oferta për vendimin e marrë, në bazë të pikës 1, të këtij neni.

3. Institucioni përgjegjës u komunikon të gjithë kandidatëve ose ofertuesve vendimin dhe arsyet për të mos e vazhduar procedurën e konkurimit menjëherë, por jo më vonë se 3 (tri) ditë nga marrja e vendimit.

4. Institucioni përgjegjës publikon vendimin e anulimit në Buletinin e Njoftimeve Publike, vetëm pas kalimit të afateve të ankimimit, sipas parashikimeve të nenit 15/1, të këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHTESËS PËR NATYRË TË VEÇANTË PUNE PËR DREJTORIN E PËRGJITHSHËM DHE NËPUNËSIT NË NJËSITË TEKNIKE TË PËRMBAJTJES SË AUTORITETIT KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SIGURINË KIBERNETIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikës 5/1, të nenit 10, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Masa e shtesës për natyrë të veçantë pune për drejtorin e Përgjithshëm dhe nëpunësit e njësive teknike të përmbajtjes së Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike është, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Përjashtimisht, deri në datën 1 janar 2023, masa e shtesës për natyrë të veçantë pune për nëpunësit e përcaktuar në rreshtat 4 dhe 6, të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të jetë përkatësisht, 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj dhe 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj.

3. Efektet financiare të këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e miratuara për këtë vit për Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 nëntor 2022.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.26, DATË 20.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT/RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKITË KAMZË DHE KAVAJË DHE CAKTIMIN E TYRE SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.26, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhet shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:

“2/2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2022, për financimin e rindërtimit/rikonstruksionit të objekteve arsimore, në Bashkinë Kamzë, në masën 13 272 319 (trembëdhjetë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e dy mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) lekë pa TVSH, për rindërtimin e çerdhes “Kamzë”, i cili i transferohet Bashkisë Kamzë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, 2/1 dhe 2/2 …”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 20.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË DHE KURBIN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës, të vendimit nr.27, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 592 639 074 (pesëqind e nëntëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e shtatëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në bashkitë Tiranë dhe Kurbin, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi, në masën 387 370 974 (treqind e tetëdhjetë e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Bashkisë Kurbin i transferohet fondi, në masën 205 268 100 (dyqind e pesë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e njëqind) lekë, pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kurbin e Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.68, DATË 3.2.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT DHE TË RIKONSTRUKSIONIT TË BIBLIOTEKËS “GJERGJ FISHTA” DHE CAKTIMIN E BASHKISË LEZHË SI NJËSI ZBATUESE””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.68, datë 3.2.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 93 600 000 (nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, pa TVSH, për financimin e riforcimit dhe të rikonstruksionit të bibliotekës “Gjergj Fishta”, Bashkia Lezhë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Lezhë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.71, DATË 3.2.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “VËLLEZËRIT MASHA”, MAZHË E VOGËL, NJËSIA ADMINISTRATIVE BUBQ, BASHKIA KRUJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KRUJË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.71, datë 3.2.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhet shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Bashkisë Krujë, për vitin 2022, i transferohet fondi, në masën 58 204 175 (pesëdhjetë e tetë milionë e dyqind e katër mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Vëllezërit Masha”, Mazhë e Vogël, njësia administrative Bubq, Bashkia Krujë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.”;

b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1…”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.87, DATË 9.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT/RIPARIMIT TË MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË MIRDITË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.87, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 210 393 360 (dyqind e dhjetë milionë e treqind e nëntëdhjetë e tre mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë, për financimin e rikonstruksionit/riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Mirditë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit miratuar, për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Mirditë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.89, DATË 9.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË GODINAVE, SPITALI “SHENJTA MARI” DHE DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK (ISH-SPITALI INFEKTIV), NJËSIA ADMINISTRATIVE RRËSHEN, BASHKIA MIRDITË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË MIRDITË SI NJËSI ZBATUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.89, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përveç përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi, Bashkisë Mirditë, në buxhetin e vitit 2022, i transferohet në formën e transfertës së pakushtëzuar, fondi në masën 75 194 683 (shtatëdhjetë e pesë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të godinave, spitali “Shenjta Mari” dhe Drejtoria e Shëndetit Publik (ish-Spitali Infektiv), Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë, që do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.90, DATË 9.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT TË GODINËS KOPSHT/ÇERDHE NË ZONËN E RE PËR ZHVILLIM, NJËSIA ADMINISTRATIVE RRËSHEN, BASHKIA MIRDITË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË MIRDITË SI NJËSI ZBATUSE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936 datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.90, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Bashkisë Mirditë, në buxhetin e vitit 2022, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 3 747 393 (tre milionë e shtatëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, për ndërtimin e godinës kopsht/çerdhe në zonën e re për zhvillim, njësia administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë, dhe do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.122, DATË 2.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT, MBIKËQYRJES DHE KOLAUDIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “PICAR”, BASHKIA VORË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936 datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.122, datë 2.3.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhet shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

a) Pas pikës 2 shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2022, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, edhe në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit, mbikëqyrjes dhe të kolaudimit të shkollës 9-vjeçare “Picar”, Bashkia Vorë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.”.

b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2.1 …”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.145, DATË 11.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË SHIJAK, KAMZË, KAVAJË DHE KRUJË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.145, datë 11.3.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 52 585 299 (pesëdhjetë e dy milionë e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Shijak dhe Kamzë, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Shijak i transferohet fondi, në masën 43 145 299 (dyzet e tre milionë e njëqind e dyzet e pesë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Bashkisë Kamzë i transferohet fondi, në masën 9 440 000 (nëntë milionë e katërqind e dyzet mijë) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Shijak dhe Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.151, DATË 10.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË ÇERDHES “VALIAS”, NË ZONËN E RE PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR, NË FSHATIN VALIAS, BASHKIA KAMZË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAMZË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.151, datë 10.3.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhet shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Bashkisë Kamzë, në buxhetin e vitit 2022, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 65 646 444 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë mijë e katërqind e dyzet e katër) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të çerdhes në fshatin Valias, Bashkia Kamzë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.”.

b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, dhe 2/1 …”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.166, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT DHE RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË KAMZË DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAMZË, SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.166, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përveç përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi, përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, nga Bashkia Kamzë, në masën 110 000 000 (njëqind e dhjetë milionë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit, i cili i transferohet Bashkisë Kamzë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.167, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË DURRËS, VORË, KAMZË DHE RROGOZHINË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.167, datë 18.03.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 183 988 586 (njëqind e tetëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, në bashkitë Vorë dhe Kamzë, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Vorë i transferohet fondi, në masën 147 788 700 (njëqind e dyzet e shtatë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Bashkisë Kamzë i transferohet fondi, në masën 35 440 000 (tridhjetë e pesë milionë e katërqind e dyzet mijë) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Vorë e Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.200, DATË 25.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKOSNTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKITË MIRDITË E KAMZË DHE CAKTIMIN E TYRE SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936 datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2/2, të vendimit nr.200, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:

“2/3. Përveç përcaktimeve të pikës 2/2, të këtij vendimi, përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 29 438 505 (njëzet e nëntë milionë e katërqind e tridhjetë e tetë mijë e pesëqind e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të objekteve arsimore në Bashkinë Mirditë, të detajuar, si më poshtë vijon:

a) Rikonstruksion dhe sistem ngrohjeje i godinës nr.3 (3 kate), shkolla 9-vjeçare “Pashko Vasa”, Rrëshen, Bashkia Mirditë, në masën 14 859 730 (katërmbëdhjetë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë) lekë pa TVSH, në formën transfertës së pakushtëzuar;
b) Rikonstruksioni i kopshtit të fëmijëve (godina e vjetër) Rrëshen, Bashkia Mirditë, në masën 4 216 892 (katër milionë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë pa TVSH, në formën transfertës së pakushtëzuar;
c) Rikonstruksioni i kopshtit të fëmijëve me aftësi ndryshe (ish-godina e SHIK-ut) Rrëshen, Bashkia Mirditë, në masën 10 361 883 (dhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, në formën transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.201, DATË 25.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) NË BASHKITË DURRËS DHE KAMZË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.201, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:

“2/2. Përveç përcaktimeve të pikës 2/1, të këtij vendimi, përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 568 048 796 (pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë milionë e dyzet e tetë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, nga Bashkia Durrës, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Durrës në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.215, DATË 31.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, NË BASHKITË LEZHË DHE KURBIN DHE CAKTIMIN E TYRE SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.215, datë 31.3.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi, i mëposhtëm:

a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 55 850 000 (pesëdhjetë e pesë milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, pa TVSH, për financimin e rindërtimit të njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte që duhen ndërtuar nga e para, në Bashkinë Kurbin, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Kurbin, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.236, DATË 14.4.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË GODINËS SË KOPSHTIT PUBLIK DHE TË GODINËS SË BASHKISË VORË, BASHKIA VORË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË VORË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.236, datë 14.4.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Bashkisë Vorë, për vitin 2022, i transferohet fondi, në masën 20 000 000 (njëzet milionë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të godinës së kopshtit publik, Bashkia Vorë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.”.

b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.279, DATË 12.5.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTIT SOCIAL-KULTUROR, PALLATI I KULTURËS, BASHKIA SHIJAK, DHE CAKTIMIN E BASHKISË SHIJAK SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, ligji nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligji nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Pas pikës 2/1, të vendimit nr.279, datë 12.5.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:

“2/2. Bashkisë Shijak, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, nga fondet e rindërtimit, miratuar për vitin 2022, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar në masën 1 536 000 (një milion e pesëqind e tridhjetë e gjashtë mijë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit dhe ndërtimit të infrastrukturës publike, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.307, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT DHE RIKONSTRUKSIONIT TË INFRASTRUKTURËS PUBLIKE NË ZONAT E REJA TË SHPALLUARA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.307, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

a) Në pikën 3.2, shifra, “… 605 498 838 (gjashtëqind e pesë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e tridhjetë e tetë) lekë …” zëvendësohet me shifrën “… 1 265 498 838 (një miliard e dyqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e tridhjetë e tetë) lekë …”;

b) Pas pikës 3.2 shtohet pika 3.3, me këtë përmbajtje:

“3.3. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 387 370 974 (treqind e tetëdhjetë e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit dhe ndërtimit të infrastrukturës publike, në funksion të rindërtimit të banesave individuale, në Bashkinë Tiranë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Tiranë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.412, DATË 15.6.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, NË BASHKITË KAMZË DHE LEZHË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.412, datë 15.6.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, nga Bashkia Kamzë, edhe në masën 34 000 000 (tridhjetë e katër milionë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, sipas aktekspertizave të thelluara, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Kamzë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.428, DATË 8.7.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE, NË BASHKINË KURBIN DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i”, dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.428, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Bashkisë Kurbin, për vitin 2022, i transferohet fondi, në masën 30 580 000 (tridhjetë milionë e pesëqind e tetëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rikonstruksionit të objekteve arsimore në Bashkinë Kurbin, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Milot, Bashkia Kurbin, në masën 9 174 000 (nëntë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekë pa TVSH;
b) Rikonstruksion i shkollës së mesme “Milot”, Bashkia Kurbin, në masën 21 406 000 (njëzet e një milionë e katërqind e gjashtë mijë) lekë pa TVSH.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.606, DATË 14.9.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR PËR AKTIVITETET JASHTË ORARIT MËSIMOR DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, të shkronjës “b” të pikës 3, të nenit 54, të ligjit nr.69/2012, “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 6, të vendimit nr.606, datë 14.9.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:

“6/1. Përjashtimisht, për vitin 2022, procedurat e prokurimit për blerjen e bazës materiale didaktike dhe infrastrukturës mbështetëse, sipas kurrikulave të hartuara për secilën tematikë të programit kombëtar për aktivitetet jashtë orarit mësimor, realizohen nga zyrat vendore të arsimit parauniversitar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

VENDIM
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.613, DATË 20.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË DURRËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.613, datë 20.10.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 449 129 166 (katërqind e dyzet e nëntë milionë e njëqind e njëzet e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në Bashkinë Durrës, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Durrës, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.645, DATË 3.8.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) DHE NDËRTESAVE PUBLIKE, NË ZONAT E REJA PËR ZHVILLIM, NË NJËSITË ADMINISTRATIVE 4 E 8, ZONA “5 MAJI”, DHE NJËSINË ADMINISTRATIVE 6, ZONA “KOMBINAT”, BASHKIA TIRANË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2.1, të vendimit nr.645, datë 3.8.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2.2, me këtë përmbajtje:

“2.2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 3 300 234 940 (tre miliardë e treqind milionë e dyqind e tridhjetë e katër mijë e nëntëqind e dyzet) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike në zonat e reja për zhvillim, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat” në Bashkinë Tiranë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Tiranë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.715, DATË 24.11.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT E TË RIPARIMIT TË MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË, DURRËS DHE MIRDITË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.715, datë 24.11.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2022, në masën 458 142 074 (katërqind e pesëdhjetë e tetë milionë e njëqind e dyzet e dy mijë e shtatëdhjetë e katër) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Durrës dhe Mirditë, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 310 546 268 (treqind e dhjetë milionë e pesëqind e dyzet e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar;
b) Bashkisë Mirditë i transferohet fondi, në masën 147 595 806 (njëqind e dyzet e shtatë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e gjashtë) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Durrës dhe Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.770, DATË 15.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “DEMOKRACIA”, VALIAS I RI, BASHKIA KAMZË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAMZË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.770, datë 15.12.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Bashkisë Kamzë, në buxhetin e vitit 2022, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 101 000 000 (njëqind e një milionë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Demokracia”, Valias i Ri, Bashkia Kamzë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.”;

b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.749, DATË 9.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË GODINËS SË INSTITUTIT TË NDËRTIMIT DHE CAKTIMIN E INSTITUTIT TË NDËRTIMIT SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.749, datë 9.12.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2022, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin buxhetor “Planifikim, menaxhim dhe administrim” 01110, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” shtohet fondi prej 55 144 331 (pesëdhjetë e pesë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë e treqind e tridhjetë e një) lekësh pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të godinës së Institutit të Ndërtimit.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Ndërtimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.910, DATË 18.11.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË KONVIKTIT TË SHKOLLËS SË MESME PROFESIONALE “KOLIN GJOKA”, BASHKIA LEZHË DHE CAKTIMIN E BASHKISË LEZHË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.910, datë 18.11.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 124 000 000 (njëqind e njëzet e katër milionë) lekë, pa TVSH, për financimin e rindërtimit të konviktit të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka”, Bashkia Lezhë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Lezhë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.935, DATË 25.11.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) DHE BANESAVE INDIVIDUALE, NË BASHKITË DURRËS DHE LEZHË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 4/1, të vendimit nr.935, datë 25.11.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 4/2, me këtë përmbajtje:

“4/2. Përdorimi i fondit të rindërtimit, për vitin 2022, nga Bashkia Durrës, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, është në masën 261 381 097 (dyqind e gjashtëdhjetë e një milionë e treqind e tetëdhjetë e një mijë e nëntëdhjetë e shtatë) lekë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Durrës në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1034, DATË 16.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR RIFORCIMIN E PALLATIT TË KULTURËS “DEDË NDUE LAZRI”, NË BASHKINË LEZHË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 3, të vendimit nr.1034, datë 16.12.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:

“3/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 104 000 000 (njëqind e katër milionë) lekë pa TVSH, për riforcimin e pallatit të kulturës “Dedë Ndue Lazri”, Bashkia Lezhë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Lezhë, në formën e transfertës të pakushtëzuar.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1134, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT/RIKONSTRUKSIONIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE, NË BASHKINË TIRANË DHE CAKTIMIN E BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.1134, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 760 634 149 (shtatëqind e gjashtëdhjetë milionë e gjashtëqind e tridhjetë e katër mijë e njëqind e dyzet e nëntë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të objekteve arsimore (RSU nr.1 (nr.15-18-19) nr.20-21; nr.22-23”, në RSU nr.1 shkolla “Dritas”, në Bashkinë Tiranë, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, dhe i transferohet Bashkisë Tiranë në formën e transfertës së pakushtëzuar, përkatësisht, sipas detajimit të mëposhtëm, për:

a) ndërtimin e godinës tip në RSU nr.1 (nr.15), në vlerën 106 099 202 (njëqind e gjashtë milionë e nëntëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e dy) lekë pa TVSH;
b) ndërtimin e godinës tip në RSU nr.1 (nr.19), në vlerën 10 207 472 (dhjetë milionë e dyqind e shtatë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e dy) lekë pa TVSH;
c) ndërtimin e godinës tip në RSU nr.1 (nr.18), në vlerën 236 807 314 (dyqind e tridhjetë e gjashtë milionë e tetëqind e shtatë mijë e treqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH;
ç) rikonstruksionin e godinave nr.20-21, nr.22-23, në vlerën 277 522 999 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind e njëzet e dy mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH;
d) ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Dritas”, në vlerën 129 997 161 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e një) lekë pa TVSH.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1145, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTIT ARSIMOR SHKOLLA 9-VJEÇARE “HAJDAR ZOGU”, FSHATI TAPIZË, NJËSIA ADMINISTRATIVE NIKËL, BASHKIA KRUJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KRUJË SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.1145, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, për financimin e rindërtimit të objektit arsimor, shkolla 9-vjeçare “Hajdar Zogu”, fshati Tapizë, Njësia Administrative Nikël, Bashkia Krujë, të jetë në vlerën 82 365 162 (tetëdhjetë e dy milionë e treqind e gjatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë pa TVSH dhe të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË MAT TË PRONËS NR.717, ME EMËRTIM “SHTËPIA E USHTARAKËVE”, ME VENDNDODHJE NË BURREL, ZONA KADASTRALE 1326, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR, DHE VENDIMIN NR.771, DATË 14.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË BURREL, TË QARKUT TË DIBRËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 7 dhe 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Mat të pronës nr.717, me emërtim “Shtëpia e Ushtarakëve”, me vendndodhje Burrel, zona kadastrale nr.1326, sipas planrilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për realizimin e funksioneve administrative dhe shërbimeve në interes të komunitetit vendas dhe kryerjen e funksioneve të tjera sipas ligjit.

2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, hiqet prona nr.717, me emërtim “Shtëpia e Ushtarakëve”, me vendndodhje Burrel, zona kadastrale nr.1326, sipas planrilevimit, dhe shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.771, datë 14.11.2007, të Këshillit të Ministrave.

3. Bashkisë Mat i ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të pronës, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, tjetërsimi dhe dhënia në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Bashkia Mat dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Previous Prezantimi projektit të portit të Porto Romanos