Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 Tetor 2023:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN E JAGODINËS, BASHKIA ELBASAN, QARKU ELBASAN, NGA BASHKIMI I PËRKOHSHËM I SHOQËRIVE “G.A.C”, SH.P.K., DHE “LA PORTA DELLA LUCE”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën e Jagodinës, Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan, nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “G.A.C”, sh.p.k., dhe “LA PORTA DELLA LUCE”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “G.A.C”, sh.p.k., dhe “LA PORTA DELLA LUCE”, sh.p.k.;
b) Numri i identifikimit personal, NIPT/NUIS: “G.A.C”, sh.p.k.: L61619031A ; “LA PORTA DELLA LUCE”, sh.p.k.: M22707205L;
c) Tipi centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 10MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të parkut fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën e Jagodinës, Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionin e projektit;
g) E drejta për ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën e Jagodinës, Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan, e dhënë sipas këtyre rregullave, mund të transferohet te një subjekt i tretë, vetëm me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
gj) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “G.A.C”, sh.p.k., dhe “LA PORTA DELLA LUCE”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet bashkimit të përkohshëm të shoqërive “G.A.C”, sh.p.k., dhe “LA PORTA DELLA LUCE”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimi i përkohshëm i shoqërive “G.A.C”, sh.p.k., dhe “LA PORTA DELLA LUCE”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
KATEGORITË E PUNONJËSVE TË POLICISË USHTARAKE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË CILËT PËRFITOJNË SIGURIM JETE, MASAT DHE KRITERET E PËRFITIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 40, të ligjit nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministria e Mbrojtjes siguron jetën e personelit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
2. Kategoritë e personelit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sigurim jete, janë punonjësit e strukturave të mëposhtme:
a) Sektori i Policisë Kriminale;
b) Inspektorati i Qarkullimit Rrugor;
c) Seksioni i Rendit Ushtarak;
ç) Inspektorati për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin;
d) Toga e Ruajtjes dhe Sigurisë së Personaliteteve në Kompaninë Operacionale të Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Veçanta.
3. Sigurimi i jetës bëhet sipas kontratës që lidhet me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Ky sigurim mbulon ngjarjet në rastet e:
a) humbjes së jetës për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të saj;
b) zhdukjes për shkak të detyrës;
c) paaftësisë së përhershme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës;
ç) paaftësisë së përkohshme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës;
d) shërbimeve mjekësore në spitalet publike ose private jashtë shtetit, kur mbulimet shëndetësore nuk ofrohen në spitalet publike brenda vendit.
4. Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk mund të jetë më e ulët se:
a) 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës a zhdukjes së personit;
b) 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për rastet e dëmtimit të rëndë fizik;
c) 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për rastet e dëmtimit të lehtë fizik;
ç) 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës, si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës.
5. Tarifa e primit të sigurimit përcaktohet në kontratën e sigurimit, por nuk mund të jetë më e ulët se 0.5 %.
6. Kushtet standarde të kontratës së sigurimit, përfshirë tabelën e koeficientëve të përfitimit ndaj dëmtimeve trupore, të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shërbejnë si kushte minimale, të detyrueshme për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimeve.
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
8. Vendimi nr.904, datë 11.11.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kategorive të përfituesve, të masave e të kritereve për sigurimin e jetës së punonjësit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.
9. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PROJEKTIN “SHTRATI I LUMIT LANA – ZHVILLIMI URBAN” RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.63/2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillimi urban”, ratifikuar me ligjin nr.63/2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.44, DATË 1.2.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PLANIN VJETOR TË PRANIMIT, PËR VITIN 2023, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.44, datë 1.2.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për planin vjetor të pranimit, për vitin 2023, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil”, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 1, togfjalëshi “1 152 (një mijë e njëqind e pesëdhjetë e dy)” zëvendësohet me “1 158 (një mijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë)”.
b) Në shkronjën “a”, të pikës 1, shifra “12” bëhet “18”.
2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.270, DATË 2.5.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË SUDANIN E JUGUT (UNMISS)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 2 e 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të aktit normativ nr.1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr.23/2019, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të vendimit nr.270, datë 2.5.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, të ndryshuar, fjalët “… Republika e Sudanit të Jugut …” zëvendësohen me “… si dhe në Shtabin e Komandës Bor, Jonglei, në Republikën e Sudanit të Jugut …”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
3. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.276, DATË 16.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MËNYRËS SË ORGANIZIMIT, TË STRUKTURËS, ORGANIKËS DHE STATUTIT TË AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 3, të ligjit nr.10164, datë 15.10.2009, “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Skemat me numrat 2, 2/1, 2/2, 2/3 dhe 2/4, të përmendura në kreun IV, “Struktura dhe organika”, të vendimit nr.276, datë 16.5.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohen me skemat me po të njëjtët numra dhe tituj që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohet Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.473, DATË 1.8.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË JASHTË SHËRBIMIT CIVIL DHE PËR PËRDORIMIN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND PËR VITIN 2023”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 27, pika 5, e 29, pika 1, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe në vijim të pikave 2, 3 e 4, të kreut V, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.473, datë 1.8.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil dhe për përdorimin e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND për vitin 2023”, togfjalëshi “… 12 (dymbëdhjetë) …” zëvendësohet me “… 18 (tetëmbëdhjetë) …”.
2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.654, DATË 14.9.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE ORGANIKËS SË AGJENCISË SË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE TË INTEGRUARA (ADISA)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.654, datë 14.9.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA)”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Shtojca I zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
b) Shtojca II zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
c) Në pikën 3, numri “ … 165 … ” zëvendësohet me “… 164 … ”.
2. Ngarkohet Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.884, DATË 27.12.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PLANIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2023, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA (ERRU)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të vendimit nr.884, datë 27.12.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e planit të shpenzimeve, për vitin 2023, të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura ERRU”, bëhen këto ndryshime:
a) Shuma “56 403 200 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind e tre mijë e dyqind)” zëvendësohet me “65 093 460 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e nëntëdhjetë e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë).
b) Aneksi nr.1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me aneksin me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE DETYRAT E KOMITETIT TË POLITIKAVE TË MENAXHIMIT TË HAPËSIRËS AJRORE SHQIPTARE DHE RREGULLAT PËR KOORDINIMIN E BASHKËPUNIMIN PËR ORGANIZIMIN E HAPËSIRËS AJRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë e të ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Qëllimi dhe fusha e zbatimit
1. Ky projektvendim ka për qëllim përcaktimin e mënyrës së organizimit, funksionimit dhe detyrave të Komitetit të Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore Shqiptare dhe rregullave për koordinimin e bashkëpunimin për organizimin e hapësirës ajrore.
2. Ky vendim përforcon dhe harmonizon zbatimin e konceptit për përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore, si në Qiellin e Vetëm Evropian, me qëllim lehtësimin e menaxhimit të hapësirës ajrore dhe menaxhimit të trafikut ajror brenda kufijve të politikave të transportit dhe në veçanti përcakton rregulla për bashkëpunim më të mirë ndërmjet strukturave civile dhe ushtarake përgjegjëse për menaxhimin e trafikut ajror, që operohet në hapësirën ajrore nën përgjegjësinë e Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Pёrkufizime
Për zbatimin e këtyre rregullave përdoren përkufizimet e Kodit Ajror dhe ato të përshkruara në këtë nen, si më poshtë vijon:
1. “Autoriteti i Aviacionit Civil”, enti publik në varësi të ministrit përgjegjës për transportin, i cili ushtron funksionet e autoritetit kombëtar për rregullimin e mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive në fushën e transportit ajror në përputhje me Kodin Ajror dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në zbatim të tij dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare;
2. “Certifikatë”, një dokument i lëshuar nga autoriteti kombëtar mbikëqyrës në çdo formë që përputhet me rregullat kombëtare, e cila konfirmon se një ofrues i shërbimit të lundrimit ajror i plotëson kërkesat për ofrimin e një shërbimi specifik;
3. “Celula për menaxhimin e hapësirës ajrore (AMC)”, njësi përgjegjëse për menaxhimin e përditshëm të hapësirës ajrore nën përgjegjësinë e Republikës së Shqipërisë ose të më shumë shteteve të ZPEA-së, sipas përcaktimeve të marrëveshjes shumëpalëshe;
4. “Celula kombëtare e krizave për menaxhimin e trafikut ajror”, Komiteti i Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore Shqiptare gjatë ushtrimit të funksioneve të përcaktuara në nenin 9, të këtij vendimi;
5. “Hapësirë ajrore ndërkufitare”, strukturë e hapësirës ajrore e zgjatur përgjatë kufijve kombëtarë dhe/ose kufijve të rajoneve të informacionit të fluturimit;
6. “Itinerari/routing”, itinerari i zgjedhur, që ndiqet nga një avion gjatë veprimit/operacionit të tij;
7. “Koncepti i operimit”, kriteri për përdorimin operacional të RREMTA-s ose të pjesëve të saj;
8. “Kohë reale”, kohë aktuale gjatë së cilës ndodh një proces ose një ngjarje;
9. “Koordinim civil-ushtarak”, koordinim ndërmjet palëve civile dhe ushtarake të autorizuara për të marrë vendime e për të dakordësuar për një drejtim veprimesh;
10. “Komanda e Forcave Ajrore”, autoriteti kompetent ushtarak, pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që ka mision sigurimin e kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO-n, mbështetjen në operacionet luftarake e joluftarake, HNS dhe ato të kërkim-shpëtimit SAR, si dhe realizimin e komandim-kontrollit të mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë;
11. “Korridor fluturimi”, rruga e një avioni në ajër, e përcaktuar në tri dimensione;
12. “Kufizim i hapësirës ajrore”, një vëllim i caktuar i hapësirës ajrore brenda së cilës mund të kryhen, në orë të përcaktuara, aktivitete të ndryshme të rrezikshme për fluturimin e avionëve (një “zonë e rrezikshme”); ose hapësira të tilla ajrore të caktuara mbi sipërfaqe toke apo ujërash territoriale të një shteti, brenda të cilave fluturimi i avionëve është i kufizuar sipas kushteve specifike të caktuara (një “zonë e kufizuar”); ose hapësira të tilla ajrore të caktuara mbi sipërfaqe toke apo ujërash territoriale të një shteti, brenda të cilave fluturimi i avionëve është i ndaluar (një “zonë e ndaluar”);
13. “Menaxhimi i hapësirës ajrore (MHA)”, një funksion planifikimi me objektiv kryesor maksimizimin e shfrytëzimit të hapësirës ajrore në dispozicion nëpërmjet ndarjes dinamike të kohës dhe herë-herë ndarjen e hapësirës ajrore mes kategorive të ndryshme të përdoruesve të hapësirës ajrore mbi bazën e nevojave afatshkurtra;
14. “Menaxhimi i fluksit të trafikut ajror”, funksion i vendosur me objektivin për të kontribuuar për një fluks të sigurt, të rregullt e të shpejtë të trafikut ajror, duke siguruar që kapaciteti i KTA-së shfrytëzohet deri në maksimumin e mundshëm dhe se volumi i trafikut është i përshtatshëm me kapacitetet e deklaruara nga siguruesit e duhur të shërbimit të trafikut ajror;
15. “Menaxhimi i trafikut ajror (ATM)”, tërësia e funksioneve ajrore dhe tokësore (shërbimet e trafikut ajror, menaxhimi i hapësirës ajrore dhe menaxhimi i fluksit të trafikut ajror) të nevojshme për të siguruar lëvizjen e sigurt dhe efikase të avionit gjatë të gjitha fazave të operimeve;
16. “Masterplani i MTA-së”, plani i mbështetur në vendimin e Këshillit Evropian për rregullat evropiane për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, për të zhvilluar një gjeneratë të re të sistemit evropian të menaxhimit të trafikut ajror (SESAR);
17. “Niveli i fluturimit (NF)”, sipërfaqe e presionit atmosferik konstant, i cili lidhet me karakteristikat e presionit specifik prej 1 013,2 hektopaskal dhe ndahet nga të tilla sipërfaqe të tjera me intervale presioni specifik;
18. “Ngjitja/përmirësimi”, çdo modifikim, që ndryshon karakteristikat operacionale të një sistemi;
19. “Njësi e shërbimeve të trafikut ajror” (njësi ATS), njësi, civile ose ushtarake, përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të trafikut ajror;
20. “Ndarje”, hapësira midis avionëve, niveleve ose gjurmëve;
21. “Njësi ushtarake kontrolli”, çdo njësi fikse apo e lëvizshme ushtarake, që drejton trafikun ajror ushtarak dhe/ose ndjek aktivitete të tjera, të cilat, për shkak të natyrës së tyre specifike, mund të kërkojnë një rezervim apo kufizim të hapësirës ajrore;
22. “Operacioni/veprimi perfekt në mënyrë konsistente”, veprimi i RREMTA-s, në mënyrë të tillë që nga perspektiva e përdoruesit ai të veprojë sikur të ishte një organ i vetëm;
23. “Paketa e shërbimeve”, dy ose më shumë shërbime të lundrimit ajror;
24. “Përbërësit”, objektet e prekshme, si hardware apo objektet e paprekshme, si software mbi të cilat varet ndërveprimi i RREMTA-s;
25. “Përdorim fleksibël i hapësirës ajrore”, koncept i menaxhimit të hapësirës ajrore i zbatuar në hapësirën e Republikës së Shqipërisë dhe atë të ZPEA-së, sipas përcaktimeve të marrëveshjes shumëpalëshe, mbi bazën e “Manualit të menaxhimit të hapësirës ajrore për zbatimin e konceptit të përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore” të nxjerrë nga Eurokontrolli;
26. “Procedura” (siç përdoret në kontekstin e udhëzimit të ndërveprimit), një metodë standarde dhe për përdorimin teknik, dhe për atë operacional të sistemit, në kontekstin e koncepteve të funksionit të rëna dakord e të vlerësuara, që kërkojnë zbatim uniform nëpërmjet RREMTA-s;
27. “Përdorues të hapësirës ajrore”, operatorë të avionëve që operohen si trafik i përgjithshëm;
28. “Përdorues”, mjet ajror civil ose ushtarak, që operon në ajër, si edhe çdo palë tjetër që kërkon përdorimin e hapësirës ajrore;
29. “Qëllimi i fluturimit”, korridor i fluturimit dhe të dhënat shoqëruese të fluturimit, që përshkruajnë trajektoren e planifikuar të një fluturimi drejt destinacionit të tij, i përditësueshëm në çdo moment;
30. “Qielli i Vetëm Evropian”, iniciativë e Komisionit Evropian, e cila koordinon projektimin, menaxhimin dhe rregullimin e hapësirës ajrore brenda ZPAE-së, me qëllim organizimin e hapësirës ajrore uniforme me zonat e kontrollit të trafikut ajror, duke siguruar përdorimin e sigurt dhe efikas të hapësirës ajrore dhe sistemin e menaxhimit të trafikut ajror brenda dhe përtej Bashkimit Evropian;
31. “Rezervim i hapësirës ajrore”, vëllim i caktuar i hapësirës ajrore i rezervuar përkohësisht për përdorim ekskluziv ose specifik nga kategoritë e përdoruesve;
32. “Rajoni i informacionit të fluturimit”, hapësirë ajrore e dimensioneve të përcaktuara, brenda së cilës jepen shërbimet e informacionit të fluturimit dhe shërbimet e paralajmërimit/njoftimit;
33. “Rrjeti i linjës/rrugës”, rrjet linjash të specifikuara për kanalizimin e fluksit të trafikut ajror të përgjithshëm, siç është e nevojshme për shërbimet e dispozitës/pajisjes së KTA-së;
34. “Rrjeti evropian i menaxhimit të trafikut ajror (RREMTA)”, grupi i listuar i sistemeve të mëposhtme:
a) Sisteme dhe procedura për menaxhimin e hapësirës ajrore;
b) Sisteme dhe procedura për menaxhimin e fluksit të trafikut ajror;
c) Sisteme dhe procedura për shërbimet e trafikut ajror, në veçanti për sistemet e përpunimit të të dhënave të fluturimeve, përpunimi i të dhënave të vëzhgimit dhe sistemet e ndërfaqes njeri-makineri;
ç) Sistemet e komunikimit dhe procedurat tokë-tokë, ajër-tokë dhe ajër-ajër të komunikimeve;
d) Sistemet dhe procedurat e navigimit;
dh) Sistemet dhe procedurat e vëzhgimit;
e) Sistemet dhe procedurat për shërbimet e informacionit aeronautik;
ë) Sistemet dhe procedurat për përdorimin e informacionit meteorologjik, i cili mundëson që shërbimet e lundrimit ajror të sigurohen në komunitet, duke përfshirë ndërfaqet në kufij me shtetet e treta.
35. “Sistem”, mbledhja e përbërësve të transportit me rrugë ajrore dhe të atij me bazë tokësore, si dhe një pajisje me bazë hapësinore, që jep mbështetje për shërbimet e lundrimit ajror për të gjitha fazat e fluturimit;
36. “Strukturë e hapësirës ajrore”, vëllim i caktuar i hapësirës ajrore i përcaktuar për të garantuar operacionin e sigurt dhe optimal të avionit;
37. “Situata e krizës”, spektri i gjerë i krizave të mundshme, duke filluar nga trazira të kufizuara kombëtare ose rajonale, ose operimet e ndihmave humanitare deri në operimet si përgjigje ndaj një krize të një shkalle të gjerë kombëtare, ose që përfshin forcat aleate të NATO-s, me përfaqësim të mundshëm të partnerëve, dialogut mesdhetar dhe shteteve të tjera joanëtare të NATO-s;
38. “Shërbimet e kontrollit të trafikut ajror (KTA)” përfshijnë shërbimet e ofruara me qëllim që:
a) të parandalohen përplasjet:
i. mes avionëve;
ii. në zonën e manovrimit mes avionit e pengesave; dhe
b) të ecë e të mbahet një fluks i rregullt i trafikut ajror.
39. “Shërbimi i kontrollit të aerodromit” përfshin shërbimin e KTA-së për trafikun në aerodrom;
40. “Shërbimi i informacionit aeronautik (SHIA)”, shërbim i vendosur brenda zonës së përcaktuar të mbulimit, përgjegjës për pajisjen e informacionit aeronautik dhe i të dhënave të nevojshme për sigurinë, rregullsinë dhe efikasitetin e lundrimit ajror;
41. “Shërbime të trafikut ajror”, shërbime të ndryshme të informacionit të fluturimit, shërbimet e alarmit, shërbimet këshilluese të trafikut ajror dhe shërbimet ATC (shërbimet e kontrollit të zonës, afrimit dhe aerodromit);
42. “Shërbimet e kontrollit të zonës”, shërbim KTA për fluturimet e kontrolluara në një bllok hapësire ajrore;
43. “Shërbimi i paralajmërimit”, një shërbim i ofruar për të njoftuar organizatat përkatëse apo operatorët ajrorë lidhur me një mjet fluturimi në nevojë për ndihmë kërkimi e shpëtimi dhe për të ndihmuar këto organizata sipas nevojës;
44. “Shërbime ndërkufitare”, çdo rrethanë, ku shërbimet e lundrimit ajror ofrohen në një shtet nga një ofrues shërbimi i certifikuar në një shtet tjetër ose shtet anëtar, sipas përcaktimeve të marrëveshjes shumëpalëshe;
45. “Trafiku ajror i përgjithshëm”, të gjitha lëvizjet e avionëve civilë, si dhe të gjitha lëvizjet e avionëve shtetërorë (duke përfshirë avionët e policisë dhe doganës), kur këto lëvizje bëhen në përputhje me rregullat e vendimet e ICAO-së.
46. “Të dhënat operacionale”, informacioni lidhur me të gjitha fazat e fluturimit, që kërkohen për të marrë vendime operacionale nga siguruesit e shërbimit të lundrimit ajror, përdoruesit e hapësirës ajrore, operatorët e aeroportit dhe veprues të tjerë të përfshirë;
47. “Vënia në punë”, përdorimi i parë operacional pas instalimit fillestar ose ngritjes së një sistemi.
Neni 3
Parimet
Përdorimi fleksibël i hapësirës ajrore bazohet në parimet e mëposhtme:
a) Koordinimi ndërmjet autoriteteve civile dhe ushtarake, i organizuar në nivele strategjike, parataktike dhe taktike, për të mundësuar përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore nëpërmjet vendosjes së marrëveshjeve dhe procedurave për rritjen e sigurisë në operim e të kapacitetit të hapësirës ajrore dhe përmirësimit të eficiencës e fleksibilitetit të operacioneve të avionëve;
b) Vendosja dhe ruajtja e qëndrueshmërisë midis menaxhimit të hapësirës ajrore, menaxhimit të lëvizjes së trafikut ajror dhe shërbimeve të trafikut ajror, në të tria nivelet e menaxhimit të hapësirës ajrore të renditura në shkronjën “a”, të këtij neni, për të garantuar, në përfitim të të gjithë përdoruesve, eficiencën në planifikimin, shpërndarjen dhe përdorimin e hapësirës ajrore;
c) Rezervimi i një natyre të përkohshme i hapësirës ajrore për përdorim ekskluziv ose specifik për kategoritë e përdoruesve, e aplikuar vetëm gjatë periudhave të limituara kohore bazuar mbi përdorimin aktual dhe lëshuar sa më shpejt sapo aktiviteti i kryer në këtë hapësirë të ketë mbaruar;
ç) Bashkëpunimi për aplikimin eficient dhe të qëndrueshëm të konceptit të përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore përgjatë kufijve kombëtarë dhe/ose kufijve të rajoneve të informacionit të fluturimit dhe në veçanti adresimi i aktiviteteve ndërkufitare. Ky bashkëpunim mbulon të gjitha çështjet përkatëse ligjore, operacionale dhe teknike;
d) Shfrytëzimi më së miri i hapësirës ajrore në dispozicion nga njësitë dhe përdoruesit e shërbimeve të trafikut ajror.
Neni 4
Komiteti i Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore Shqiptare
1. Komiteti i Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore Shqiptare (në vijim, Komiteti) është organ konsultativ për veprimet në nivel strategjik dhe vendimmarrës për veprimet në nivel taktik, i krijuar për koordinimin e veprimeve ndërmjet strukturave përgjegjëse civile dhe ushtarake të aviacionit, brenda fushëveprimit të kompetencave të tyre, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të tyre për përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore.
2. Roli i Komitetit është të sigurojë njё pёrdorim tё sigurt dhe efikas tё strukturёs së hapёsirёs ajrore kombёtare dhe rrjetit tё rrugёve të trafikut ajror, si dhe tё mundёsojё njё vazhdimёsi e transparencё tё trajtimit operacional nё kufijtё kombёtarё, bazuar nё marrёveshjet e harmonizuara qё rrjedhin nga planifikimi i hapёsirёs ajrore nё bashkёpunim me shtetet fqinje.
Neni 5
Përbërja e Komitetit të Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore
Komiteti i Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore ka këtë përbërje:
a) Drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil (kryetar);
b) Komandanti i Forcave Ajrore (nënkryetar);
c) Përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura (anëtar);
ç) Përfaqësues i nivelit të lartë drejtues për politikat e transportit ajror, në ministrinë përgjegjëse për transportin (anëtar);
d) Drejtori i Përgjithshëm i ofruesit të shërbimeve të lundrimit ajror (anëtar);
dh) Përfaqësues nga përdoruesit e tjerë të hapësirës ajrore (vëzhgues).
Neni 6
Menaxhimi strategjik i hapësirës ajrore (niveli 1)
1. Komiteti për Menaxhimin Strategjik të Hapësirës Ajrore kryen detyrat e mëposhtme:
a) Garanton aplikimin e plotë të konceptit të përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore në një nivel strategjik, parataktik dhe taktik;
b) Rishikon rregullisht kërkesat e përdoruesve;
c) Miraton aktivitetet që kërkojnë rezervim apo kufizim të hapësirës ajrore;
ç) Përcakton strukturat e procedurat e përkohshme të hapësirës ajrore për të ofruar mundësi të shumta për rezervimin e hapësirës ajrore dhe rrugë ajrore;
d) Përcakton kritere dhe procedura për krijimin e përdorimin e limiteve të përshtatshme horizontale dhe vertikale të hapësirës ajrore të kërkuar, për të rregulluar variantet e ndryshme të korridoreve të fluturimit dhe ndryshimet afatshkurtra të fluturimeve;
dh) Vlerëson strukturat dhe rrjetin e rrugëve kombëtare të hapësirës ajrore me synim planifikimin për strukturat e procedurat e hapësirës ajrore fleksibël;
e) Cakton kushtet specifike nën të cilat bie përgjegjësia për ndarjen midis fluturimeve civile dhe ushtarake mbi njësitë e shërbimit të trafikut ajror ose njësitë ushtarake të kontrollit;
ë) Merr masa për zhvillimin e përdorimit ndërkufitar të hapësirës ajrore me shtetet fqinje, atje ku nevojitet, nga lëvizja e trafikut dhe aktivitetet e përdoruesve;
f) Koordinon politikat kombëtare të menaxhimit të hapësirës ajrore me ato të shteteve fqinje për t’iu adresuar përdorimit të përbashkët të hapësirës ajrore përgjatë kufijve kombëtarë dhe/ose rajoneve kufitare të informacionit të fluturimit dhe këshillon ministrat përgjegjës përkatës;
g) Merr masa për ndërtimin e vënien në dispozicion të përdoruesve të strukturës së hapësirës ajrore në bashkëpunim të ngushtë dhe në koordinim me shtetet fqinje, ku strukturat e hapësirës ajrore në fjalë kanë një ndikim të rëndësishëm mbi trafikun përgjatë kufijve kombëtarë dhe/ose rajoneve kufitare të informacionit të fluturimit, me synimin për të garantuar përdorimin optimal të hapësirës ajrore për të gjithë përdoruesit e saj;
gj) Merr masa për koordinim me shtetet fqinje për vendosjen e një blloku standardesh të përbashkëta për ndarjen midis fluturimeve civile dhe ushtarake për aktivitete ndërkufitare dhe këshillon ministrat përkatës;
h) Vendos mekanizma konsultimi ndërmjet personave ose organizatave, siç referohet te pika 3, e këtij neni, dhe ndërmjet gjithë partnerëve dhe organizatave përkatëse, për të garantuar që kërkesat e përdoruesve janë adresuar siç duhet;
i) Merr masa për vlerësimin e rishikimin e procedurave dhe të performancës së operacioneve të përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore;
j) Ndërton mekanizma për të arkivuar të dhënat mbi kërkesat, shpërndarjen dhe përdorimin aktual të strukturave të saj për analiza të mëtejshme dhe aktivitete planifikimi.
Kushtet referuar shkronjës “e”, të kësaj pike, dokumentohen dhe merren parasysh në vlerësimin e sigurisë në operim, sipas nenit 11, të këtij vendimi.
2. Me angazhimin e autoriteteve civile dhe ushtarake në menaxhimin e hapësirës ajrore, detyrat e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, kryhen përmes një procesi të përbashkët civil-ushtarak.
3. Autoriteti i Aviacionit Civil merr masa për të njoftuar Komisionin Evropian për strukturat të cilat janë përgjegjëse për kryerjen e detyrave të listuara në pikën 1, të këtij neni.
Neni 7
Menaxhimi parataktik i hapësirës ajrore (niveli 2)
1. Një celulë për menaxhimin e hapësirës ajrore krijohet për të qenë përgjegjëse për ndarjen e hapësirës ajrore, në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 6, të këtij vendimi.
Me angazhimin e autoriteteve civile dhe ushtarake në menaxhimin e hapësirës ajrore, kjo celulë merr formën e një njësie të përbashkët civile-ushtarake.
2. Dy ose më shumë shtete mund të krijojnë celula të përbashkëta për menaxhimin e hapësirës ajrore.
3. Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Komanda e Forcave Ajrore sigurohen që sistemet e përshtatshme mbështetëse vendosen për t’i mundësuar celulës për menaxhimin e hapësirës ajrore që të menaxhojë alokimin e hapësirës ajrore, si dhe për komunikimin në kohën e duhur të disponueshmërisë së hapësirës ajrore te të gjithë përdoruesit e prekur, partnerët dhe organet përkatëse.
Neni 8
Menaxhimi taktik i hapësirës ajrore (niveli 3)
1. Midis njësive përkatëse të shërbimit të trafikut ajror dhe njësive ushtarake të kontrollit duhet të vendosen procedurat e koordinimit civil-ushtarak dhe mënyrat e komunikimit, duke lejuar që të dhënat e ndërsjella për hapësirën ajrore të lejojnë në kohë reale aktivizimin, çaktivizimin ose rindarjen e hapësirës ajrore të caktuar në nivelin parataktik.
2. Njësitë përkatëse të shërbimit të trafikut ajror dhe njësitë ushtarake të kontrollit garantojnë se shkëmbejnë çdo modifikim të aktivizimit të planifikuar të hapësirës ajrore në kohë e në mënyrë efektive dhe njoftojnë të gjithë përdoruesit e prekur mbi gjendjen aktuale të hapësirës ajrore.
3. Midis njësive të shërbimit të trafikut ajror civil dhe njësive ushtarake të kontrollit ndërtohen procedurat e koordinimit dhe sistemet mbështetëse për të garantuar siguri në operim, kur menaxhohen ndërveprimet midis fluturimeve civile dhe ushtarake.
4. Midis njësive të shërbimit të trafikut ajror civil dhe ushtarak ndërtohen procedura koordinimi për të lejuar transmetimin direkt të informacionit përkatës për të zgjidhur situata specifike trafiku kur kontrollorët civilë dhe ushtarakë ofrojnë shërbime në të njëjtën hapësirë ajrore. Ky informacion përkatës duhet të vihet në dispozicion, në veçanti kur ai kërkohet për arsye sigurie, të kontrollorëve civilë dhe ushtarakë e njësive ushtarake të kontrollit nëpërmjet shkëmbimit në kohë të të dhënave të fluturimit, duke përfshirë pozicionin dhe qëllimin e avionit.
5. Kur zhvillohen aktivitete ndërkufitare, midis njësive të shërbimit të trafikut ajror civil dhe njësive të shërbimit të trafikut ajror ushtarak dhe/ose njësive ushtarake të kontrollit pjesëmarrëse në këto aktivitete, duhet të hartohen procedurat e përbashkëta për të menaxhuar situatat specifike të trafikut në hapësirat ajrore përkatëse.
Neni 9
Përgjegjësitë e Komitetit të Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore si celula kombëtare e krizave për menaxhimin e trafikut ajror
1. Komiteti vepron si celula kombëtare e krizave për menaxhimin e trafikut ajror për situatat e krizave kombëtare ose ndërkombëtare, që implikojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.
2. Në këtë kuadër, Komiteti merr masat e mëposhtme:
a) Me marrjen e indikacioneve, edhe në vijim të komunikimeve me NATO-n, se një situatë krize e mundshme është afër, organizon mbledhje koordinuese civile-ushtarake për menaxhimin e trafikut ajror, me qëllim ndërgjegjësimin mbi implikimet e hapësirës ajrore në situatën në fjalë, strukturën përkatëse dhe menaxhimin e saj;
b) Me deklarimin e masave parandaluese kombëtare, edhe në vijim të komunikimeve të NATO-s, ndaj një niveli në rritje të situatës së krizës, përgatitet për aktivizimin e celulës së krizave për menaxhimin e trafikut ajror, harton procedurat e punës për palët e përfshira dhe bën komunikimin përkatës për kohën e aktivizimit, palët në proces dhe procedurat.
c) Për operimet që duhet të kryhen gjatë gjendjes së krizës:
i. përcaktohet struktura e hapësirës ajrore,
ii. kryhen mbledhje koordinuese me përdoruesit e hapësirës ajrore;
iii. monitorohet konfigurimi i përdorimit të hapësirës si nga civilët, edhe nga ushtarakët;
iv. koordinon trafikun joluftarak, kur është e zbatueshme, brenda dhe jashtë zonës së operimit (ASC);
v. përdoren pikat e kontaktit për të miratuar e koordinuar fluturimet civile, shtetërore dhe humanitare, të cilat nuk janë në përputhje me procedurat e miratuara.
ç) Me kalimin e situatës së krizës, zhvillohen takime koordinuese për normalizimin e situatës.
Neni 10
Gjendja e jashtëzakonshme dhe e luftës
Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe/ose të luftës, Komiteti nuk vepron më si celula kombëtare e krizave për menaxhimin e trafikut ajror dhe Komanda e Forcave Ajrore merr përgjegjësitë për kontrollin e shërbimeve të trafikut ajror, sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 11
Vlerësimi i sigurisë në operim
Komiteti, për të ruajtur ose rritur nivelet ekzistuese të sigurisë në operim, duhet të garantojë që, brenda kontekstit të një procesi menaxhimi të sigurisë, kryhet një vlerësim i sigurisë, duke përfshirë identifikimin e rreziqeve, vlerësimin dhe zbutjen e rrezikut, përpara se kërkesat për përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore të vihen në zbatim.
Neni 12
Raportimi
Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të japë të gjitha elementet e detajuara në aneksin që i bashkëlidhet këtij vendimi, në funksion të raportimit vjetor në Komisionin Evropian për zbatimin e përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore, kur është e zbatueshme, sipas përcaktimeve të marrëveshjes shumëpalëshe.
Neni 13
Monitorimi i përputhshmërisë
Autoriteti i Aviacionit Civil, me anë të inspektimeve dhe auditimeve të sigurisë në operim, monitoron zbatimin e këtyre rregullave.
Neni 14
Shfuqizime
Ngarkohen ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Mbrojtjes për marrjen e masave për shfuqizimin e urdhrave të përbashkët të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrit të Mbrojtjes nr.866, datë 13.12.2018, “Për krijimin dhe funksionimin e komitetit të politikave të menaxhimit të hapësirës ajrore shqiptare”, dhe nr.867, datë 13.12.2018, “Për miratimin e rregullores “Mbi përcaktimin e rregullave të përbashkëta për përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore””.
Neni 15
Institucionet që ngarkohen
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Autoriteti i Aviacionit Civil për zbatimin e këtij vendimi.
Neni 16
Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS TE MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT, PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA, TË PASURISË NR.4/78, ZONA KADASTRALE 8564, KORÇË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 14 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të pasurisë nr.4/78, zona kadastrale 8564, Korçë, sipas formularit dhe planrilevimit që i bashkëlidhet këtij vendimi, me qëllim ushtrimin e funksioneve administrative të saj.
2. Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i ndalohen të ndryshojnë destinacionin e përdorimit të pasurisë, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI RRUGA “APULIA” (PARALEL ME LINJËN HEKURUDHORE – PLAZH), BASHKIA DURRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni rruga “Apulia” (paralel me linjën hekurudhore – plazh), Bashkia Durrës”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Durrës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 21 411 719.6 (njëzet e një milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë pikë gjashtë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 21 411 719.6 (njëzet e një milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë pikë gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Durrës.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Durrës.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Durrës.
8. Bashkia Durrës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Durrës.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Durrës.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Durrës.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “QENDRA SHËNDETËSORE DROBONIK”, BASHKIA BERAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Qendra Shëndetësore Drobonik”, Bashkia Berat.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 24 360 (njëzet e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 24 360 (njëzet e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Berat.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Berat.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.
8. Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Berat, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS LIDHËSE POGRADEC-DOGANË, LOTI 2”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 17, pika 4, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës lidhëse Pogradec-Doganë, loti 2”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Pogradec.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall”, “ndërtesë” dhe “vresht”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 49 873 442.74 (dyzet e nëntë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e dyzet e dy pikë shtatëdhjetë e katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 49 873 442.74 (dyzet e nëntë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e dyzet e dy pikë shtatëdhjetë e katër) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Pogradec.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Pogradec.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE TË QYTETIT GJIROKASTËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike të qytetit Gjirokastër”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Gjirokastër.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 18 924 850 (tetëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e njëzet e katër mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 18 924 850 (tetëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e njëzet e katër mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Gjirokastër.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Gjirokastër.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Gjirokastër.
8. Bashkia Gjirokastër kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Gjirokastër.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Gjirokastër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Gjirokastër për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Gjirokastër për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Gjirokastër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Gjirokastër, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.348, DATË 29.4.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURAT E HYRJES/DALJES, VULOSJES SË ARMËVE DHE REGJISTRIMIT TË SHTETASVE SHQIPTARË E TË HUAJ ME ARMË TË KATEGORIVE “B” E “C”, NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.348, datë 29.4.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e hyrjes/daljes, vulosjes së armëve dhe regjistrimit të shtetasve shqiptarë e të huaj me armë të kategorive “B” e “C”, në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në kreun I, “Regjimi për hyrjet/daljet dhe regjistrimin e armëve në territorin e Republikës së Shqipërisë”, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 2, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:
“d) certifikatën e çaktivizimit për armët e çaktivizuara.”;
b) Në pikën 4, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:
“d) certifikatën e çaktivizimit për armët e çaktivizuara.”;
c) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Në rastet kur punonjësi i policisë kufitare, gjatë kontrollit fizik, gjen armë, pjesë të armëve dhe municion, të cilat subjekti i licencuar, person fizik ose juridik, nuk i ka në inventarin shoqërues të autorizimit të importit ose nuk përfshihen në objektin e licencës për veprimtarinë e lejuar me armë, ose kanë numra të ndryshëm serialë nga ato në autorizim, apo konstaton se arma/armët dhe pjesët kryesore të tyre nuk shoqërohen me certifikatën e çaktivizimit, markimi i çaktivizimit mungon apo nuk përputhet me certifikatën e çaktivizimit, punonjësi i policisë/doganës duhet të sekuestrojë armën dhe municionin, pas kryerjes së veprimeve procedurale penale. Ai njofton vendin e eksportit/importit, që të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndryshojë autorizimin, duke përditësuar inventarin shoqërues ose të tërheqë armën, pjesën e armës ose municionin që nuk është në inventarin fizik shoqërues, pas kryerjes së veprimeve procedurale penale në shtetin e origjinës ose shtetet, ku kanë kaluar transit.”.
2. Në kreun II, “Procedurat e markimit të armëve të zjarrit”, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 15 shfuqizohet;
b) Pika 17 shfuqizohet.
II. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU