Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Prill 2023 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Prill 2023

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Prill 2023:

 

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES SË PARTNERITETIT, TREGTISË DHE BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.31/2021

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr.31/2021, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MARRJEN E MASAVE DHE MONITORIMIN E VEPRIMTARISË, SJELLJES APO PËRDORIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE, FINANCIARE DHE LOGJISTIKE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE, GJATË PROCESIT ZGJEDHOR PËR ZGJEDHJET VENDORE PËR VITIN 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, pika 7, 63, pika 4, 78, pika 5, e 88, të ligjit nr.10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2023, me qëllim nxitjen e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

2. Në kuptim të këtij vendimi:

– “Administratë shtetërore” është administrata nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, sipas nenit 1, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ku përfshihen institucionet e përmendura në pikën 2, të nenit 4, të këtij ligji, ndaj të cilëve ky vendim do të zbatohet;
– “Punonjës të administratës shtetërore”, ndaj të cilëve zbatohet ky vendim, sipas statusit të tyre, janë nëpunësit civilë dhe punonjësit administrativë, në përputhje me përkufizimet e dhëna në nenin 4, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe punonjësit e tjerë civilë, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen me Kodin e Punës;
– “Funksionarë kabineti” janë nëpunës të administratës, sipas përkufizimit të nenit 4, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, ndaj të cilëve nuk zbatohet ky vendim;
– “Punonjës policie”, punonjës të shërbimit të jashtëm, të përmendur në nenin 3, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe punonjës të tjerë, statusi i të cilëve ose elemente të tjera rregullohen me ligje të posaçme, janë punonjës të administratës shtetërore, ndaj të cilëve, përveç dispozitave të përgjithshme të këtij vendimi, do të zbatohen edhe dispozitat e veçanta për secilën prej kategorive të përmendura, për çdo rast, në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë vendim.

3. Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.

4. Punonjësi i administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

5. Punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt. Angazhimi si komisioner nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale si pjesë e shërbimit civil.

6. Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucioneve shtetërore, i ndalohet çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

7. Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, i ndalohet:

a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat;
b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve.

8. Punonjësit të Policisë së Shtetit i ndalohet:

a) të jetë anëtar i një partie ose organizate politike;
b) të mbështetë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.

9. Punonjësit të Gardës së Republikës i ndalohet:

a) të sillet dhe të mbajë qëndrime që cenojnë natyrën e depolitizuar të Gardës;
b) anëtarësimi e pjesëmarrja në veprimtari të partive a të shoqatave politike apo të kandidatëve.

10. Punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit i ndalohet:

a) të manifestojë sjellje dhe të mbajë qëndrime, që cenojnë natyrën e depolitizuar të institucionit;
b) anëtarësimi dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e partive apo të shoqatave politike apo të kandidatëve;
c) të bëjë propagandë në favor ose kundër partive, shoqatave politike ose kundër kandidatëve në zgjedhje.

11. Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura i ndalohet:

a) të jetë anëtar i partive politike, i organizatave ose shoqatave me karakter politik;
b) të marrë pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre apo nga kandidatët.

12. Punonjësit të administratës shtetërore i ndalohet të përdorë të mirat publike, funksionin ose veprimtarinë shtetërore ose burimet financiare a njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

13. Titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre të organizojnë menjëherë punën dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të veprimtarisë së tyre institucionale, mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës shtetërore, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës shtetërore, të çdo niveli, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023.

14. Titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre të kontrollojnë në mënyrë periodike veprimtarinë e nëpunësve nën varësinë e tyre, me qëllim shmangien dhe parandalimin e nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Për efekt të zbatimit të kësaj pike, përveç masave të tjera, titullarët janë të detyruar që të publikojnë të dhënat e tyre të kontaktit në faqen zyrtare të internetit, duke kërkuar denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

15. Titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre verifikojnë dhe analizojnë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, si dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë institucionale, gjatë periudhës përpara fillimit dhe gjatë fushatës zgjedhore, në funksion të evidentimit të përdorimit ose jo të tyre për qëllime elektorale.

16. Titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre marrin masa dhe realizojnë monitorimin e zbatimit të tyre për të garantuar mospërdorimin e:

a) burimeve njerëzore të institucionit në funksion të veprimtarisë së fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje, në zbatim të nenit 14, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
b) fondeve të institucioneve për veprimtaritë e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje;
c) mjeteve dhe materialeve në inventar të institucionit për veprimtaritë e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje;
ç) zhvillimit të fushatës zgjedhore në institucionet publike apo realizimit të propagandës politike në to;
d) veprimtarisë shtetërore për të favorizuar subjekte të caktuara zgjedhore;
dh) detyruar, në fushatë zgjedhore, të administratës së institucionit brenda ose jashtë orarit të punës, si dhe të nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar brenda ose jashtë orarit mësimor.

17. Në zbatim të përcaktimeve të pikës 4, të nenit 63, të ligjit nr.10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, titullarët e ministrive ose drejtuesit e institucioneve të varësisë marrin masa për pezullimin nga detyra të nëpunësve civilë të institucioneve të tyre, të cilët janë regjistruar si kandidatë për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023. Për nëpunësit e tjerë, marrëdhënia e punës të të cilëve rregullohet nga Kodi i Punës, merren masa, sipas rastit, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës apo pezullimin nga detyra në rastet kur rezultojnë që janë regjistruar si kandidatë për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023.

18. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, automjetet si dhe karburanti, në përdorim të titullarit apo institucionit të administratës shtetërore, ndalohen të përdoren për veprimtari të fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara në zgjedhje apo të kandidatëve.
Bën përjashtim nga ky ndalim përdorimi i automjeteve të Gardës së Republikës dhe të Policisë së Shtetit, në përmbushje të detyrave të tyre funksionale.

Strukturat e Policisë së Shtetit, kur konstatojnë përdorimin e automjeteve shtetërore të institucioneve të pushtetit qendror e vendor, për veprimtari të fushatës zgjedhore, menjëherë të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe titullarin e institucionit në përdorim të të cilit është automjeti. Në këtë rast, struktura e Policisë së Shtetit bën referim në organet kompetente për përdorimin e të mirave publike në favor të subjekteve zgjedhore.

19. Ministritë dhe institucionet e varësisë, me qëllim shmangien e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të aktiviteteve institucionale me fushatën elektorale, të publikojnë në faqen e tyre zyrtare:

a) deri në datën 14 maj 2023, të dhënat për aktivitetet publike, të programuara për muajin maj, që kanë lidhje me veprimtarinë e institucionit;
b) listën e projekteve të nisura prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, në ushtrim të punës dhe veprimtarisë së institucionit, të cilat janë në proces përfundimi, si dhe të gjitha procedurat publike konkurruese të realizuara gjatë 12 (dymbëdhjetë) muajve të fundit.

20. Ministritë dhe institucionet/organet e varësisë t’u krijojnë vëzhguesve dhe shoqatave të regjistruara në KQZ, si vëzhguese të procesit zgjedhor, akses të plotë për të marrë informacion në lidhje me detyrimet ligjore të administratës publike në procesin zgjedhor. Ministritë dhe institucionet/organet e varësisë informojnë publikun në mënyrë të vijueshme për monitorimin e realizuar në kuadër të këtij vendimi.

21. Për koordinimin e procesit të monitorimit, sipas këtij vendimi, krijohet Task-Forca që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje:

– ministrin e Brendshëm;
– ministrin e Mbrojtjes;
– ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
– ministrin e Arsimit dhe Sportit;
– ministrin e Drejtësisë;
– ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
– sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;
– drejtorin e Departamentit të Administratës Publike;
– drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë;

Në mbledhjet e Task-Forcës ftohen të marrin pjesë:

– komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil;
– një përfaqësues nga Avokati i Popullit;
– një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme;
– një përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në mbledhjet e Task-Forcës ftohen të marrin pjesë përfaqësues nga organizma ndërkombëtarë, në raste kur Task-Forca e gjykon të nevojshme marrjen e asistencës teknike lidhur me çështje të procesit zgjedhor.

22. Task-Forca mbështetet nga një sekretariat teknik i përbërë, përkatësisht, nga një nëpunës i kabinetit të Kryeministrit, kabinetit të Zëvendëskryeministrit, aparatit të Këshillit të Ministrave.

Çdo institucion i përfaqësuar me anëtarë në përbërje të Task-Forcës cakton një punonjës kontakti që asiston sekretariatin teknik gjatë veprimtarisë së tij.
Sekretariati teknik përpunon të gjithë informacionin e mbledhur dhe ia referon Task-Forcës.

23. Task-Forca mblidhet me njoftim nga kryetari periodikisht të paktën një herë në javë ose sa herë që vlerësohet e nevojshme prej tij ose të paktën prej 2 anëtarëve. Në mbledhjet e saj Task-Forca, sipas rastit, cakton detyra më të detajuara për secilin anëtar, si dhe, nëse e konsideron të nevojshme, miraton një plan veprimi apo masash për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në këtë vendim.

Çdo institucion shtetëror dhe institucion i pavarur, pjesë e Task-Forcës, raporton, me shkrim, periodikisht lidhur me zbatimin e masave e të detyrave të ngarkuara, si dhe për problematikat e hasura gjatë procesit të monitorimit sipas këtij vendimi.

24. Ngarkohen Policia e Shtetit dhe/ose Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave t’i raportojnë, me shkrim, Task-Forcës çdo rast kur konstatojnë përdorim në procesin zgjedhor të mjeteve financiare të krijuara nga veprimtari të paligjshme.

25. Task-Forca, brenda sferës së veprimtarisë së saj, kur e gjykon të nevojshme, mund t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacion me shkrim për veprimtari në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, për të cilat ky i fundit merr dijeni nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

26. Task-Forca, nëpërmjet zyrës së shtypit të Kryeministrit, komunikon me publikun për çështjet e shqyrtuara dhe masat e marra.

27. Task-Forca të ushtrojë funksionet dhe të përmbushë detyrat e sipërpërmendura deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

28. Titullarët e ministrive urdhërojnë ngritjen e grupeve të monitorimit/inspektimit për mënyrën e zbatimit të këtij vendimi dhe në funksion të informimit të Task-Forcës, duke përcaktuar edhe detyrat konkrete dhe veprimtarinë që do të mbikëqyrin këto grupe.

29. Task-Forca, në bashkëpunim me titullarët e ministrive dhe grupet e monitorimit, të përmbushë detyrat, si më poshtë vijon:

a) Monitorimin e sjelljes dhe të veprimtarisë së administratës shtetërore, sipas këtij vendimi;
b) Monitorimin e administratës shtetërore në drejtim të përdorimit të autoritetit shtetëror vetëm në përputhje me ligjin duke mos lejuar përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të shtetit gjatë procesit zgjedhor si dhe duke mos lejuar kryerjen e veprimeve dhe/ose dhënien e premtimeve, favoreve apo moscenimin e të drejtave të shtetasve, si mekanizëm për favorizimin apo dhënien e votës një subjekti të caktuar politik apo kandidati;
c) Monitorimin e procesit zgjedhor, me qëllim konstatimin dhe raportimin e përdorimit gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor të mjeteve financiare nga burime të paligjshme apo të krijuara nga veprimtari të paligjshme;
ç) Monitorimin e procesit zgjedhor, përfshirë ditën e votimit, në funksion të mospërfshirjes në të të zyrtarëve apo personave të tjerë që ndodhen në institucione shtetërore, përfshirë personat e burgosur, dhe marrjen e masave për ndëshkimin e atyre zyrtarëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin. Pjesë e kësaj detyre është edhe monitorimi i lëvizjes së nëpunësve të lartë dhe të mesëm shtetërorë në qendër dhe qarqe apo bashki gjatë procesit zgjedhor;
d) Monitorimin e përditësimit dhe ndjekjen e problematikave me listat e zgjedhësve;
dh) Monitorimin e zbatimit të masave për pezullimin e iniciativave për kontrata të përkohshme në nivel qendror e vendor;
e) Monitorimin e përditësimit të akteve të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil;
ë) Njoftimin apo kryerjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Përgjithshme për raste të marrjes/vënies në dijeni për kryerjen e veprave penale në fushën zgjedhore;
f) Njoftimin e Avokatit të Popullit kur merr apo vihet në dijeni për kryerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë procesit zgjedhor;
g) Njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur merr dijeni apo vihet në dijeni për problematika të procesit zgjedhor;
gj) Bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me Policinë e Shtetit në funksion të marrjes së masave të menjëhershme në përputhje me ligjin kur konstatohen raste të sjelljeve apo veprimtarive të kundërligjshme gjatë procesit zgjedhor;
h) Çdo detyrë tjetër në funksion të monitorimit të zbatimit të këtij vendimi.

30. Moszbatimi i rregullave dhe i detyrimeve të parashikuara në këtë vendim passjell përgjegjësi disiplinore dhe ligjore, sipas kuadrit ligjor në fuqi.
31. Ngarkohen anëtarët e Task-Forcës, ministrat, titullarët e institucioneve të administratës shtetërore, Departamenti i Administratës Publike dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.23, DATË 18.1.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE SPITALORE NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR, PËR VITIN 2023”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 17, e vendimit nr.23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“17. Numri i pedagogëve me kontratë shërbimi për spitalet universitare miratohet çdo vit nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Masa e shpërblimit mujor të mjekëve pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, bazohet në aktivitetin mjekësor dhe kohën e angazhimit në strukturat shëndetësore universitare dhe nuk mund të jetë më e lartë se masa e shpërblimit mujor të drejtuesit të shërbimit me gradën “Doktor i Shkencave.”.

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.67, DATË 3.2.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E GJASHTË ANËTARËVE NË PËRBËRJE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, TË PËRZGJEDHUR ME KONKURRIM PUBLIK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 29, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në shkronjën “c”, të pikës 1, të vendimit nr.67, datë 3.2.2021, të Këshillit të Ministrave, fjalët “znj. Anila Paparisto” zëvendësohen me “Z. Raxhi Rakipi”.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.200, DATË 15.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikave 1, shkronja “a”, dhe 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.200, datë 15.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të Policisë së Shtetit”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen nga fondet e kontingjencës, të miratuara për vitin 2023.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.350, DATË 19.4.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikave 1, shkronja “a”, dhe 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.350, datë 19.4.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen nga fondet e miratuara të kontingjencës, për vitin 2023.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, në nivel qendror, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, që kanë strukturat përkatëse të këtij shërbimi, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.688, DATË 18.11.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikave 1, shkronja “a”, dhe 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.688, datë 18.11.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen nga fondet kontingjencës, të miratuara për vitin 2023.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.748, DATË 11.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT AKADEMIK TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.748, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të personelit akademik të institucioneve publike të arsimit të lartë”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të një njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen, si më poshtë vijon:

a) Për nivelet e pagave sipas kufirit minimal (kolona 2, e lidhjes nr.1), nga fondet e kontingjencës, të miratuara për vitin 2023;
b) Për çdo nivel page të miratuar mbi kufirin minimal e deri në kufirin maksimal (kolona 3, e lidhjes nr.1), nga të ardhurat e veta të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor 2023.”.

Nr. Shteti

1 Arabi Saudite
2 Bahrein
3 Katar
4 Oman
5 Tailandë

2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.920, DATË 25.11.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR TRAJTIMIN ME PAGË E SHTESA MBI PAGË DHE PËR PROCEDURËN E KOMPENSIMIT FINANCIAR GJATË QËNDRIMIT NË PUNË TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË BURGJEVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.920, datë 25.11.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të Policisë së Burgjeve”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen nga fondet e kontingjencës, të miratuara për vitin 2023.

3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Policia e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.175, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE MËSIMORË DHE TË PUNONJËSVE TË TJERË JOMËSIMORË, NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve” dhe të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhjet nr.1, 2 dhe 3, të vendimit nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë, në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe emërtime, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen nga fondi për politikat e reja të pagave dhe nga fondet e kontingjencës, të miratuara për vitin 2023.

3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.234 DATË 20.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË SPECIALITETEVE TË NDRYSHME NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhjet I dhe II, të vendimit nr.234, datë 20.4.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen nga fondet e kontingjencës, të miratuara për vitin 2023.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.555, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT MJEKËSOR, TË PUNONJËSVE TË TJERË ME ARSIM TË LARTË DHE TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT TEKNIK TË SHKENCAVE MJEKËSORE, NË SISTEMIN E MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR SHËNDETËSINË, NË NJËSINË MJEKËSORE USHTARAKE PRANË SPITALIT UNIVERSITAR TË TRAUMËS, NË STRUKTURAT E TJERA TË FORCAVE TË ARMATOSURA DHE NË INSTITUCIONET E EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE DHE SPITALIN PËRKATËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve të personelit mjekësor, të punonjësve të tjerë me arsim të lartë dhe të punonjësve të personelit teknik të shkencave mjekësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në Njësinë Mjekësore Ushtarake pranë Spitalit Universitar të Traumës, në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe spitalin përkatës”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:

a) Krerët 1/AP deri 1.10, të lidhjes nr.1, zëvendësohen përkatësisht me krerët me të njëjtët numra dhe emërtime, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

b) Krerët 2.1 deri 2.7, të lidhjes nr.2, zëvendësohen me krerët me të njëjtët numra dhe emërtime, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

c) Lidhja nr.4 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

ç) Lidhja nr.5 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij

d) Lidhja nr.7 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

dh) Lidhja nr.8 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

e) Lidhja nr.9 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

ë) Lidhja nr.10 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

f) Pika 10/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10/1. Trajtimi financiar i punonjësve mjekësorë të korpusit akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, që shërbejnë në institucionet shëndetësore, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave është, si vijon:

Kualifikimi/Grada/Titulli shkencor Trajtimi financiar (Lekë/muaj)
1 Shef shërbimi me titullin “Profesor”. 125 000
2 Shef shërbimi me titullin “Profesor i asociuar”. 120 000
3 Shef shërbimi me gradën “Doktor i shkencave”. 117 000

g) Pika 10/2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10/2. Trajtimi financiar i punonjësve mjekësorë të korpusit akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, që shërbejnë pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për shërbimin që ofrojnë pranë këtyre strukturave, është 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë në muaj.”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, përballohen nga:

a) fondi për politikat e reja të pagave, fondi i miratuar i kontingjencës, si dhe fondet e akorduara për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për punonjësit e sistemit të kësaj ministrie;
b) fondet e miratuara të kontingjencës, për vitin 2023, për punonjësit e sistemit të Ministrisë së Drejtësisë;
b) fondet e miratuara për vitin 2023 për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, për punonjësit e sistemit të kësaj ministrie.

3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR LLOJIN E DOKUMENTEVE, PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE TË SHQYRTIMIT TË KËRKESËS, MËNYRËN E PAGESËS, NUMRIN E NDËRTESAVE PËR ZYRAT VENDORE DHE PËR KUFIJTË MAKSIMALË TË QIRASË PËR ZYRAT QENDRORE DHE VENDORE TË PARTIVE POLITIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 22/1, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ky vendim ka si objekt përcaktimin e rregullave të hollësishme për llojin e dokumenteve, që duhet të paraqesë partia politike bashkëlidhur kërkesës për pajisjen me ndërtesë, procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesës, mënyrën e pagesës së qirasë, numrin e ndërtesave për zyrat vendore, si dhe kufijtë maksimalë të qirasë që merr përsipër të paguajë shteti.

2. Partia politike që përmbush kushtet sipas shkronjës “b”, të nenit 22, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, ka të drejtë të paraqesë kërkesë për pajisjen me ndërtesë pranë ministrit të Brendshëm ose kryetarit të bashkisë, në territorin e së cilës kërkohet pajisja me zyrë.

3. Kërkesa paraqitet në rrugë shkresore dhe shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
a) Vërtetim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që mesatarja e votave të partisë kërkuese në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 (një) për qind në shkallë vendi;
b) Vërtetim nga Kuvendi i Shqipërisë për numrin e mandateve që ka partia kërkuese në Kuvend.

4. Struktura përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesës në Ministrinë e Brendshme apo bashki, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, kryen veprimet e mëposhtme:

a) Kur kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues është paraqitur sipas parashikimeve të këtij vendimi, njofton partinë politike me shkrim për vazhdimin e procedurës së shqyrtimit të kërkesës;
b) Kur kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues nuk është paraqitur sipas parashikimeve të këtij vendimi, njofton partinë politike për plotësimin e të metave, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit. Mosplotësimi i të metave brenda afatit të caktuar përbën shkak për mospranimin e kërkesës.

5. Struktura përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesës në Ministrinë e Brendshme apo bashki, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga njoftimi për vazhdimin e procedurës së verifikimit ose përfundimit të afatit për plotësimin e të metave, kryen verifikimin përkatës me strukturën përgjegjëse për administrimin e aseteve të saj dhe kërkon informacion nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, nëse ka prona shtetërore të lira në administrim të pushtetit qendror ose në pronësi apo përdorim të pushtetit vendor.

6. Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon strukturën përgjegjëse, sipas pikës 5, të këtij vendimi, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

7. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së informacionit, të përcaktuar në pikën 6, të këtij vendimi, dhe verifikimit nëse partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b”, të nenit 22, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, struktura përgjegjëse harton relacionin shpjegues për secilën parti politike, ku pasqyrohen të dhënat e dokumentacionit të paraqitur dhe arsyet për propozimin për pranimin ose refuzimin e kërkesës për pajisje me ndërtesë.

8. Relacioni shpjegues, së bashku me dokumentacionin shoqërues, i paraqiten ministrit të Brendshëm apo kryetarit të bashkisë.

9. Kur kërkesa është pranuar dhe ka ndërtesa të lira, sipas pikës 5, të këtij vendimi, ministri i Brendshëm apo kryetari i bashkisë, sipas rastit, lidh kontratë huapërdorjeje me partinë politike që ka të drejtën për pajisjen me ndërtesë.

10. Ministria e Brendshme dhe bashkitë, që kanë lidhur kontratë huapërdorjeje, sipas pikës 9, të këtij vendimi, i përcjellin për njohje një kopje të kësaj kontrate Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

11. Kur nuk ka ndërtesa të lira, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Brendshme apo bashki, njofton partinë politike për të drejtën për të marrë me qira ndërtesa për selinë qendrore dhe zyrat vendore, të paguar nga shteti, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

a) Kopje të njehsuar me origjinalin të kontratës së qirasë të lidhur me pronarin e pronës, në të cilën partia politike ka selinë qendrore;
b) Kopje të njehsuar me origjinalin të të gjitha kontratave të qirasë të lidhura me pronarët e pronave, në të cilat partia politike ka zyrat vendore në territorin e secilës bashki.

12. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton masën konkrete të fondit publik, që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore. Fondi publik i miratuar në buxhetin e shtetit, si ndihmë financiare, përdoret nga partia edhe për qiranë.

13. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në përcaktimin e masës së ndihmës financiare vjetore për partitë politike, mban në konsideratë edhe masën për pagimin e qirasë për zyrën qendrore dhe zyrat vendore të partive politike, sipas informacionit të dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për partitë politike, që plotësojnë kushtet sipas nenit 22, të ligjit nr.8580/2000, “Për partitë poliktike”, të ndryshuar.

14. Shteti financon për qiranë e ndërtesës së selisë qendrore dhe për jo më shumë se një zyrë vendore për çdo parti, brenda territorit të një bashkie.

15. Shteti financon qiranë e ndërtesës për një sipërfaqe jo më shumë se 100 m2 për selinë qendrore dhe jo më shumë se 50 m2 për zyrat vendore të partisë politike, për një vlerë jo më shumë se 1 000 lekë/m2 në muaj për zyra me pajisje dhe jo më shumë se 750 lekë/m2 në muaj për zyra pa pajisje.

16. Efektet financiare për përballimin e shpenzimeve për pagesën e qirave të ndërtesave për selinë qendrore ose zyrat vendore të partive politike, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit në formën e fondit, që shërben si ndihmë financiare publike për kryerjen e veprimtarisë vjetore të partive politike.

17. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TARIFËS SË PAGESËS PËR ANKIMIN NË NJË PROCEDURË PROKURIMI PRANË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 120, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ankesa e paraqitur pranë autoritetit ose entit kontraktor, si dhe Komisionit të Prokurimit Publik, sipas parashikimeve të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, nga çdo operator ekonomik, i cili ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit ose entit kontraktor, duhet të përmbajë bashkëlidhur dokumentin bankar, që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën.

2. Për shqyrtimin e ankesës, operatori ekonomik ankimues detyrohet të paguajë pranë Komisionit të Prokurimit Publik tarifën, sipas përcaktimeve të mëposhtme:

a) Kur ankesa paraqitet për dokumentet e tenderit, 0.4 % të vlerës së procedurës së prokurimit që ankimohet;
b) Kur ankesa paraqitet për vendimin e vlerësimit, klasifikimit përfundimtar ose vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, 0.5 % të vlerës së procedurës së prokurimit që ankimohet;
c) Kur ankesa paraqitet për pavlefshmërinë e kontratës, 0.5 % të vlerës së kontratës së nënshkruar.
3. Parapagimi i tarifës nga operatori ekonomik ankimues ose operatori ekonomik i interesuar është kusht i domosdoshëm për pranimin dhe shqyrtimin e ankesës. Në rastet e moskryerjes së pagesës, autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik i lind e drejta e mospranimit të ankesës së paraqitur nga operatori ekonomik ankimues ose operatori ekonomik i interesuar.

Në çdo rast, pagesa e tarifës i kthehet operatorit ekonomik ankimues ose operatorit ekonomik të interesuar, i cili ka kundërshtuar vendimin e autoritetit ose entit kontraktor, nëse ankesa e tyre është pranuar plotësisht ose pjesërisht nga Komisioni i Prokurimit Publik, brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e vendimit nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik.

4. Në rastin kur ankesa nuk pranohet, të ardhurat e arkëtuara nga tarifa e ankimimit derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

5. Vendimi nr.261, datë 17.3.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj në një procedurë ankimi, pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, shfuqizohet.

6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni i Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I RRUGËVE “URA E RE – SHISH”, “ANTIPATREA”, SHËTITORJA “OSUMI” DHE “SANTA LUCIA FILIPINE”, BERAT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i rrugëve “Ura e Re – Shish”, “Antipatrea” shëtitorja “Osumi” dhe “Santa Lucia Filipine”, Berat”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me vlerë të përgjithshme prej 11 379 828 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e tetë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 11 379 828 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e tetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Berat.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Berat.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.

8. Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen në favor të Bashkisë Berat.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat, për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS SHËNGJIN – BAKS – RRJOLL – VELIPOJË, LOTI 1, FAZA 1”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë, loti 1, faza 1”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “pyll”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 9 337 698.25 (nëntë milionë e treqind e tridhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë pikë njëzet e pesë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 337 698.25 (nëntë milionë e treqind e tridhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë pikë njëzet e pesë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Shkodër.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

8. Bashkia Shkodër kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shkodër.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

12. Për pasurinë me numër rendor 5, në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për likuidimin e vlerës së shpronësimit, zbatohen parashikimet në nenin 16, pika 2, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.

13. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS “ZIJA LUNIKU”, NË ZK 8527”, BASHKIA ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës “Zija Luniku”, në ZK 8527”, Bashkia Elbasan.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ullishte”, me një vlerë të përgjithshme prej 13 869 386.2 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë dy) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 13 869 386.2 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë dy) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.

8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

12. Ngarkohen Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.586, DATË 30.8.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PUNËSIMIN E PËRKOHSHËM TË STUDENTËVE TË EKSELENCËS NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2/2, të kreut III, të vendimit nr.586, datë 30.8.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:

“2/3. Përjashtimisht, për vitin 2023, për studentët e ekselencës të punësuar me kontratë të përkohshme 1-vjeçare në institucionet e administratës shtetërore, sipas procedurave të thirrjes së publikuar në vitin 2022, afati i kontratës së tyre shtyhet deri në përfundim të procedurave të punësimit, sipas legjislacionit specifik që rregullon marrëdhënien e punës në këto institucione.”.

2. Ngarkohen Departamenti i Administratës Publike dhe institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE PËR DECENTRALIZIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE 2023-2030, TË PLANIT TË SAJ TË VEPRIMIT 2023-2025 E TË PASAPORTËS SË INDIKATORËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023-2030, të planit të saj të veprimit 2023-2025 dhe të pasaportës së indikatorëve, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, ministritë e linjës, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet e tjera përgjegjëse, të përcaktuara në strategjinë dhe në planin e veprimit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË PASURISË ME NUMËR 1/243, NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË, DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.219, DATË 21.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 5 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit, në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë me numër 1/243, në zonën kadastrale 8150 Tiranë, sipas hartës treguese që i bashkëlidhet këtij vendimi, me qëllim për t’u përdorur në fushën e infrastrukturës vendore.

2. Pasuria e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

3. Vendimi nr.608, datë 7.7.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve te Ministria e Zhvillimit Urban, të pronave me emërtimin “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”, “Godina nr.2 MRP” dhe “Klubi MRP – kati I, i godinës së MRP-së”, dhe për një ndryshim në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1068, datë 29.12.2010 dhe nr.250, datë 24.4.2003, të ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË, PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE TIRANË, TË PASURISË ME NR.1/71, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8150, DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.219, DATË 21.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “g”, e 5, 7 dhe 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, për njësinë administrative Tiranë, të pasurisë me nr.1/71, me vendndodhje në zonën kadastrale 8150, sipas formularit dhe planit të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi, me qëllim për t’u përdorur në fushën e infrastrukturës vendore.

2. Pasuria e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

3. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit dhe tjetërsimi i pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

4. Ngarkohen Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Previous Qeveria miraton vendimin/Ministri Çuçi tregon sa rritet paga për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe Gardën