Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Prill 2026
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN Nr.769, datë 13.12.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN TE KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE TË PRONAVE SHTETËRORE PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT TË INVESTIMIT “RIJETËZIMI I STADIUMIT ‘SELMAN STËRMASI’, TIRANË””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, dhe në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.769, datë 13.12.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Tiranë””, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në pikën 2 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
i. Pas fjalëve “… për të vepruar si zhvillues …” shtohen “… nëpërmjet instrumentit ligjor të sipërmarrjes …”;
ii. Fjalët “… vendimeve nr.95, datë 9.9.2024 dhe nr.112, datë 8.10.2024 …” zëvendësohen me “… vendimeve nr.95, datë 9.9.2024, nr.112, datë 8.10.2024 dhe nr.36, datë 30.3.2026 …”.
b) Në fund të pikës 7 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Ngarkohet Korporata të kryejë procesin e konsolidimit të pronave, të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, në rast se konstatohet mospërputhje midis gjendjes faktike dhe ligjore të pronës.”.
c) Në shtojcën nr.2, bashkëlidhur vendimit, bëhen shtesat e mëposhtme:
i. Në titull, pas fjalës “… publik …” shtohen fjalët “… dhe privat …”;
ii. Shtohen pronat, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Bashkia Tiranë dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KOEFICIENTIT TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSUAR TË VITIT 2024 PËR LLOGARITJEN E PENSIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të paragrafit të dytë, të nenit 10, dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, me koeficient indeksi 6.4 %, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin nr.59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.
3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritura nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2024, referuar kontributeve të paguara sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, të përcaktuara me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Pas aplikimit të indeksit të vitit 2024, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026, nuk mund të jetë më e lartë se:
a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat e periudhës, nga viti 2002 e në vazhdim.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim, dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
6. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KAMZË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Kamzë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Kodër Babrru, zona kadastrale 1066, pjesë e njësisë administrative Paskuqan, Bashkia Kamzë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 1 (një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Kodër Babrru, zona kadastrale 1066, pjesë e njësisë administrative Paskuqan, Bashkia Kamzë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 22 (njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Kodër Babrru, zona kadastrale 1066, pjesë e njësisë administrative Paskuqan, Bashkia Kamzë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 131 (njëqind e tridhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
⦁ të zhvillimit ekonomik;
⦁ të zhvillimit industrial;
⦁ të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KURBIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Kurbin të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Gjorm, Zhejë, Shëmri, Shpërthet, zonat kadastrale 2120, 3924, 3336, 3412, 3295 dhe 1768, pjesë të njësisë administrative Mamurras, Bashkia Kurbin, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 1918 (një mijë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Ferr-Shkopet, Shkopet, zona kadastrale 3391, pjesë e njësisë administrative Milot, Bashkia Kurbin, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 487 (katërqind e tetëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Selitë, Delbnisht, Mal i Bardhë i Sipërm, Mal Milot, Skuraj, Gallatë, Gernac, Vinjoll, zonat kadastrale 2365, 1458, 2580, 3295, 3780, 3469, pjesë të njësisë administrative Milot, Bashkia Kurbin, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 8003 (tetë mijë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DROPULL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Dropull, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Dervican, Goranxi, Vanistër, Haskovë, Dhuvjan, Sofratikë, Terihat, Goricë, Frashtan, Lugar dhe Grapsh, pjesë të njësisë administrative Dropull i Poshtëm, Bashkia Dropull, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 1 838 (një mijë e tetëqind e tridhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Vrahogoranxi, Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme dhe Radat, pjesë të njësisë administrative Dropull i Poshtëm, Bashkia Dropull, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 1 043 (një mijë e dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Jorgucat, Zervat, Bularat, Bodrishtë, Kërrë, Vodhinë, Pepel, Vrisera, Likomil, Klishar, Selo, Llovinë, Krioner, Llongo, Koshovicë dhe Sotirë, pjesë të njësisë administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 8 551 (tetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Selckë, Poliçan, Hllomo, Mavrojer, Çatistër, Sopik dhe Skore, pjesë të njësisë administrative Pogon, Bashkia Dropull, Qarku Gjirokastër, me sipërfaqe 10 181 (dhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Dropull për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SELENICË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Selenicë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Mesaplik, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 14.08 (katërmbëdhjetë pikë zero tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Bashaj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1.96 (një pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Vërmik, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 271.87 (dyqind e shtatëdhjetë e një pikë tetëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 8.54 (tetë pikë pesëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Gjorm, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 778.90 (shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë pikë nëntëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshati Lepenicë, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 10.20 (dhjetë pikë njëzet) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshati Gjorm, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 3.96 (tre pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshati Malas, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 24.01 (njëzet e katër pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 4.04 (katër pikë zero katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 12.16 (dymbëdhjetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
gj) Zona nr.11, fshati Mesaplik, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 3.48 (tre pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
h) Zona nr.12, fshati Bashaj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1.14 (një pikë katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
i) Zona nr.13, fshati Velçë, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 43.24 (dyzet e tre pikë njëzet e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
j) Zona nr.14, fshati Mesaplik, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 25.42 (njëzet e pesë pikë dyzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
k) Zona nr.15, fshati Ramicë, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 12.48 (dymbëdhjetë pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
l) Zona nr.16, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1.75 (një pikë shtatëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ll) Zona nr.17, fshati Lepenicë, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 19.22 (nëntëmbëdhjetë pikë njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
m) Zona nr.18, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1.04 (një pikë zero katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
n) Zona nr.19, fshati Mesaplik, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 102.36 (njëqind e dy pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
nj) Zona nr.20, fshati Mesaplik, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 9.82 (nëntë pikë tetëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
o) Zona nr.21, fshati Bashaj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 0.71 (zero pikë shtatëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
p) Zona nr.22, fshati Matogjin, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1.18 (një pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
q) Zona nr.23, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 28.04 (njëzet e tetë pikë zero katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
r) Zona nr.24, fshati Bashaj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 2.69 (dy pikë gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
rr) Zona nr.25, fshati Gjorm, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 14.33 (katërmbëdhjetë pikë tridhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
s) Zona nr.26, fshati Mesaplik, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1.37 (një pikë tridhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
sh) Zona nr.27, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 282.18 (dyqind e tetëdhjetë e dy pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
t) Zona nr.28, fshati Lepenicë, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 11.43 (njëmbëdhjetë pikë dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
th) Zona nr.29, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 2.69 (dy pikë gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
u) Zona nr.30, fshati Bashaj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 89.84 (tetëdhjetë e nëntë pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
v) Zona nr.31, fshati Gjorm, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 4.63 (katër pikë gjashtëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
x) Zona nr.32, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1.97 (një pikë nëntëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
xh) Zona nr.33, fshati Velçë, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 71.72 (shtatëdhjetë e një pikë shtatëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
y) Zona nr.34, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1.78 (një pikë shtatëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
z) Zona nr.35, fshati Brataj, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 44.96 (dyzet e katër pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
zh) Zona nr.36, fshati Mesaplik, pjesë e njësisë administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 12.99 (dymbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Selenicë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SISTEMIM-ASFALTIM I RRUGËVE “XHEJMS BELUSHI”, “DHORI KOTI” DHE RRUGËVE LIDHËSE”, BASHKIA KORÇË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemim – asfaltim i rrugëve “Xhejms Belushi”, “Dhori Koti” dhe rrugëve lidhëse”, Bashkia Korçë.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Korçë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 782 700 (shtatëqind e tetëdhjetë e dy mijë e shtatëqind) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 782 700 (shtatëqind e tetëdhjetë e dy mijë e shtatëqind) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Korçë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Korçë.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Korçë.
8. Bashkia Korçë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Korçë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Korçë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Korçë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Korçë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SISTEMIM, ASFALTIM, RRUGA “PJETRUSHI”, PRANË VARREZAVE TË QYTETIT, GRUDË E RE”, BASHKIA SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemim, asfaltim, rruga “Pjetrushi”, pranë varrezave të qytetit, Grudë e Re”, Bashkia Shkodër.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 326 970 (treqind e njëzet e gjashtë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 326 970 (treqind e njëzet e gjashtë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë) lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Shkodër.
8. Bashkia Shkodër kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shkodër.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN NË LAGJEN “5 SHTATORI”, ÇOROVODË, BLLOKU NR.1 (FAZA E PARË)”, BASHKIA SKRAPAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë, blloku nr.1 (faza e parë)”, Bashkia Skrapar.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Skrapar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “ndërtesë” dhe “garazh”, me një vlerë të përgjithshme prej 893 955 (tetëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 893 955 (tetëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë) lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Skrapar.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Skrapar.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Skrapar.
8. Bashkia Skrapar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Skrapar.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Skrapar për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe të regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Skrapar për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Skrapar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.875, DATË 11.11.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 400/110/20 KV, TIRANA 3””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.875, datë 11.11.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtimi i nënstacionit 400/110/20 kv, Tirana 3””, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 18 711 640 (tetëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet) lekësh …” zëvendësohet me “… 55 975 672 (pesëdhjetë e pesë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy) lekësh …”;
b) Tabela, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Pronarët e pasurive, që korrespondojnë me numrat rendorë 7, 10, 11 dhe 13 të tabelës, bashkëlidhur vendimit nr.875, datë 11.11.2020, të Këshillit të Ministrave, që janë likuiduar sipas vlerës së përcaktuar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, vetëm për diferencën e vlerës së shtuar të kompensimit, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.534, DATË 22.9.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIM RRUGA PORTO ROMANO – DURRËS, LOTI 3””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.534, datë 22.9.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 30 349 958 (tridhjetë milionë e treqind e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë …” zëvendësohet me “… 30 646 898 (tridhjetë milionë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë …”;
b) Në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
i. Pas numrit rendor 71 shtohet numri rendor 72, sipas të dhënave të tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
ii. Shuma totale 30 349 958 zëvendësohet me shumën totale 30 646 898.
2. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës – Kavajë – Krujë, dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA