Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 Qershor 2025 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 Qershor 2025

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 Qershor 2025:

V E N D I M
PËR

DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

***
V E N D I M
PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, PËR QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË, TË DISA PASURIVE, NDODHUR NË ZONAT KADASTRALE 8130 DHE 8140, TIRANË, DHE PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.717, DATË 1.12.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, të disa pasurive, ndodhur në zonat kadastrale 8130 dhe 8140, Tiranë, sipas formularit, 15 (pesëmbëdhjetë) fletë, planrilevimit, 1 (një) fletë, dhe planimetrive, 2 (dy) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Pasuritë e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi i shtohen listës së inventarit të pronave, bashkëlidhur vendimit nr.717, datë 1.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, të ndryshuar.

3. Paragrafi i dytë, i pikës 1, të vendimit nr.717, datë 1.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Lista përbëhet, gjithsej, nga 37 (tridhjetë e shtatë) fletë formulari, 23 (njëzet e tre) planrilevime, 4 (katër) planimetri dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.”.

4. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit ose t’i tjetërsojë pasuritë e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

5. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E TARIFËS SË REGJISTRIMIT TË ORGANEVE TË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 42, të ligjit nr.25/2024, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e tarifës së regjistrimit të organeve të vlerësimit të konformitetit për sigurinë kibernetike, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Pagesa e tarifës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, kryhet nga organet e vlerësimit të konformitetit për sigurinë kibernetike 1 (një) herë në vit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës.

3. Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.

4. Ngarkohet Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***
V E N D I M

PËR

CAKTIMIN E ANËTARIT TË EKIPIT PËRZGJEDHËS PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE, ANËTARË TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Rovena Metoja caktohet anëtar i ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

2. Vendimi nr.739, datë 4.12.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e anëtarit të ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR SIGURIMIN E NDËRVEPRUESHMËRISË SË PAJISJEVE RADIO TË AUTOMJETEVE DHE MARRËSVE DIGJITALË TË KONSUMATORIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 153, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 22, të ligjit nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullave për sigurimin e ndërveprueshmërisë së pajisjeve radio të automjeteve dhe marrësve digjitalë të konsumatorit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Zbatimi i rregullave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi, nuk cenon zbatimin e kërkesave, të miratuara me vendimin nr.378, datë 5.6.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullit teknik për pajisjet radio, njohjen e ndërsjellë të vlerësimit të konformitetit të tyre dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”, të ndryshuar.

3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti i Medias Audiovizive për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***
V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË FSHATIN TAÇ LARTË, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M11821012G;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 62MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU***
V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “ENGJËLL AGALLIU”, NË LAGJEN “18 TETORI”, BASHKIA DIMAL”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës “Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 tetori”, Bashkia Dimal”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Dimal.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 190 833 (njëqind e nëntëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e tre) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 190 833 (njëqind e nëntëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e tre) lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Dimal.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Dimal.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Dimal.

8. Bashkia Dimal kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Dimal.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat dhe Drejtoria Vendore Kuçovë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Dimal, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Dimal, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Dimal, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat dhe Drejtoria Vendore Kuçovë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU***
V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.718, DATË 29.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LISTËN E PERSONAVE TË SHPALLUR SI FINANCUES TË TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 14, pika 1, 18, pika 1, e 25, pika 1, të ligjit nr.157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhet kjo shtesë:

Në listën e shkronjës “C”, të titulluar “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatat ISIL (Da’esh) dhe Al-Qaida”, shtohet një individ, i renditur në shkronjën “a”, sipas shtesës që i bashkëlidhet këtij vendimi, në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues të organizatave ISIL (Da’esh) dhe Al-Qaida.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE, SIPAS VITIT TË KRIJIMIT TË TYRE DHE TERRITORIT TË USHTRIMIT TË AKTIVITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr.7/2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës së ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Previous Tirana, Transformimi arkitektonik që po e spikat Shqipërinë në hartën botërore