Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Mars 2025 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Mars 2025

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Mars 2025:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS SHUMËPALËSHE  PËR LEHTËSIMIN E ZBATIMIT TË SHTYLLËS SË DYTË, SUBJEKT    I RREGULLIT TATIMOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 dhe 28, të                             ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
 1. Miratimin, në parim, të Konventës Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë, Subjekt i Rregullit Tatimor, bërë në Paris, më 15 shtator 2023, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Në lidhje me këtë konventë, Republika e Shqipërisë paraqet njoftimet, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
 MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE              ME SHKËMBIM NOTASH TË MARRËVESHJES                                                SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE                            TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PROJEKTIN “EU4SCHOOLS”, FAZA E DYTË, MIRATUAR                  ME VENDIMIN NR.548, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT                             TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të                     ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për projektin “EU4SCHOOLS”, faza e dytë, miratuar me vendimin nr.548, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE                  ME SHKËMBIM NOTASH TË MARRËVESHJES                                              SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE               TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PROJEKTIN “EU4SCHOOLS”, MIRATUAR                                              ME VENDIMIN NR.635, DATË 29.7.2020, TË KËSHILLIT                               TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12, e 23, të                         ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për projektin “EU4SCHOOLS”, miratuar me vendimin nr.635, datë 29.7.2020, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT, PËR NDRYSHIMET                NË MARRËVESHJEN E SHËRBIMEVE AJRORE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT, NËNSHKRUAR                      NË TIRANË, MË 11 MAJ 2006
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të                                    ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, për ndryshimet në marrëveshjen e shërbimeve ajrore, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, nënshkruar në Tiranë, më 11 maj 2006, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM,                            PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “AFTËSIA RIPËRTËRITËSE                DHE ZHVILLIMI I GJELBËR – HUA E DYTË PËR POLITIKAT                      E ZHVILLIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër – hua e dytë për politikat e zhvillimit”, me një kredi, në shumën 113 600 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë e gjashtëqind mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
Previous Programi për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, hap konkret për reduktimin e informalitetit dhe rritjen e zhvillimit të ekonomisë shqiptare