Vendimet e qeverisë, Kumbaro: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendimet e qeverisë, Kumbaro: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë të datës 13.03.2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi vendimin përfundimtar që e shpall lumin Vjosa “Park Kombëtar”, kategoria më e lartë e mbrojtjes.

“Kemi sot vendimin përfundimtar që e shpallim lumin e Vjosës, lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë si “Park natyror”. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtjeje në 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore të cilat së bashku me të tre degët e lumit Vjosë: Lumi Drino, lumi Bënçë dhe lumi i Shushicës, bëjnë atë që quhet sot parku i parë në Evropë i një lumi të egër siç është lumi Vjosa”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ky akt ligjor vjen si rezultat i një pune të nisur që në fund të viti 2021. Mbas fazës së parë të studimit që kishte të bënte me parkun natyror, ëshë punuar ngushtësisht me shoqatat mjedisore, me Unionin Ndërkombëtar të Konservimit të natyrës, të cilët e certifikuan Shqipërinë edhe në në Konferencën Cop-15 në Montreal për standardet ndërkombëtare të arritura.

Ministrja Kumbaro përmendi edhe punën e bërë në bashkëpunim me kompaninë “Patagonia” për të vazhduar me fazën tjetër që ka të bëjë me planin e menaxhimit dhe hartimin e masterplanit të zonës.

“Faza e dytë do të vazhdojë me hartimin e planit të menaxhimit dhe gjithë masterplanit të zonës, duke qenë se bëhet fjalë për një territor shumë të shtrirë në territorin e Shqipërisë për të parë ku mund të zhvillohen zona, ekonomi tradicionale, ekoturizëm, ku do të jenë zonat strikte dhe ku nuk do të ndërhyhet fare. Jemi në vazhdimësi të një premtimi të marrë një vit më parë dhe sot bëhet realitet në formën më të lartë ligjore”, pëfundoi ministrja Kumbaro.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, një specie e veçantë e cila bën pjesë në speciet e rrezikuara të zonave të mbrojtura që quhet ‘tulipani shqiptar’, i zbuluar në vitin 2003, ku rritet tipikisht në bashkinë e Kukësit mori statusin ‘Monument natyre’ që është shkalla më e lartë e mbrojtjes.

Previous Fjala e Ministres Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave