Viti i Ri Shkollor, 100 shkolla të arsimit bazë publik pajisen me Laboratorë Smart për zhvillimin e kurrikulës së TIK që në klasë të parë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Viti i Ri Shkollor, 100 shkolla të arsimit bazë publik pajisen me Laboratorë Smart për zhvillimin e kurrikulës së TIK që në klasë të parë

Viti i ri shkollor startoi sot për të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, në vend.

Në këtë ditë të vecantë për të gjithë nxënësit, të cilët nisin sfida të reja në rrugëtimin e dijes,  Kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën 9 – vjeçare “Jeronim De Rada”, në kryeqytet, ku për herë të parë, kurrikula e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) do të zhvillohet që në klasë të parë.

Këtij qëllimi i shërben Laboratori i ri digjital Smart i kësaj shkolle, që u inaugurua sot dhe që do të jetë pjesë e kabineteve mësimore në të paktën 100 shkolla të arsimit bazë publik të vendit.

Kryeministri Rama, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Ministren e Shtetit për Rinjtë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi vizitoi Laboratorin e Ri Smart, që është pritur me interes nga nxënësit dhe stafi pedagogjik. Më pas, për të pranishmit drejtoresha e Inovacionit pranë Agjensisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantoi kurrikulën e re të programit TIK, ku qasja e nxënësve kundrejt aftësive të kodimit do të realizohet ndërmjet një platforme Code Monkey dedikuar programimit të bazuar në bllok, e cila i mundëson atyre interaktivitet digjital, argëtim dhe nxënie produktive.

Kryeministri tha se një vëmendje e veccantë  do t’i kushtohet edhe aftësimit të të rinjve me programet e kodimit, për ti përgatitur ata për një treg të ri pune.

“Janë 100 laboratorët e parë që ne i instalojmë në bashkëpunim me AADF. Ndërkohë kemi programin me Bankën Botërore dhe ndërkohë kemi edhe një plan që të mbështesim edhe ne nga pikëpamja buxhetore, duke bërë që i gjithë ky sistem të përhapet në të gjitha shkollat e vendit në një kohë të arsyeshme. Ajo që është themelore është që t’u japim mundësi më të rriturve që të hyjnë në një fazë të thelluar të kodimit dhe përmes asaj diturie të bëhen të aftë për një treg tjetër. Ne do t’i shtrijmë më tutje të gjitha programet e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet në mënyrë që të krijojmë një shtresë komplet të re që ka filluar të formësohet, por ne do ta nxisim që brenda periudhe të kemi një numër të konsideruar të rinjsh, të cilët janë të punësuar në një treg komplet tjetër që është tregu i punës online. “- u shpreh kryeministri.

Programi i TIK-ut për klasën e parë është konceptuar mbi bazën e krijimit të njohurive dhe aftësive digjitale të nxënësve që në moshë të hershme, duke respektuar kuadrin moshor dhe nivelin fillestar të njohurive që këta nxënës zotërojnë.

Ky program, – i hartuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë britanikë të AADF, specialistë të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), specialistë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI),  përfaqësues të kabinetit të Ministrisë së Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, – zhvillon fushën dhe kompetencat kryesore përmes 4 tematikave kryesore: Bota e kompjuterit, Hyrje në multimedia, Të menduarit kompjuterik dhe kodimi, Siguria e të punuarit në kompjuter.

Previous Reagim i Ministrisë së Brendshme – Rikthehet sistemi TIMS, pas sulmit kibernetik

Leave Your Comment