Viti i ri shkollor, më shumë siguri, mbështetje dhe standarde më të larta - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Viti i ri shkollor, më shumë siguri, mbështetje dhe standarde më të larta

Sot në të gjithë vendin nisi viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës, nga të cilët 26.500 ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në institucionet arsimore parauniversitare, 30 prej të cilave të rikonstruktura apo të ringritura nga themelet me kushte optimale për një proces mësimor sa më dinjitoz.

Për një ecuri sa më të mbarë gjithëvjetore, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me instiucione të tjera kanë hartuar një plan masash rregullatore e njëkohësisht mbështetëse për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së nxënësve në institucionet arsimore, për vendosjen e rregullave të qarta mbi etikën, sjelljen, marrëdhëniet për mësuesit; për ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe rritjen e sigurisë rrugore në territorin pranë shkollave etj.

Konkretisht, këtë vit do të hyjnë në fuqi protokollet dhe modulet e përmirësuara të punës për oficerët e sigurisë, dhe 930 psikologë dhe punonjës socialë, – të cilat janë hartuar sipas standardeve të përditësuara dhe do të mbështeten nga mjete digjitale, si platforma elektronike SMIP, për menaxhimin e rasteve dhe informacionit në kohë reale.

Gjithashtu, do të ketë 340 oficerë sigurie në shkolla, 100 më shumë se sa vjet dhe numri do të vijojë të rritet, duke forcuar mekanizmat parandalues ndaj çdo forme dhune dhe bullizmi, për të garantuar mbrojtje dhe siguri për fëmijët brenda dhe jashtë perimetrit të shkollës.

Kodi i ri të Etikës për mësuesit parauniversitarë, nga të cilët 640 Mësues Kordinatorë të Këshillimit të Karrierës dhe Mësues Kordinatorë të Cilësisë dhe 2.260 mësues ndihmës për nxënësit me aftësi të veçanta – ëhstë një udhëzues i qartë mbi etikën, sjelljen dhe përgjegjësitë e mësuesit, jo vetëm në raport me nxënësit, por edhe me prindërit, kolegët dhe vetë komunitetin.

Ndrësa më herët, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka nisur ndërhyrjet për rritjen e sigurisë rrugore pranë të gjitha shkollave që janë anës rrugës dhe kalojnë fëmijët. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë rifreskuar dhe plotësuar sinjalistikat vertikale/horizontale, përfshirë kufizimin e shpejtësisë dhe vendkalimet e këmbësorëve.

Ndërkohë që do të ketë transport falas për rreth 38,000 nxënës dhe 12,000 mësues.

Ky plan i gjerë masash synon të garantojë një vit shkollor më të sigurt, më të disiplinuar dhe më të suksesshëm për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Previous Grekët që bëjnë pushime në “Rivierën Shqiptare”