Zgjerohen programet për shikimin dhe dentistrinë në shkolla, Manastirliu: 66 mijë fëmijë kanë kryer depistimin e syve, rreth 6000 me problematika në shikim - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Zgjerohen programet për shikimin dhe dentistrinë në shkolla, Manastirliu: 66 mijë fëmijë kanë kryer depistimin e syve, rreth 6000 me problematika në shikim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar për shtrirjen e dy programeve për shëndetin e fëmijëve në shkolla, shërbimin dentar dhe atë të kujdesit për shikimin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër zbatimin e këtyre dy programeve në shkollën “Qazim Turdiu” në Tiranë.

“Dhjetë kabinetet që kemi vënë në Tiranë i shërbejnë jo vetëm këtyre 10 shkollave; jo vetëm 11 mijë nxënësve që kanë këto shkolla, por të gjitha shkollave të Tiranës. Sepse, kemi bërë një organizim shumë të mirë nëpërmjet zonave të përcaktuara, që i shërbejnë dhe shkollave të tjera. Kështu që, edhe shkolla “Qazim Turdiu” i shërben “Vaçe Zelës” edhe shkollave përreth. Si project-pilot jemi duke e zbatuar në Tiranë, por do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë, duke filluar nga Durrësi, Elbasani dhe duke u shpërndarë në gjithë vendin, për të patur një program kombëtar të dentistrisë në shkolla”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale pa nga afër edhe zbatimin e programit të kujdesit për shikimin në këtë shkollë, program i cili është shtrirë në të gjithë vendin.

“Në 66 mijë kontrolle që janë bërë në të gjithë Shqipërinë deri tani, janë rreth 6 mijë fëmijë të cilët duhet të shkojnë dhe të kontrollohen tek mjeku specialist. Dhe është shumë e rëndësishme që ju të gjithë t’i thoni prindërve që jo vetëm që e keni kryer por edhe t’u jepni fletët informuese të kontrollit të vizitës në shkollë dhe që prindërit më pas t’ju çojnë në poliklinikë për të bërë kontrollin e thelluar”,- u shpreh Manastirliu.

Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç, ka filluar në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht, në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno, “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla.

Gjithashtu ka nisur Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët, nga të porsalindurit e deri në moshën 14-vjeçare, për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve falas. Një program, i cili do të mundësojë që në momentin e lindjes deri në moshën 14 vjeç, të kemi një depistim të vazhdueshëm përsa i përket kujdesit ndaj syve, duke bërë kontrollin e parë në shkolla dhe duke referuar të gjitha ato raste të cilat mund të kenë problematika me shikimin, tek mjeku specialist.

Previous Zjarri në Sazan, Shqipëria mbështetet nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE

Leave Your Comment