Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 23 Tetor 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 23 Tetor 2024

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 23 Tetor 2024

V E N D I M

 PËR

 MIRATIMIN E PLANIT TË SHPENZIMEVE OPERATIVE, PËR VITIN 2025, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA (ERRU)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e planit të shpenzimeve operative, për vitin 2025, të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) në shumën 71 449 000 (shtatëdhjetë e një milionë e katërqind e dyzet e nëntë mijë) lekë, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

 

***

 

V E N D IM

PËR

KRIJIMIN E REGJISTRIT PËR KTHIMIN E GARANCIVE SHTETËRORE 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 7, të  ligjit nr.55/2023, “Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

          I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  1. Krijimin e regjistrit për kthimin e garancive shtetërore për mbajtjen, arkivimin dhe përditësimin e të dhënave të garancive e mbledhjen e të gjithë dokumentacionit dhe raportimevve të huadhënësve.
  2. Regjistri për kthimin e garancive shtetërore, si bazë të dhënash, funksionon, administrohet dhe ndërvepron me bazat e tjera të të dhënave, në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.

II. PËRMBAJTJA E REGJISTRIT.

  1. Të dhënat që përmban regjistri për kthimin e garancive shtetërore ndahen në të dhëna parësore dhe dytësore, si më poshtë vijon:
  2. a) Të dhëna parësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen:
  3. kodi i identifikimit;
  4. produkti;

iii. përshkrim-veprimi;

  1. data e pagesës;
  2. shuma e disbursuar;
  3. statusi i këstit të principalit;

vii. data e shlyerjes së pagesës;

viii. principali;

  1. përqindja e mbulimit të principalit;
  2. interesi dhe masa e mbulimit të interesit nga garancia;
  3. stoku;

xii. dokumentacioni në formë PDF-je;

xiii. të dhëna lidhur me pasuritë e lëna si kolateral apo të sekuestruara;

xiv. kthimet e garancisë nga huamarrësit.

  1. b) Të dhëna dytësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen:
  2. të dhënat për subjektin/personin fizik ose juridik;
  3. NIPT-i;

iii. të dhënat për gjenealitetet e individit (për personat fizikë, dorëzanësit apo administratorët e subjektit);

  1. numrin personal i identifikimit (ID) të subjektit apo të personit fizik;
  2. të dhënat e regjistrit tregtar për datën e regjistrimit të subjektit, emrin e subjektit/shoqërisë tregtare, numrin unik të identifikimit të subjektit, llojin e shoqërisë tregtare (formën e organizimit të saj);
  3. të dhënat e identifikimit të themeluesve;

vii. të dhënat për selinë/vendndodhjen e biznesit apo për administratorit;

viii. të dhënat lidhur me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme;

  1. të dhënat mbi statusin e kredisë në bankat e nivelit të dytë;
  2. të dhënat për statusin e pagesës së sigurimeve shoqërore.

III. NDËRLIDHJA ME BAZËN E TË DHËNAVE

  1. Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (në vijim AMGKP) përcakton ndërveprimin e regjistrit për kthimin e garancive shtetërore me baza të tjera të dhënash shtetërore.
  2. AMGKP-ja, për regjistrin për kthimin e garancive shtetërore, ndërvepron duke shkëmbyer të dhëna me databazat e regjistrave, si më poshtë vijon:
  3. a) Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, e cila merr informacion për kredimarrësin për numrin e pasurisë, zonën kadastrale, volumin, faqen, adresën e pasurive;
  4. b) Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila merr informacion për kredimarrësin nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC), i vitit 2010, për të dhënat e vendbanimit, përbërjen familjare dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve;
  5. c) Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila merr informacion lidhur me statusin e aktivitetit (aktiv, pasiv), ekstraktin historik të kredimarrësve;

ç)  Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor;

  1. d) Bankӕn e Shqipërisë, e cila merr informacion nga bankat e nivelit të dytë, nëse kredimarrësi është  debitor i keq;
  2.  dh) Institutin e Sigurimeve Shoqërore, i cili merr informacion lidhur me pagesat e sigurimeve të punonjësve, që kanë në ngarkim kredimarrësit;

ë)  Regjistrin e barrëve siguruese;

  1. e) Regjistrin e pronarëve përfitues;
  2. f) Regjistrin e llogarive bankare (regjistri qendror i llogarive bankare dhe i kasetave të sigurisë, si një bazë e të dhënave shtetërore, në të cilin regjistrohen e ruhen të dhënat, sipas përcaktimeve të                                 ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, të ndryshuar, në formë elektronike).
  3. Të gjitha të dhënat e administruara nga regjistri dhe dokumentacioni, që administrohet në sistem, ruhen të plota nga institucionet financiare për 10 (dhjetë) vjet nga mbyllja e llogarisë bankare ose e kasetës së sigurisë. Përpunimi i të dhënave personale dhe informimi i subjektit të të dhënave personale nga ana e institucioneve financiare kryhet sipas rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
  4. Të dhënat e mbajtura në regjistër përmbajnë sekret bankar e profesional dhe duhen trajtuar dhe duhen ruajtur si të tilla nga të gjitha autoritetet që kanë akses në to.
  5. Të dhënat e mbledhura nga regjistri do të përdoren për:
  6. a) mbledhjen e borxhit;
  7. b) menaxhimin e skemave të veçanta të garancive të huas;
  8. c) kthimin e garancive shtetërore të huas;

ç)  kthimin e huave dhe nënhuave të dhëna nga ministri përgjegjës për financat;

  1. d) verifikimin e aftësisë paguese të subjekteve huamarrëse, për të cilat është kryer pagesa e garancisë në secilën prej skemave të garancive të miratuara, të huave dhe nënhuave, të dhëna nga ministri përgjegjës për financat;
  2.     dh) përpunimin e analizave statistikore;
  3. e) identifikimin dhe raportimin në kohë reale të të dhënave lidhur me kredimarrësit apo nevoja të ndryshme të procesit të punës.
  4. Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera është administrator i informacionit dhe përgjegjës për përditësimin e  regjistrit.

IV. NIVELET E AKSESIMIT 

  1. Aksesimi në regjistër është i përcaktuar, si më poshtë vijon:
  2.    a)  Lexues;
  3.    b)  Përpunues të dhënash;
  4.    c)  Administrator.
  5. Lexues është  struktura përgjegjëse për  monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave.
  6. Përpunuesi i të dhënave është  struktura përgjegjëse për  monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave,  të cilat  kanë dy nivele aksesimi për përpunim:
  7. a) Përpunuesi i të dhënave me përmbajtje ekonomike është struktura përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe përpunon të dhënat lidhur me:
  8. shtimin e kredive të reja;
  9. përpunimin e kodit të identifikimit, emrin e subjektit apo personit fizik;

iii. produktin;

  1. përshkrimin e veprimit;
  2. datën e pagesës;
  3. shumën e disbursuar;

vii. statusin e këstit të principalit;

viii. datën e shlyerjes së pagesës;

  1. principalin;
  2. përqindjen e mbulimit të principalit;
  3. interesin dhe masën e mbulimit të interesit nga garancia;

xii. stokun e detyrimit ndaj huadhënësit dhe stokun e detyrimit ndaj Ministrisë së Financave;

xiii. skedulin e amortizimit.

  1. b) Përpunuesi i të dhënave me përmbajtje juridike është struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave dhe përpunon e ngarkon në sistem të gjithë dokumentacionin juridik të raportit kredidhënës-kredimarrës, si:
  2. marrëveshjet e bankave me ministrinë përgjegjëse për financat;
  3. kontratat e bankave me secilin prej kredimarrësve;

iii. marrëveshjet e mirëkuptimit me bankat dhe kredimarrësit;

  1. shkresat e ardhura nga banka në AMGKP lidhur me subjektin për thirrje garancie apo plotësim të dhënash;
  2. shkresa të bëra nga AMGKP-ja drejt bankave për kërkesë informacioni;
  3. shkresa të bëra nga AMGKP-ja drejt kredimarrësve për detyrimin që kanë ndaj ministrisë përgjegjëse për financat;

vii. shkresat e raportimit mujor, të ardhura nga bankat në AMGKP dhe çdo shkresë apo dokument tjetër juridik, që lidhet me subjektin e veprimtarisë.

  1. Administrator teknik i regjistrit është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërkohë pronar me të drejta dhe përgjegjësi të plota për të dhënat që ruhen, administrohen dhe përpunohen në regjistër është Agjencia  e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.
  2. DISPOZITA TË FUNDIT

Ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI I QENDRËS SË FSHATIT LIBOFSHË, NJËSIA ADMINISTRATIVE LIBOFSHË, BASHKIA FIER”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i qendrës së fshatit Libofshë, njësia administrative Libofshë, Bashkia Fier”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “njësi” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 294 661 (një milion e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 294 661 (një milion e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Fier.
  8. Bashkia Fier kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda                               30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Fier.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Fier.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

    ***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SIGURINË INDUSTRIALE, RREGULLAT, PROCEDURAT DHE KËRKESAT PËR MBROJTJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR GJATË PROKURIMIT NË FUSHËN E MBROJTJES DHE TË SIGURISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 50, të ligjit nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, dhe të pikës 5, të nenit 10, të ligjit nr.36/2020, “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e rregullores “Për sigurinë industriale, rregullat, procedurat dhe kërkesat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Vendimi nr.542, datë 29.9.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për rregullat, procedurat dhe kërkesat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, shfuqizohet.
  3. Ngarkohen ministritë, institucionet shtetërore, operatorët ekonomikë dhe Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

***

 

V E N D I M

PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 7.5.2024, PËR ÇËSHTJEN “BIBA KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.24228/18)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.8.2024, për çështjen “Biba kundër Shqipërisë”, për kërkesën nr.24228/18, në shumën 11 700 (njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind) euro, në lidhje me dëmin jopasuror, si dhe në shumën 5 000 (pesë mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
  2. Vlerat e përcaktuara, si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
  3. Vlerat e përcaktuara, si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Tonin Biba, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.8.2024, “Biba kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.24228/18.
  4. Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesit, bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
  5. Në rast mospagimi brenda afati 3-mujor, të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.
  6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2024.
  7. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

***

 

V E N D I M 

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

***

 

V E N D I M

PËR

DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,  TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin  joqeveritar “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

***

 

V E N D I M

PËR

DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE KRITEREVE TË MINIMUMIT JETIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin  joqeveritar “Për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

***

 

V E N D I M

PËR

DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR PËRCAKTIMIN E MINIMUMIT JETIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin  joqeveritar “Për përcaktimin e minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

 

Previous Bashkëpunim në rast emergjencash civile, qeveria miraton marrëveshjen me Slloveninë